Udhëkryq – Rêve asphyxié

Fuqia e poemës Udhëkryqi të Kujtim Shalës qëndron edhe në faktin se ajo bën aluzion për një femicid pothuaj simbolik: atë të gruas në jetë, në art dhe në politikë. Gruaja e vrarë nuk është vetëm një personazh i fjetur në një nënkresë; ajo bëhet figura e të gjitha grave, vdekja, dhimbja ose fshirja e të cilave mbulohen nga një ligjërim në dikje fisnik, prestigjioz, më abstrakt. Në jetë, burri vret; në art, gjesti mund të estetizohet; në politikë, institucioni mund të mbrojë emrin e njeriut të madh në vend që t’i japë drejtësi trupit të gruas. Pikërisht kjo mbivendosje e bën poemën kaq të fuqishme: ajo duhet lexuar në të gjitha këto dimensione njëherësh. Mendoj, se edhe titulli duhet të fokusohet në këto dimensione.

Klara Buda
IA Oborr i një shtëpie pariziane nën shi.

Paris, më 22 maj 2026

FIZIKA NAIVE

Poezia Udhëkryq nga Kujtim Shala

Proçesi i përkthimit – shënime pune për atlienë e përkthimit

FIZIKA NAIVE

UDHËKRYQI

Atë mëngjes të errët vjeshte shiu derdhej i ftohtë
pa mëshirë mbi kulmin e shtëpisë me kopshtin e vogël
hapi sytë gruaja flinte ngjitur
e zënë në kurthin e ëndrrave të lehta të mëngjesit
filozofi plak u çua dhe zuri me dorë jastëkun
e madh të butë me pupla
mbi kokë ia vuri gruas
i vuri të dy duart mbi jastëk
asgjë nuk u dëgjua
mori në telefon foli fare pak
tri minuta më vonë ndodhej në kopshtin e vogël
të shtëpisë nën qiellin e egërsuar
lagështirën nuk e ndiente ftohtë nuk kishte
autoambulanca erdhi bashkë me policët e lagjes
e zunë për krahësh që ta merrnin
ta fusnin në autoambulancë apo në makinën e policisë

Përkthimi i titullit si shkas për analizën e poezisë Udhëkryq

Fjala frënge ekuivalente e fjalës: udhëkryq ështe : le Carrefour, dhe ka kuptimin, sikurse fjala shqipe e vendit ku takohen disa rrugë dhe ku duhet të bësh një zgjedhje se nga duhet të shkosh. Le Carrefour duket, pra, përkthim më i menjëhershëmdhe besnik. Është i saktë, i kuptueshëm dhe është zgjedhja e autorit. Këtu puna e përkthyesit duket se është kryer, mirpo çka kur ky i fundit dëshëron të jetë i përkryer? Ai e studjon titullin i mbështetur në dimensionin që i transmeton poezia një kulture tjetër. Për lexuesin francez, për mendimin tim, titulli aktual ndoshta është tepër neutral. Ai bazohet dhe evokon hezitimin e sistemit të gjykojë krimin apo ta anashkalojë atë duke e klasifikuar autorin e tij si të çmendur. Ky titull nuk e bën të ndjehet sa duhet drama e veçantë e poemës së Kujtim Shalës e cila shkon përtej këtij dimensioni, dhe evokon femicid-in, në një spektër më të gjerë, në kuptimin fizik dhe mataphorik të fjalës ( me fytjen e imazhit të ëndrrës), e që përveç komplezancës së sistemit juridik, për të lehtësuar, apo mohuar aktet e dhunës të figurave publike me peshë në mendimin intelektual francez, kryesisht burra, lë paksa mënjanë, dhunën endemike ndaj grave.

Problemi i titullit është: si të ruhet ideja e pragut, e kalimit, nga e veçanta te e pëgjithëshmja, duke bërë njëkohësisht të dukshme atë që fjala udhëkryq (carrefour) rrezikon ta lërë në hije? Sepse poema nuk flet vetëm për një krim (që ngjan si dy pika uji me atë të filozofit të famshëm marksist francez Althauser, që vret gruan e tij, e pastaj i shmanget gjyqit të zakonshëm, pasi rrethi i tij bën të mundur që ai të diagnostikohet si i çmendur dhe të mbyllet, për një kohë, në një spital psikiatrik në vend që të gjykohej si vrasës). Përveç dhunës fizike, poema shkon më larg, duke trajtuar edhe një dimension tjetër, atë që shoqëria shpesh e ka bërë të padukshëm: ndrydhjen e gruas: vrasjen e ëndrrës, para se të vrasë trupin fizik. Ajo flet për një akt të pakthyeshëm: një grua fle, ende ëndërron, dhe vrasja vjen për ta ndërprerë këtë ëndërr. Përkthimi i titullit mund ( jo i detyrueshëm) ta zhvendosë qendrën e rëndesës së poezisë. Nuk bëhet më fjalë vetëm për të emërtuar një vend simbolik, si metforë e vështirësisë për ta dënuar apo shëruar autorin e krimit, por për të fshikulluar, për të lënë të ndihet drama e një krimi që shoqëria, filozofia dhe institucionet mund ta bëjnë të padukshëm.

