E Vodha Një Mëngjes!

Kjo poezi është shkruar, një mëngjes, në një aksion rinie. Mesazhi i saj është i qartë, ai shpreh revoltën e autores kundër indealeve të imponuar dhe pushtimit të hapësirës individuale nga kolektiviteti. Autorja personalisht, asnjëherë nuk e vodhi një ditë aksioni për ta kaluar sipas dëshirës, por uni i saj poetik e “vodhi” mengjesin e kësaj poezie, edhe pse pas kësaj ai është ndoshta mëngjesi i fundit që i lirë mund ti mbesë…

Klara BUDA
“Kjo poezi është shkruar, një mëngjes, në një aksion rinie. Mesazhi i saj është i qartë, ai shpreh revoltën e autores kundër indealeve të imponuar dhe pushtimit të hapësirës individuale nga kolektiviteti. Autorja personalisht, asnjëherë nuk e vodhi një ditë aksioni për ta kaluar sipas dëshirës, por uni i saj poetik e “vodhi” mengjesin e kësaj poezie, edhe pse pas kësaj ai është ndoshta mëngjesi i fundit që i lirë mund ti mbesë…” Klara BUDA

Sa praroi drita, përqafova agimin

Varur rreth supit të tij,

Vrapova.

Aq larg sa askush s’do t’më ndalonte,

Aq larg sa askush s’do t’ma pushtonte,

Agimin tim,

Blunë e mrekulluar,

E të pashijuar, as edhe një mëngjes.

Putha prarimin, flladin

E zbraza brengën, mallin

E laga syrin, mbresën

Përditësova shpresën.

Me afshin tim,

Nën fantazinë time,

Sipas mënyrës sime.

Pa atë rregullin e paracaktuar,

Idealeve imponuar.

“Ua vodha”!

E jetova, mëngjesin tim të parë,

Qoftë kjo e mënçur a e marrë !

Në të u shkriva,

U bëra një me k’të mëngjes,

Qoftë ky i fundit,

Që i lirë do të më mbesë !

Jonufer, Shqipëri, Qershor 1985

English Version I STOLE THE MORNING