Shtëpia e Mallit e Eqrem Bashës

Proza e shkurtër më ka tërhequr gjithmonë personalisht dhe është nje gjini që ka traditë në letrat shqipe. Mërgimtari i Bashës tek tregimi që i ka dhënë titullin vëllimit “Shtëpia e Mallit” është shfytyruar, “Sy kishte, por ata nuk bënin drite, […] shikonin vëngër dhe nuk qeshnin – por as nuk qanin.”

Original languege of this article is Albanian

KLARA BUDA

Libri me tregime dhe skica i poetit dhe prozatorit të spikatur Eqrem Basha, Shtëpia e Mallit, botuar e vënë në qarkullim nga Shtëpia botuese “Ideart” ishte një nga zgjedhjet e këndëshme të leximit të kësaj vere. Ai  tërhoqi vëmëndjen time së pari nga titulli, dy fjalë të zakonshme aq të shpeshta në bisedat e gjithkujt që së bashku bëheshin aq poetikisht shprehje e diçkaje që të mungon. Tek rilexoja shënimet për të bërë këtë intervistë më erdhi në mend imazhi i pikturuar aq bukur i babait të poetit  me flokët e bardha të shpupurisura.

Attention

This translation is automatically generated.
Get Involved! To help update translations please contact us!
Already a translator for this site? Please Log In

Ndërkohe “Kritika ndryshe: një vëzhgim në brendësi të prozës dhe poezisë shqiptare” e kritikut Fatmir Terziu botuar nga Shtepia Botuese “Arberia” më kishte bërë përshtypje nga toni plot admirim për krijimin si akt. Eqrem Basha ishte përmes krijuesve për të cilët autori i saj interesohej në menyrë të veçantë. Duke intervistuar Terziun pëShtëpi e Mallit, vras me një gurë, dy zogj  thashë, duke menduar sakaq se sa shprehese ishte kjo fjalë popullore. Por në çastin që pasoi, konstatoja: sa e egër ishte ndërkaq.

Proza e shkurtër është gjini që ka traditë në letrat shqipe ndaj është e rëndësishme të nënvizohet e veçanta e stilit të prozës së shkurtër të Bashës në raport me prozën e shkurtër shqipe në përgjithsi, prurja apo risija e tij.

Klara Buda: Zoti Fatmir Terziu, si do të përkufizonim specifikën e prozës së shkurtër të Eqrem Bashës kur dihet që kjo është për këtë autor një gjini e dashur dhe të cilën ai e ka lëvruar paralelisht me poezinë e gjatë gjithë karierës së vet po edhe së fundi në vëllimin me tregime “Shtëpia e Mallit” nga “Ideart”.

Fatmir Terziu: Pikërisht duke u nisur nga kjo e fundit, proza në të titulluar “Shtëpia e Mallit” është një metamorfozë totale. Çfarë kuptojmë me këtë? Nuk kuptojmë thjeshtë atë arratisje që i bëhet fjalës ‘metamorfozë totale’ por një aspekt që vjen nga psikoanaliza, dhe ajo nuk është ndoshta si e Kafkës, por as edhe e ‘njeriut të izoluar’ , por tjetër që bëhet me lëvizje, me terraratisje, në mërgim bie fjala, sepse pikërisht, “Shtëpia e Mallit” e ndërtuar nga shkrimtari shqiptar nga Kosova, Eqrem Basha, trajton një metamorfozë të pashmangshme të ekstrakomunitarit që i ka ikur vetes së djeshme dhe nuk di se çpo ndodh me trupin e botës së tij. Pikërisht kjo prozë e tij vjen në një rrafsh poetik, vjen e komunikueshme, e prekshme dhe reale. Është një prozë e cila komunikon dhe e bën shkrimtarin Eqrem Basha të jetë ‘poet edhe në prozë’. Kjo është diçka që hapet tek “Kukulla”, “Nëna Kukull”, “Babai Ukmali”, “Mjegulla që sjell anë të humburit” dhe “Kukulla e vitrinës”, e të cilat fletrojnë tërë atë mori gjërash, që përbëjnë elementet e jetës si imazh. Është e rëndësishme sot në prozën e shkurtër të thuhet dhe të përcaktohet qartë me pak fjalë dhe me fjali të shkurtër, ku tipike është fjalia e Eqrem Bashës, dhe fjala komunikuese për të përcaktuar prozën e shkurtër. Pra, vetë kuptimi sipas psikoanalizës që vjen në këtë ndërthurje për të lexuar dhe analizuar Eqrem Bashën, unë do të thosha janë sipar hapës i ndjeshmërisë i shprehur tek ajo, që poezia dhe proza e tij komunikojnë lirshëm dhe kanë një gërshëtim të cilin e bëjnë tepër të komunikueshëm.

Klara Buda: Poezia është ajo që e ka çliruar Bashën dhe e ndjek atë edhe në prozë; është e mrekullueshme që ai është poet edhe në prozë! Por a është poesia ajo që e definon atë më  mirë si autor? 

