Tirane, 19 Qershor, 2016 Duke refuzuar kërkesën e ekspertit Europian, PD- ja nuk kërkon më shumë por më pak kushte për zgjedhjen e gjykatësve – në këto kondita paradoksalisht varianti që ka shumica absolute në votimin do të ishte me më pak garanci se varianti që ka vetëm shumicën e thjeshtë.
Pra me shumicë të thjeshtë Reforma ne Drejtësi është më kredibël e valabël, sepse ka kushte më shumë se sa varianti që do të firmoste PD-ja, pra që ka shumicë absolute.
Kushti i të drejtes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për të hedhur poshtë kandidaturën e një personaliteti të kundërshtuar nga opinioni publik ( edhe pa fakte publike) që kundërshtohet nga PD –ja dhe që ka penguar firmosjen e marrveshjes në momentet e fundit është një parim i përdorur rëndom në perëndim dhe që shprehet mirë nga proverbi; “Dans le doute, abstiens-toi” (kur ke dyshim, absteno).
Një parim i gazetarisë, që i bën të mundur gazetarëve me reputacion të kenë të drejtën të pohojnë fakte pa qënë të detyruar të tregojnë burimet e që në këtë rast, i aplikuar në reformë do ti bënte të mundur ONM – së të përdorë burime te Shërbimeve të Intellegjencës për të hedhur poshtë një kandidaturë pa detyrimin për ti bërë ato publike. Kjo gjë veçse e rit garancinë në përzgjedhjen e gjyqtarëve.
Për mendimin tim ky është një kusht që do të ndihmojë për të ritur besimin e njërëzve tek gjyqtarët e emëruar. A nuk jemi në kushtet e humbjes së besimit tek Drejtësia? Në këto kushte emërimi i gjyqtarëvë duhet të jetë shumë strikt dhe cdo gjë që rit besimin në drejtësi është positive. Do të duhej të kalonin konkursin vetëm ata që përveç se janë të pastër kanë edhe besimin e opinionit publik.
ONM është një organizmë me kredibilitet – ka shumë pak shance që antarët e këtij organizmi të penalizojne një kandidat për llafe e pa fakte. Ata duhet të kenë të drejtën të mos e aprovojnë një gjyqtar të kontestueshëm, qoftë edhe vetëm nga opinioni publik – kjo nuk do ta bente veçse më të madh besimin e popullit tek kjo gjykatë e zgjedhur.
Partia Socialiste, së bashku me SHBA-të dhe BE-në, kishin kërkuar që vetingu të bëhet nga vëzhguesit e huaj përmes një organizmi të quajtur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), ndërsa Partia Demokratike kërkonte që vetingu të bëhej nga Gjykata Kushtetuese ose nga Kuvendi.
Pas pranimit nga PD –ja të këtij kushti të ONM-së
eksperti i Euralius kërkon që në draftin e reformës në lidhje me vetingun e anëtarëve të Komisionit dhe Kolegjit të shtohen edhe dy kritere si më poshtë:
- ONM ka të drejtë të refuzojë një kandidaturë edhe thjesht mbi bazën e opinionit publik, pa dhënë asnjë arësye apo shpjegim aplikuesit të refuzuar dhe
- Ky vendim i ONM-së është i formës përfundimtare dhe nuk mund të ankimohet nga personi i refuzuar.
PD i ka kundërshtuar të dyja propozimet me arsyetimin se ato bien ndesh me të drejtat kushtetuese dhe dinjitetin e njeriut, pasi askujt nuk mund t’i mohoet një e drejtë apo mundësi e bazuar mbi opinionin e njerëzve. Por këtu nuk kemi të bëjmë me të drejtat e njëriut të thjeshtë por zgjedhjen e gjyqtarëve që do të gjykojnë funksionarët e lartë! Ata duhet të jenë qelibar!
Eksperti i Euralius është shprehur se kjo kërkesë është e nevojshme pasi ajo bëhet me qëllim që ONM të ketë mundësi të përdorë informacione sekrete apo të klasifikura në procesin e vetingut por pa i dekonspiruar këto burime.
Përfaqësuesi i PD-së nuk ka pranuar futjen e këtyre dy pikave, ndërsa qëndrimi i PS-së ka qënë që ata janë dakord me këtë kusht.
Për shkak të kësaj mosdakordësie nuk është firmosur asnjë marrëveshje. Janë pikërisht këto dy pika që PD- ja refuzon të pranoje që ka penguar arritjen e konsensusit për reformën.
Nëse varianti i PS-s ë do të ishte më reduktues atëherë mos firmosja e opozitës do të ishte një problem, por varianti i sugjeruar nga eksperti europian dhe i pranuar nga PS-ja është më i plotë dhe më kredibël pasi ai eleminon figura që nuk i aprovon opinioni publik. Ai përzgjedh vetëm ata gjykatës që kanë unanimitet si për karierën, pasurinë e venë ashtu edhe në opinionin publik. Këto cilësi janë shumë te rëndësishme për të ri-vendosur besimin e humbur tek Drejtësia!