Mbresëlënës ! Vlashent Sata ringjall shqipen në Radio Francë !
Pësë vjet pas mbylljes së emisionit shqip në Radio France Internacional Vlashent Sata e bën France Musique, emisionin mithik të RADIO FRANCËS të flasë shqip, madje më shumë, të këndojë shqip !
Me një stil të vecantë që përzjen epiken e liriken në një interpretim mbresëlënës, qe ka prekur dëgjuesin, megjithëse nuk e di gjuhën. Tashmë miq francezë e tanimë admirues te Vlashent Sata-s më shkruajtën e më dhanë përshtypjet e tyre ! Ata ishin të një mendjeje : Mbresëlënës !
Në pamundësi të kohës fizike për të konsultuar muzikën e tij, para koncertit parashikuar për të premten 3 qershor, në Palacë, Paris, Vlashent më zbuloi albumin e tij Hëna përmes Viberit.
Ishte një surprizë e bukur në rrugën e kthimit nga Florida në Neë York. Interpretimi i tij ishte edhe për mua mbresëlënës.
Një « erë » arbëreshe dukej se frynte gjatë gjithë këngës dhe ndërthurja e interpretimit muzikor me recitimin i jepte asaj një notë dramatike!
Po të mos e dija se Vlashent po e këndonte atë këngë live nuk do të kisha besuar se pjesa epike, nuk ishte luajtur nga një tjetër artist i preferuar im shqiptar : aktori Arben Bajraktaraj. Vlashent e don dhe ndjek këtë artist autentik që i pari e ka imprenjuar botën e kinemasë me stilin e tij të vecantë ku ka tek tuk edhe një demarshë afër stilit epik të legjendava, e ciklit të kreshnikëve ; ia vë në dukje Vlashent-it, ai nuk është i ndërgjegjshëm se ajo pjesë tingellonte « made in Arben Bajraktaraj » e po të mos ishte live në altoparlantin e veturës sime nuk do të kisha besuar se nuk ishte Bajraktaraj që interpretonte!
Suksese në Palace Vlashent!
Faleminderit vëllezërve Vardar, për këtë event në Palace, Paris ku më 3 qershor do të këndohet shqip!
Ky artikull botohet nga Klarabudapost.com