Siç e thamë më lart, në një qasje të parë, titulli Le Carrefour kishte përparësinë e besnikërisë. Por ky titull, mendoj se përveç se neutral, mbetet edhe tepër abstrakt. Ai nuk thotë asgjë për gruan e mbytur, asgjë për fenomenin e femicid-it, në vetvete, të përsëritur mijra herë dhe që së fundi tronditi Kosovën me vrasjen e Liridonës në sy të fëmijëve.

A mund të mendohej titulli për të stigmatizuar drejtpërdrejt këtë fenomen, duke u përqendruar tek Femicid-i ? Personalisht mendoj, se në këtë rast ai do të kishte një forcë të qartë, më të madhe. Dhe do të rivendoste në kontekst dhunën historike dhe morale të situatës: fshirjen e vrasjes së një gruaje pas prestigjit të një burri të mendimit, apo të një burri të fuqishëm. Titulli i ri do të duhet të mbetet po i vagullt, nuk duhet të jetë shpjegues dhe për këtë nuk duhet ta ketë fjalën femicide në strukturën e tij. Sepse kështu ai do ta emërtonte aktin, në vend që ta bënte atë, të ndihej, apo të jehonte.

Një titull njëkohësisht poetik dhe konceptual, një titull që të bëjë të mendohet femicidi pa e përmendur, do të ishte më interesant. Vështirësia është thelbësore: ta emërtosh drejtpërdrejt femicidin eshtë jo vetëm shpjeguese, por do të thotë t’i japësh drejtësi viktimës së krimit, duke e emërtuar atë, dhe duke zhdukur dimensionin e Udhëkryqit; dhe ta mbyllësh tashmë poemën, t’ia ngushtosh jehonën. Mendoj se një formë që sugjeron zhdukjen e frymës, të ëndrës, që i shtohet krimit dhe prek dimensionin e arsyes së tij.

Kështu për të respektuar të gjitha dimensione që i ka kjo poezi, shfaqën disa mundësi; një titull që do të përdorte metaforat e ndaljes së frymëmarrjes, të asfiksisë, të ndërprerjes së ëndrrës për të shprehur vrasjen totale të gruas:  Ëndrra pa frymë ose Të ëndërrosh pa frymë, (« Le rêve sans souffle » ou « Rêver sans souffle ».) Këta tituj kanë përparësinë se nuk e emërtojnë femicid-in, por bëjnë të ndihen fizikisht format e tij. Vdekja totale e gruas (metaforikisht dhe fizikisht) nuk thuhet; ajo merret me mend.

Formula Të vdesësh nga ëndrra m’u duk fillimisht joshëse, sidomos për analogji me shprehjen e famshme : Mourir de rire, (të vdesësh së qeshuri, pra nga qeshja). Por ajo ngre një problem shkakësie. Në shprehjen të vdesësh së qeshuri, e qeshura bëhet shkaku i vdekjes, tek teksti poetik celebër: MIMIQUE (Mimika) e poetit francez Mallarmé-së. Ndërsa në poemë, gruaja nuk vdes sepse ëndërron. Ëndrra nuk është fajtore. Por ajo vdes ndoshta pasi ëndërron, pasi merr të drejtën të ënderrpjë. Ëndrra, jo vetëm si realitet i ëndërrimit gjatë gjumit, por edhe në kuptimin abstrakt të saj, është ajo që e bën gruan të pambrojtur, ndaj atyre që nuk e pranojnë ëndrrën e saj. Ajo vdes ndërsa ëndërron, jo për shkak të ëndrrës, por edhe për shkak se i lejon vetes të ëndërrojë. Prandaj Të vdesësh duke ëndërruar do të ishte më e saktë. Pjesorja tregon njëkohësinë: të vdesësh në çastin kur ëndrra vazhdon ende.

Megjithatë, Të vdesësh duke ëndërruar mbetet tepër rrëfimtare. Ajo e thotë tashmë vdekjen që në titull, duke ia hequr misterin poezisë. Ruan një bukuri të butë, pothuaj elegjiake, por nuk e bën të ndihet mjaftueshëm mbytjen. Të ëndërrosh pa frymë, përkundrazi, ka një fuqi më të errët. Folja “të ëndërrosh” e mban gruan në hapësirën e brishtë të gjumit; shprehja “pa frymë” fut asfiksinë, dhunën, ndalimin e jetës. Titulli nuk thotë: ajo ka vdekur. Ai thotë: ëndrës i është marrë ajri, duke i dhënë aktit fizik të ndërprerjes së ëndrrës, edhe dimensionin abstrakt.

