Why KlaraBudaPost

” Gazetaria është një ushtrim intelektual që gjithkush mund ta ushtrojë, pamvarësisht profesionit të tij. Të vetmit përbërës të domosdoshëm janë ndershmëria dhe guximi…por për të qënë një analist i mirë, aspiranti duhet të lexojë, të kultivojë observim & drejtpeshim dhe free speech. Si conclusion, e gjithë kjo nuk mund të jetë e mundur pa mendimin e lire…Hapi i vetëm në mes nje gazetari të mirë dhe njeriut vizionar kërkon intelegjencën për të parë përtej mendimit dominant.” KB

KLARA BUDA

Kjo gazetë quhet klarabudapost, jo per të përsëritur emrin Klara Buda në çdo faqe, por për të treguar që në krye, e per të kujtuar gjithherë se Klara Buda merr pergjëgjesinë për gjithshka që botohet në të dhe kujdeset për respektimin e etikës, objektivitetit dhe pamvarësisë së inforomacionit. Se eshte e hapur e mund te kontaktohet ne çdo moment per gjithshka qe ka te beje me profesionalismin e kesaj Gazete ne linje.

Gazetaria etike dhe qytetare eshte si Poezia! Kjo e fundit duhet te shkruhet nga aristokrate, pasi askush nuk e financon, ironizonte nje miku im i penes. Ne te njejten menyre do te beja edhe une nje parale me gazetarine etike dhe qytetare, ajo shkruhet nga aristokrate, pasi edhe ate askush nuk e financon!

Por ate e financon mundi yne, i gjithe atyre qe kane kurajo ti dalin ndesh mendimit dominant, joshjes së parasë, pasi është më i fortë pasioni për ti berë radiografine botes sone – ne kuptimin global e lokal te saj – per ta bere ate, sado pak, një vend me te mire, per ne dhe brezat qe vijne.

 

Kur Gazeta te rritet e te njihet dhe nuk do te kete me nevoje per nje emer te perveçem qe te garantoje besueshmërinë e saj, ateher ne menyre kolegjiale te gjithe kontributoret e saj do te vendosim per nje emer, i cili me shume se  besueshmërinë e saj do te shprehe objektin e saj, qe eshte afer emrave si Globe Reporters apo Gazetari Qytetare.

Klara Buda