Fatmir Terziu: Edhe mendimi im është që Eqrem Basha është poet edhe në prozë. Pak më parë ju dëgjova që ju theksuat se poezia e tij është ajo që e cliron atë ose ndryshe e bën të njohur. Po, por unë nuk mendoj se është poesia ajo që e definon atë më  mirë si autor? Unë mendoj ndryshe. Kur Eqrem Basha lindi në poezi, ai u rrit në prozë. Në librin e tij me tregime ai rishfaqet, dhe është një autor i cili vjen në prozë poezisësë tij tek Alpinisti, por një novelë e vecantë poetike e cila i jep prozës një ngarkesë të madhe nga libri në libër. Unë do të kasha parasysh Shtëpinë e Mallit. Janë 12 tregime dhe 4 skica të shkrimtarit I cili është tashmë i njohur. Dhe nuk do të thoja vetëm se tashmë është thjesht I njohur, por vjen si poet, tregimtar, romancier, skenarist, kritik i arteve figurative, përkthyes nga frëngjishtja, italishtja, e gjuhët slave, dhe botues. Është autori I 10 vëllimeve me poezi, 4 vëllimeve me tregime dhe 3 romaneve. Në qoftë se unë do të vashdoja me arithmetikën, ai është dhe vashdon të mbetet një I panumuruar, pra aithmetika irracionale e tij do të kishte më tepër përsa I përket edhe shkrimeve dhe intervistave dhënë në shtypin dhe mediat e ndryshme. Në thelb është një autor që nuk flasin 10 vëllimet e tij me poezi apo 4 vëllimet me tregime dhe 3 romanet, por flet e tërë vepra e tij në complekse.

Klara Buda: Përsa i përket temës së mërgimit, nje fenomen i vjetër i popullsisë shqiptare, por që mori përmasa te konsiderueshme pas rënies së diktaturës në Shqipëri dhe luftës së Kosovës, desha ta shohim këtë temë të përmes sensibilitetit të Bashës. Në tregimin, apo le ta quajmë rrefenjë, siç i thoshte Kuteli, “Shtëpia e Mallit”, që ju e përmendët, Basha ka në qendër pikërisht këtë temë. Ne që jetojmë në perëndim e gjejmë veten në përshkrimin e personazhit të mërgimtarit tek “Shtëpia e Mallit”. Po citoj një fragment të shkurtër nga ky tregim: “Nuk e kishte diktuar se ai nuk ishte më ai vetë, se nuk kishte atë hundë, ata flokë, ato vithe… Sy kishte, por ata nuk bënin drite, nuk ishin më të tij, ishin shndërruar në hi dhe dukeshin pa ngjyrë, shikonin vëngër dhe nuk qeshnin – por as nuk qanin (faqe 104).

Fatmir Terziu: Ju keni plotësisht të drejtë. Ju më krijuat një hapësirë dhe duke përmendur Mitrush Kutelin, unë pikërisht do të marr një sentencë e cila është shkëputur nga eseja e tij “Fan Stiljan Noli, Mall e Brengë” me një vështrim kritik prej Mitrush Kutelit, botuar në Tiranë në vitin 1943, dhe pikërisht në faqet 3 dhe 25, ai e nis me titullin “Mall e Brengë” i cili thotë se e kanë sjellur si një që më duket se pasqyron frymën e kësaj përmbledhjeje në se jam 100% i saktë, pasi kaq më kujtohet për momentin. Për tu rikthyer tek pyetja juaj e cila ka në thelb pikërisht atë ndjenjë e cila ndërtohet tek “Shtëpia e Mallit” e autorit Eqrem Basha. Këtu në thelb është një subjekt poetik, deri në fund prozë thellësisht realiste. Balada është dramë. Mërgimi katërcipërisht metues dhe prekës. Fund e krye, lirizmi nuk cënohet aspak, dhe kjo është e veçanta që e bën këtë shkrimtar të bëhet pikërisht i ndjeshëm për lexuesin, por edhe për analizuesin, sepse ne shpeshherë komunikojmë si analistë, si kritikë letrarë, por harrojmë që ne në thleb duhet të jemi lexues. Dhe analizuesi dhe lexuesi kanë në thelb një lidhje të përbashkët. Dhe këtu duhet kuptuar lidhja lexues-kritik, apo kritik-lexues.

Duke lexuar “Çelsi i Ëndrrës” në rrjedhën e tij kumtohet një risi e re treguese, që dallon në lëminë e prurjes me fjalinë e shkurtër. Ky tregim nga vetë titulli ngjan me një çelës të vërtetë për të hapur kodin filozofik të këtij autori. Autori na përcjell me këtë rast në një labyrinth filozofik që kapërcehet vetëm prej leximit ndryshe të tij. Ky lexim të formon bindjen se proza e tij në tërësi është në nivelin bashkëkohor. Tregime të tilla si “Baladë dashurie”, “Çelsi i Ëndrrës” etj janë një hap para për tregimin shqiptar, të cilin kohë më parë Kritika e pati ndëshkuar deri në mosekzistencë. Kësisoj lexuesi dhe ne harrojmë disi emrin që ndodhet në siparin autor, dhe kujtojmë prozën e tij. Kjo fikson një lloj memorandumi të qëndrueshëm midis qenies, leximit dhe analizuesit. Shkurt mbetet e kuptueshme për kohërat.

Note: Ky tekst është  transkriptimi i intervistës radiofonike bërë me shkrimtarin dhe kritikun, Fatmir Terziu, dhe difuzuar nga shërbimi shqip i Radio Francë International Paris, më 27/08/2009.

Formati tre minutësh i rubrikës së librit e ka kufizuar zhvillimin e mëtejshëm të analizës mbi këtë vëllim. Arshiva audio do të jetë së shpejti disponibel.