Ky kërkim titulli, lidhet thellësisht me reflektimin e Mallarmé-së mbi mimën, në tekstin kushtuar Pierrot Assassin de sa Femme të Paul Margueritte. Mallarmé sheh te mima një art të iluzionit: « Tel opère le Mime, dont le jeu se borne à une allusion perpétuelle sans briser la glace. », (Kështu vepron Mima, loja e të cilit kufizohet në një aludim të përhershëm, pa e thyer akullin.) Mima nuk tregon drejtpërdrejt; ai sugjeron. Ajo krijon një hapësirë fiksioni ku akti nuk është as plotësisht i kryer, as thjesht i përfaqësuar. Ai ekziston në një ndërmjetësi: midis dëshirës dhe përmbushjes, midis kryerjes së krimit dhe kujtimit të tij, midis së ardhmes dhe së shkuarës, nën “një dukje të rreme të së tashmes”.

Pikërisht kjo e bën aq shqetësues afrimin me poemën e Kujtim Shalës. Te Pierrot Assassin de sa Femme, krimi bëhet gjest, heshtje, pantomimë. Vrasja kalon përmes një ekonomie gjurmësh. Mima duket sikur thotë, pa fjalë, se mund ta vrasësh gruan tënde me kusht që të mos lësh shenja të dukshme. Nuk ka rëndësi vetëm akti, por fshirja e tij. Skandali nuk qëndron vetëm te vrasja; ai qëndron te mënyra se si vrasja mund të bëhet estetikë, lojë, virtuozitet, heshtje.

Mallarmé shkruan se fantazma e bardhë e mimët është “si një faqe ende e pashkruar”. Kjo figurë është vendimtare. Faqja e bardhë mund të jetë hapësira e pastër e poezisë; por ajo mund të bëhet edhe hapësira e tmerrshme ku viktima zhduket. Heshtja, te Mallarmé, është “luks pas rimave”; por në poemën e Kujtim Shalës, heshtja zëvendësohet me pak fjalë, bëhet edhe vendi ku nuk dëgjohet asgjë, ku krimi gjithashtu nuk lë pothuaj asnjë zhurmë, ku gruaja hiqet nga bota pa britmë. Midis filozofit fjalëpak dhe heshtjes gjyqësore shfaqet një vazhdimësi shqetësuese.

Prandaj titulli do të duhej të përkthejë apo transmetojë më shumë se Udhëkryqin e shoqërisë për klasifikimin e aktit. Udhëkryqi i vërtetë ndoshta nuk është një vend i jashtëm. Ai është pika ku kryqëzohen ëndrra e gruas, gjesti i burrit, heshtja e filozofit, toleranca e një pushteti gjyqësor, e një pushteti medikal mashkullorë… Është një udhëkryq midis trupit dhe konceptit, midis nënkresë dhe mendimit, midis vrasjes reale dhe fshirjes së saj simbolike.

Mendoj se në këtë këndvështrim, Le Carrefour bëhet i pamjaftueshëm. Ai emërton kryqëzimin, por jo atë që humbet aty. Të vdesësh duke ëndërruar është më pranë skenës: i jep gruas një prani të brishtë brenda ëndrrës së saj. Por titulli Të zgjedhësh mes ëndrrës dhr frymës (Choisir entre le rêve et le souffle) shkon më larg. Ai nuk thotë vetëm se ajo vdes duke ëndërruar; ai shton një dimension më shumë, e shkruan në vetë titullin pamundësinë për të vazhduar jetën kur ëndëron. Ëndrra bëhet një dhomë e mbyllur. Krimi është aty, pa u emërtuar. Udhëkryq mes ëndrrës dhe frymës, ( Carrefour entre le rêve et le souffle) e zhvendos totalisht titullin në opresionin fizik dhe moral të gruas, pra në arsyen e aktit.

Fuqia e poemës së Kujtim Shalës qëndron edhe në faktin se ajo bën aluzion për një femicid më të gjerë, pothuaj simbolik: atë të gruas në jetë, në art dhe në politikë. Gruaja e vrarë nuk është vetëm një personazh i fjetur nën një nënkresë; ajo bëhet figura e të gjitha grave, vdekja, dhimbja ose fshirja e të cilave mbulohen nga një ligjërim më fisnik, më prestigjioz, më abstrakt, madje filozofik. Në jetë, burri vret; në art, gjesti mund të estetizohet; në politikë, institucioni mund të mbrojë emrin e njeriut të madh në vend që t’i japë drejtësi trupit të gruas. Pikërisht kjo mbivendosje e bën poemën kaq të fuqishme: ajo duhet lexuar në të gjitha këto dimensione njëherësh. Ajo flet për një krim shtëpiak, por edhe për një krim kulturor. Ajo tregon se si gruaja mund të vdesë dy herë: së pari në trupin e saj, pastaj në rrëfimin që të tjerët bëjnë për vdekjen e saj.

Prandaj Udhëkryqi nuk shënjon më vetëm një vend hapësinor, por edhe moral. Ai bëhet pika ku kombinohen disa forma fshirjeje: fshirja e frymës, fshirja e provës, fshirja e gruas pas filozofit, fshirja e femicid-it pas veprës filozofike, dhe pas diagnozës. Poema e detyron lexuesin të shohë atë që kultura shpesh parapëlqen ta shmangë për shkak të gjenialitetit të burrit, dhe gruan e bën të padukshme pikërisht nga kjo gjeni. Në këtë rast, nëse do të prapëlqejmë të fokusohemi tek ky dimension, që e ka zgjdhur autori, shprehës do të qe ndoshta edhe sinonimi i Udhëkryqi-t, Kryqëzimi i cili ka brenda edhe sakrifikimin e gruas.

