Mbeshtes protestën e studentëve – Sot jam student

Mbështesim tërësisht protestën e studentëve Shqiptarë dhe kërkesat e tyre. I bëjmë thirrje të gjithë personaliteve të letërsisë, artit e kulturës që të shprehen në mbështetje të kësaj proteste, pasi ai vend që ka shkatëruar edukimin e ka shkatëruar përfundimisht të ardhmen.

Të drejtat minimale që kërkojnë studentët shqiptarë për të studjuar janë limiti i fundit, para të cilit nuk mund të hesht më askush pa u bërë bashkëpuntor në këtë krim kombëtar, askush nuk mund të hesht më pa u mbuluar me turp!

Klara Buda

Paris, 16 dhjetor, 2018

Editorial

Varfërinë ekstreme të studentëve nuk e kisha kuptuar në këtë masë. Është tronditëse se si mediat e kanë injoruar kaq shumë gjendjen e mjeruar të studentëve shqiptarë në përgjithësi, të cilët nuk kanë një status social dhe për pasojë asnjë përparësi, siç ndodh në çdo vend të botës!

Por ajo që askush nuk e përmend: pa status social studentët shqiptarë mirë e bukur: nuk ekzistojnë.

Studentët shqiptarë janë të vetmit studentë në botë pa kartë studenti ata, pra nuk përfitojnë asnjë reduktim qoftë për transport, qera, sport, libra, mjekim, shfaqje etj, ndërkohë që duhet të ishin pjesa më e stimuluar, më e mbështetur e shoqërisë, dhe të gjithë ata studentë që nuk kanë mundësi të paguajnë të kenë të drejtën e bursës.

Mbështes fort dhe tërësisht protestën dhe kërkesat e studentëve Shqiptarë. I bëj thirrje të gjithë personaliteve të letërsisë, artit e kulturës që të shprehen në mbështetje të kësaj proteste, pasi ai vend që ka shkatëruar edukimin e ka shkatëruar përfundimisht të ardhmen.

Të drejtat minimale që kërkojnë studentët shqiptarë për të studjuar janë limiti i fundit, para të cilit nuk mund të hesht më askush pa u bërë bashkëpuntor në këtë krim kombëtar që çon në dekurajimin e rinisë, askush nuk mund të hesht më pa u mbuluar me turp!

Varfëria studentëve dhe korrupsioni i bordeve të Universiteteve me përfaqësi majoritare nga institucionet që i financojnë ato (shteti në rastin e universiteteve publike) dhe jo nga personeli akademik i tyre, bërë mundur kjo me votimin e ligjit 80/2015, është pasqyrë e gjendjes së përgjithëshme të shoqërisë shqiptare, ku ligjet janë ndryshuar gradualisht për të kontrolluar në mënyrë të plotë gjithshka, nga shkollat e spitalet publike tek televizioni publik, kontroll që përkthehet shpesh në mundësi për të vjedhur fondet publike të këtyre institucioneve.

Protesta e studentëve është shprehje e kushteve të mjerueshme sociale të të gjithë shoqërisë dhe gjendja e mjerueshme Universitetit publik është hallka e fundit ku zinxhiri nuk mban më !

Studetët nuk pranojnë përfaqsi, dhe kjo gjë që duket si paradoks është se në fakt instikti i tyre për tu mbrojtur nga blerja e përfaqsisë, nga tradhëtia e saj, gjë që është fare e lehtë në korrupsionin e lartë të politikës dhe të shtetit, që studentët e kanë kuptuar dhe po e përdorin me mënçuri që të mos manipulohen nga askush.

Ata nuk pranojnë negociata, sepse minimumi i të drejtës së edukimit nuk negociohet.

Ligji 80/2015 e rrënoi Arsimin e Lartë, Universitetet janë në kolaps, ai duhet të shfuqizohet.

Në kushtet e kolapsit total të sistemit arsimor duhet të dorhiqet menjëherë Ministrja e Arsimit.

Thirrje për kryeminstrin shqiptar

Kam një thirrje për kryeminstrin shqiptar, të plotësojë kërkesat e studentëve, pasi ky është shansi i tij i fundit. Ndoshta ai nuk mund të ndryshojë menjëherë gjithë rrugëtimin që e ka çuar systemin e edukimit deri këtu, por mënyra se si do të sillet ai me protestën e studentëve, është shanci i tij i vetëm, që të paktën të mos hyjë në histori si ai që i dha shkelmin e fundit sistemit shkollor shqiptar, të cilin edhe rregjimi totalitar, megjithëse e politizoi, e ndërtoi dhe bëri falas. Që të mos hyjë në histori si ai që ministrinë e Arsimit e ktheu përfundimisht në Ministrinë e Errësimit.

Personalisht mbështes totalisht protesten e studenteve Shqiptare! dhe i bej thirrje të gjithë personaliteve të letersisë, artit e kultures që të shprehen në mbështetje të kesaj proteste. Ai vend që ka shkatëruar edukimin nuk ka më asnjë të ardhme. Të drejtat minimale që kerkojnë studentët shqiptarë jane limiti i fundit, para këtij limiti nuk mund të hesht më askush pa u mbuluar me turp!

Sot jam student, status social i mohuar nga Tirana zyrtare

#sotjamstudent #jesuisétudianterévoltée