Kështu, për ta përkthyer poetikisht titullin Udhëkryqi, mund të ruhej në nëntitull ideja e kryqëzimit, ( të rrugëve, në udhëkryq, por edhe në kryqin e mundimit) por si titull kryesor të zgjidhej: Të ëndërrosh pa frymë opo Ëndrra e mbytur. Ky titull bën aluzion për mbytjen pa e përshkruar atë, për femicidin pa e emërtuar, këtë të fundit, për Mallarmé-në pa e imituar drejtpërdrejt atë. Ky titull ruan heshtjen e mimës, por refuzon që kjo heshtje ta fshijë krejtësisht gruan. Ai lë të kuptohet se viktima nuk ka vdekur “nga ëndrra”, por se i është marrë ajri në zemër të vetë ëndrrës. Titulli bëhet kështu një mënyrë për ta bërë të ndjeshme atë që filozofia, arti dhe shoqëria e kanë bërë tepër shpesh të padukshme. Dhe ndoshta pikërisht këtu ndodhet udhëkryqi i vërtetë i poemës: midis bukurisë së heshtjes dhe tmerrit të saj.

Kalimi nga titulli: Të ëndërrosh pa frymë te Ëndrra e mbytur shënon një zhvendosje të rëndësishme: nga përshkrimi i një gjendjeje fizike, që rrjedh direkt nga emërtimi prej autorit i ciklit : FIZIKA NAIVE  ( physique naïve ) drejt krijimit të një figure poetike.

Titulli Të ëndërrosh pa frymë është një formë e saktë dhe e fortë. Ajo e vendos theksin te përvoja: të jesh në ëndërr, por pa ajër; të vazhdosh të ëndërrosh në çastin kur të merret fryma. Titulli e afron lexuesin me trupin, me asfiksinë, me momentin konkret të mbytjes. Në këtë shprehje ka diçka të drejtpërdrejtë, pothuajse klinike, ajo tregon çfarë ndodh.

Por Ëndrra e mbytur shkon edhe më larg. Ky titull nuk përshkruan vetëm një grua që ëndërron pa frymë; ajo e shndërron edhe vetë ëndrrën në viktimë dhe shkak të aktit. Nuk mbytet vetëm trupi: mbytet ëndrra, mbytet mëngjesi, mbytet ajo pjesë e brishtë e jetës që ende nuk ishte zgjuar, por vetëm ëndërruar, mbytet trupi sepse gruaja guxon të ëndërrojë dhe në këtë të fundit, ëndrra merr kuptim të dyfishtë, pra edhe atë të aspiratës për një jetë tjetër. Titulli fiton kështu një forcë më të madhe simbolike. Ai nuk e thotë vrasjen drejtpërdrejt, por e bën të ndihet përmes figurës së ëndrrës së asfiksuar, të penguar, të vrarë. Dhe në këtë vrasje janë vrarë pothuaj të gjitha përfshi besimin dhe intimitetin.

Kjo është arsyeja pse titulli Ëndrra e mbytur është më simbolik, më poetik, më i thellë dhe për këtë të ngelet në mendje. Fjala ‘mbytur’ në shqip ka disa kuptime: mbytjen nga mungesa e ajrit, fundosjen në ujë, asfiksinë, heshtjen e detyruar. Ajo i përgjigjet skenës së nënkresë, por edhe fshirjes simbolike të gruas pas figurës së filozofit, pas artit, pas diagnozës, pas heshtjes shoqërore.

Në frëngjisht, përkthimi më i natyrshëm do të ishte: Le rêve étouffé ose në variantin më poetik: Le rêve asphyxié, e më konceptuale : Rêve étouffé  apo Rêve asphyxié. Dhe ky i fundit është ndoshta më domethënës. Ai ruan figurën, dhunën dhe përmbajtjen, duke qëne njëkohësisht më i thjeshtë, më i rëndë dhe me më shumë horizont. Nuk e shpjegon krimin, por e lë të ndihet atë. Ashtu si Ëndrra e mbytur, ai tregon se nuk është vetëm një jetë që ndërpritet, por një ëndërr të cilës, i merret fryma.

Le të thellohemi tek titulli i zgjedhur nga autori Kujtim Shala.

Në zgjedhjen e titullit Udhëkryqi, autori e vendos poezinë nën shenjën e një momenti vendimtar. Udhëkryqi nuk është këtu vetëm një vend ku ndahen rrugët, por një figurë e zgjedhjes pa kthim. Poezia tregon çastin kur “filozofi plak”, një figurë që normalisht lidhet me arsyen, dijen dhe reflektimin moral, kalon nga mendimi në dhunë. Pikërisht ky kalim e bën titullin thelbësor: udhëkryqi është pika ku arsyeja shkëputet nga etika dhe ku njeriu që duhet të mendojë mbi të mirën dhe të keqen bëhet vetë aktor i së keqes.

Në këtë kuptim, titulli lejon disa lexime njëkohësisht. Ai shënon së pari një udhëkryq moral: filozofi gjendet përballë jetës së gruas dhe zgjedh ta shkatërrojë atë. Por ai shënon edhe një udhëkryq të arsyes, sepse poezia e paraqet mendimin filozofik si të pafuqishëm përballë errësirës së brendshme të njeriut. Arsyeja, kur ndahet nga humanizmi, nuk mjafton për ta penguar krimin. Përkundrazi, ajo mund të bëhet e ftohtë, e heshtur, madje vrastare.

Pamjet e jashtme mëngjesi i errët, shiu i ftohtë, qielli i egërsuar dhe kopshti i vogël e zgjerojnë këtë metaforë në një nivel ekzistencial. Bota përreth duket sikur pasqyron çarjen e brendshme të personazhit: ai ndodhet midis jetës së mëparshme dhe pasojës së pakthyeshme të aktit të tij. Në fund, ardhja e autoambulancës dhe e policisë e zhvendos udhëkryqin te shoqëria: a duhet parë ky njeri si i sëmurë apo si kriminel? A i përket ai terapisë apo drejtësisë?

Kështu, titulli Udhëkryqi përmbledh nyjën kryesore të poezisë: momentin kur njeriu, arsyeja dhe shoqëria përballen me të keqen dhe duhet të vendosin si ta kuptojnë atë si çmenduri, si faj, apo si dështim të vetë arsyes njerëzore.

Kjo analizë na sqaron se zgjedhja e autorit është e qartë. Por sa i pranishëm është në këtë kendveshtrim të zgjedhjes së titullit, Femicid-i?

Femicid-i i pa shpallur  si term i drejtpërdrejt.

 Zgjedhja e titullit Udhëkryqi e zhvendos vëmendjen nga akti i vrasjes vetëm si ngjarje, drejt pyetjes më të thellë: çfarë ndodh në çastin kur një burrë vendos mbi jetën e një gruaje? Në këtë kuptim, udhëkryqi nuk është thjesht udhëkryqi i filozofit, por edhe udhëkryqi i një shoqërie që duhet ta emërtojë dhunën ndaj gruas për atë që është.

Poezia paraqet një burrë që vret gruan në një hapësirë intime: në shtëpi, në mëngjes, pranë shtratit, me një objekt të zakonshëm shtëpiak, nëkresën. Kjo e bën dhunën edhe më të rëndë, sepse krimi nuk ndodh në një hapësirë të jashtme, të huaj apo të rastësishme, por brenda vendit që duhej të ishte një hapësirë sigurie, nga njëriu që duhet të ishte qenia e dashur. Gruaja është duke fjetur, pra është e pambrojtur; burri është zgjuar, vendos, vepron, telefonon. Kjo pabarazi midis trupit të fjetur të gruas dhe veprimit të kontrolluar të burrit e vendos femicid-in në qendër të poezisë.

Titulli Udhëkryqi mund të lexohet, pra, edhe si metaforë e çastit kur dhuna patriarkale bëhet vendim. “Filozofi plak” nuk është vetëm një individ në krizë; ai është figurë ironike e arsyes mashkullore që dështon moralisht. Ai që përfaqëson mendimin, dijen dhe autoritetin intelektual, përdor jo fjalën, jo reflektimin, por forcën e heshtur mbi trupin e gruas. Kështu poezia sugjeron se kultura, arsyeja dhe prestigji intelektual nuk e përjashtojnë dhunën gjinore; përkundrazi, ato mund ta maskojnë atë.

Në fund, ardhja e autoambulancës dhe e policisë e hap një tjetër nivel të femicid-it: si do ta lexojë shoqëria këtë vrasje? Si çmenduri? Si sëmundje? Si krim? Si tragjedi private? Pikërisht këtu titulli bëhet më i fortë. Udhëkryqi është edhe pika ku shoqëria duhet të zgjedhë nëse do ta zbusë krimin duke e quajtur çrregullim, apo do ta njohë si vrasje të një gruaje nga një burrë në një raport pushteti.

Prandaj, femicid-i është i pranishëm jo vetëm në ngjarje, por në vetë strukturën metaforike të poezisë. Titulli nuk e fsheh krimin; ai e zgjeron atë. Ai na detyron të shohim se vrasja e gruas nuk është vetëm akt individual, por një pikë ku kryqëzohen morali, pushteti, arsyeja, çmenduria, ligji dhe dhuna gjinore.

Evolucioni i përkthimit të pozisë Udhëkryqi përmes evoluimit të titullit që zgjedh ta bëjë më të dukshëm femicid-in…

V1

Ce matin sombre d’automne, la pluie tombait froide,
sans pitié sur le toit de la maison au petit jardin.
Il ouvrit les yeux, la femme dormait à côté de lui,
prise au piège des rêves légers du matin.
Le vieux philosophe se leva et saisit de la main
le grand oreiller moelleux rempli de plumes.
Il le posa sur la tête de la femme,
mit ses deux mains sur l’oreiller.
On n’entendit rien.
Il téléphona, parla très peu.
Trois minutes plus tard, il se trouvait dans le petit jardin
de la maison, sous un ciel ensauvagé, (egërsuar= ensauvagé)
Il ne sentait pas l’humidité ; il n’avait pas froid.
L’ambulance arriva avec les policiers du quartier.
Ils le prirent par les bras pour l’emmener,
pour le faire monter dans l’ambulance
ou dans la voiture de police.

Disa përzgjedhje të përkthimit…

Në këtë poemë, disa togfjalësha paraqesin vështirësi, sepse një përkthim i drejtpërdrejtë do të rrezikonte të prodhonte një frëngjishte të rëndë ose tepër shpjeguese. Prandaj duhet gjetur një formë që respekton njëkohësisht kuptimin, ritmin dhe tensionin poetik të vargut.

Vështirësia shfaqet edhe në rendin e fjalëve, që poesia e prish në të gjitha gjuhët. Për « ce matin sombre d’automne », në frëngjisht, rendi më i natyrshëm do të ishte më tepër « ce sombre matin d’automne ». Zhvendosja e mbiemrit përpara emrit i jep fjalisë një rrjedhshmëri më idiomatike. Ajo lejon gjithashtu të vendoset menjëherë atmosfera e poemës: jo thjesht një mëngjes objektivisht i zymtë, por një mëngjes tashmë i ngarkuar me një tonalitet tragjik.

« La pluie s’abattait » është më e fortë se  ” la pluie tombait”, por autori e ka zgjedhur këtë, pasi në shqip egziston: përplasej, dhe ai nuk e ka zgjedhur.

Fjalia pasuese kërkon gjithashtu një rregullim sintaksor. « Il ouvrit les yeux la femme dormait… » duhet ndarë në dy fjali: « Il ouvrit les yeux. La femme dormait… ». Kjo ndarje i jep vargut më shumë qartësi. Zgjimi i burrit dhe gjumi i gruas vendosen kështu përballë njëri-tjetrit. Pika krijon një heshtje të shkurtër, por vendimtare, midis atij që zgjohet dhe asaj që ende nuk e di se ndoshta nuk do të zgjohet më.

Zgjedhja midis « dormait à côté de lui » dhe « dormait tout contre lui » është po aq e rëndësishme. Forma e parë është e saktë, por mbetet neutrale. « Tout contre lui » është më intime, më fizike, më besnike ndaj afërsisë së trupave në shtrat. Kjo afërsi e përforcon dhunën e skenës: vrasja nuk vjen nga larg; ajo lind në vetë hapësirën e intimitetit.

Vargjet më besnike për të dhënë origjinalin ” e zënë në kurthin e ëdrrave…” është “prise au piège des rêves légers du matin.” Por shprehja « piégée dans les rêves légers du matin » është më e natyrshme në frengjisht : njeriu është i zënë brenda një ëndrre më tepër sesa nga një ëndërr. Megjithatë, një zgjidhje më e butë mund të ishte « retenue dans les rêves légers du matin ». Ajo shmang ashpërsinë tepër të drejtpërdrejtë të kurthit « piége » dhe ruan idenë e një gjumi të brishtë pothuaj të pafajshëm, duke e zgjatur misterin, por autori e ka bërë zgjedhjen e tij, që duhet respektuar.

Togfjalëshi “saisit de la main ” duhet përkthyer vetëm me “saisit ” pasi  në frëngjisht do të ishte një përsëritje e panevojshme ose një pleonazëm i lehtë.

Folja ‘ zuri’ saisir në frengjisht e nënkupton tashmë përdorimin e dorës. Të thuash « saisir de la main » shton, pra, një saktësim të panevojshëm, përveç rastit kur kërkohet të theksohet shumë fort gjesti konkret, dhe për këtë është autori që vendos.

Në frëngjishten idiomatike, do të shkruhej thjesht: Il saisit l’oreiller…

Nëse do të përkthenin duke ruajtur me besnikëri ekonominë e fjalëve të përdorura nga autori : shprehja « le grand oreiller moelleux, de plumes » nuk do të ishte e saktë në frëngjishten standarde. Duhet : « le grand oreiller moelleux, rempli de plumes », pra mbushur me pupla dhe jo vetëm : ‘me pupla’ duhet shtuar pra fjala ” rempli ” (mbushur ): Ky version është i qartë dhe i natyrshëm në frëngjisht.

Pjesorja e përdorur si mbiemër: ensauvagé vjen nga folja ensauvager, që do të thotë ta bësh diçka të egër, ta kthesh në të egër, ose të bëhet e egër. Prandaj mund të thuhet: un ciel ensauvagé (një qiell i egërsuar). Por duhen vënë re dy gjëra: edhe pse ensauvagé është i saktë në frëngjisht, përdorimi i tij është mjaft i rrallë dhe shumë letrar. Nuk do të shkonte në një poezi që përdor një gjihë të thjeshtë, si kjo. Në një poemë, kjo fjalë mund të jetë e bukur, nëse kërkohet një shprehje e çuditshme, pothuaj e dhunshme. Por në një frëngjishte më idiomatike, « sous un ciel devenu sauvage » është më e përshtatëshme.

Një zgjedhje delikate ka të bëjë me mbiemrin : e egërsuar, e përdorur për qiellin. Përkthimi « sous un ciel déchaîné » është i mundur, por mbetet mjaft prozaik: ai evokon sidomos një qiell stuhie. Mirëpo këtu ideja është më e fortë. Qielli nuk tregon vetëm mot të keq; ai duket sikur egërsohet pas aktit. Forma « sous un ciel ensauvagé », është interesante dhe shumë pranë vargut shqip, por duket më pak idiomatike në frëngjisht, ndersa « sous un ciel devenu sauvage » e jep mirë këtë shndërrim. Ajo thekson se qielli  ndryshon gjendje nga ajo qe ka ndodhur. Zgjedhje e fundit më e mirë do të ishte : « sous un ciel soudain sauvage » pasi është më poetike. Ky togfjalësh nuk është më e përmbledhur se ka tê njêjtin numêr fjalêsh me « sous un ciel devenu sauvage », por ruan idenë e përmbysjes së menjëhershme të situatës. Fjala « soudain » tregon se shndërrimi ka ndodhur befas, sikur qielli të kishte reaguar ndaj krimit. Mbiemri « sauvage » ruan forcën e termit shqip i egërsuar: një qiell i tërbuar, brutal, pothuaj kafshëror. Por nëse autori do të kërkonte një shprehje më të thukët atëhere do të hiqej shtesa ‘soudain’ që e sugjeron  për çfarë shpjegova më lart por edhe për ritmin.

Mendoj pra se mund të mbahet ky version: Trois minutes plus tard, il se trouvait dans le petit jardin/de la maison, sous un ciel soudain sauvage.

Nënvizoj se ky version e respekton më mirë logjikën e poemës. Ai nuk përshkruan vetëm një dekor meteorologjik, por e bën qiellin edhe në versionin françez, dëshmitar të vrasjes, madje shton një formë personifikimi: qiellit i jepet një gjendje emocionale pothuaj njerëzore: i egërsuar, që e ka versioni shqip.

V2

Le Rêve étouffé ose Rêve étouffé

Ce sombre matin d’automne, la pluie tombait s’abattait, froide,
sans pitié sur le toit de la maison au petit jardin.
Il ouvrit les yeux. La femme dormait à côté de tout contre lui,
prise au piège des rêves légers du matin / piégée dans les rêves légers du matin.

Le vieux philosophe se leva et saisit de la main
le grand oreiller moelleux, rempli de plumes.
Il le posa sur la tête de la femme,
appuya ses deux mains sur l’oreiller.
On n’entendit rien.

Il téléphona, parla très peu.
Trois minutes plus tard, il se trouvait tenait dans le petit jardin
de la maison, sous un ciel ensauvagé soudain devenu sauvage.
Il ne sentait pas l’humidité ; il n’avait pas froid.

L’ambulance arriva ensemble avec les policiers du quartier, aussi.
Ils le prirent On le prit par les bras pour l’emmener,
pour le faire monter dans l’ambulance ou dans la voiture de police.

V3

Ce sombre matin d’automne, la pluie se déversait, froide,
sans pitié sur le toit de la maison au petit jardin.
Il ouvrit les yeux. La femme dormait tout contre lui,
prise dans le piège des rêves légers du matin.
Le vieux philosophe se leva et saisit
le grand oreiller moelleux, rempli de plumes.
Il le posa sur la tête de la femme,
appuya ses deux mains sur l’oreiller.
On n’entendit rien.
Il téléphona, parla très peu.
Trois minutes plus tard, il se trouvait dans le petit jardin
de la maison, sous un ciel soudain sauvage.
Il ne sentait pas l’humidité ; il n’avait pas froid.
L’ambulance arriva, les policiers du quartier aussi.
On le prit par les bras “pour” l’emmener,
“pour” le faire monter dans l’ambulance
ou dans la voiture de police.

Në versionin 3, mbyllja e poemës përmban dy “pour” në dy vargje radhazi, gjë që pranohet me vështirësi në frëngjisht.

Por mua personalisht, përsëritja e dy « pour » në mbyllje të poemës nuk më shqetëson, pikërisht sepse krijon një efekt mekanike të ftohtë, pothuajse administrative, që bën kontrast me tmerrin e heshtur të skenës. « Pour »-i i dytë vepron si një rifillim pa emocion, sikur veprimi të vazhdonte automatikisht pas vrasjes, brenda një logjike tashmë të zbrazur nga afeksioni. Kjo i jep tekstit diçka shumë të fortë.

Vargjet :« On le prit par les bras pour l’emmener,/pour le faire monter dans l’ambulance ou dans la voiture de police. »

kanë një ngadalësi pothuajse kinematografike. Hezitimi i fundit mes ambulancës apo veturës së policisë ruan në mënyrë të admirueshme ambiguitetin: i çmendur fillimisht, fajtor, i munguar ndaj vetvetes, i çmendur pas krimit, dhe tashmë diku tjetër. Poema nuk vendos, dhe pikërisht aty qëndron fuqia e saj.

Nëse kjo zgjedhje nuk i pëlqen veshit të poetit, do të mund ti bënim vargjet pak më të rrjedhshëm, pa e humbur këtë strukturë, ndoshta në formën:

« On le prit par les bras pour l’emmener,/et le faire monter dans l’ambulance ou dans la voiture de police. »

Por, nga një kemdveshtrim strukture versioni me dy « pour » ka më shumë ashpërsi ritmike dhe fatalitet. Ai merr më pak frymë  dhe të jep idenë e asfiksisë, dhe ndoshta është pikërisht kjo që i duhet tekstit në mbyllje.

V4

Ce sombre matin d’automne, la pluie se déversait, froide,
sans pitié sur le toit de la maison au petit jardin.
Il ouvrit les yeux. La femme dormait tout contre lui,
prise dans le piège des rêves légers du matin.
Le vieux philosophe se leva et saisit
le grand oreiller moelleux, rempli de plumes.
Il le posa sur la tête de la femme,
appuya ses deux mains sur l’oreiller.
On n’entendit rien.
Il téléphona, parla très peu.
Trois minutes plus tard, il se trouvait dans le petit jardin
de la maison, sous un ciel soudain sauvage.
Il ne sentait ni l’humidité ni le froid.
L’ambulance arriva, suivie des policiers du quartier.
On le prit par les bras afin de l’emmener,
pour le faire monter dans l’ambulance ou dans la voiture de police.

V5

Rêve asphyxié

Ce sombre matin d’automne, la pluie se déversait, froide,
sans pitié sur le toit de la maison au petit jardin.
Il ouvrit les yeux. La femme dormait tout contre lui,
prise dans le piège des rêves légers du matin.
Le vieux philosophe se leva et saisit
le grand oreiller moelleux, rempli de plumes.
Il le posa sur la tête de la femme,
appuya ses deux mains sur l’oreiller.
On n’entendit rien.
Il téléphona, parla très peu.
Trois minutes plus tard, il se trouvait dans le petit jardin
de la maison, sous un ciel soudain sauvage.
Il ne sentait ni l’humidité ni le froid.
L’ambulance arriva, suivie des policiers du quartier.
On le prit par les bras afin de l’emmener
vers l’ambulance ou la voiture de police*.

*Nëse dëshërojmë të këmbëngulim mbi anën administrative atëher zgjatja në dy vargjet e fundit, në versionin e përkthimit gati fjalë për fjalë është e pranueshme dhe kjo zgjedhje  do të na çonte në këto dy mbyllje, në dy vargjet e fundit:

V6

Rêve étouffé

Ce sombre matin d’automne, la pluie se déversait, froide,
sans pitié sur le toit de la maison au petit jardin.
Il ouvrit les yeux. La femme dormait tout contre lui,
prise dans le piège des rêves légers du matin.
Le vieux philosophe se leva et saisit
le grand oreiller moelleux, rempli de plumes.
Il le posa sur la tête de la femme,
appuya ses deux mains sur l’oreiller.
On n’entendit rien.
Il téléphona, parla très peu.
Trois minutes plus tard, il se trouvait dans le petit jardin
de la maison, sous un ciel soudain sauvage.
Il ne sentait ni l’humidité ni le froid.
L’ambulance arriva, suivie des policiers du quartier.

*On le prit par les bras
pour le faire monter dans l’ambulance ou dans la voiture de police.

*On le prit par les bras afin de l’emmener
pour le faire monter dans l’ambulance ou dans la voiture de police. ( më e gjata)

Sugjeroj titullin Ëndërr e mbytur / Rêve étouffé, ou Rêve asphyxié si një alternativë, nëse dëshirojmë të fokusohemi në aktin e “femicid”- it. Kështu, titulli bëhet metaforë e tij: ëndrra e mëngjesit bëhet simbol i një jete gruaje të ndërprerë, i një zëri gruaje të mbytur, i një ekzistence gruaje të zhdukur. Nënvizoj se edhe titulli origjinal është i fortë, pasi fokusohet te padrejtësia, toleranca e shoqërisë për ta mbrojtur burrin, figurën e filozofit, shpëtimin e vrasësit nga gjykimi. Kjo është thjeshtë një zgjedhje mbi atë ku duhet të orientohet lexuesi.

#Udhëkryqi #Ëndërr #Ëndërr_e_mbytur #Femicid #Filozof #Grua #Mbytje #Ambulancë #Polici #Padrejtësi #Çmenduri #Metaforë#KujtimShala

©klarabudapost.com

CC

Version française