Xhesti bujar i Giorgio Kolaj, Famous Familia Pizzeria, qe offroi ushqim per te gjithe oficeret e punonjesit e komisariatin te Policise PCT84 te New Yorkut, eshte shenje solidariteti, ne rastin e humbjes se dy prej tyre eshte vleresuar nga antaret e forcave te rendit. Me komisariatin e Policise PCT84 te New Yorkut, pjese e te cilit jane dy oficeret Wenjian Liu dhe Rafael Ramos, vrare te shtunen, me 20 Dhjetor, 2014, bashkepunojne edhe një numër oficerësh shqiptaro-amerikanë, si profesioniste e vullnetare. Dy prej tyre Eltion Shametaj (Tony) dhe Arben Dedaj kane qenë koleg me oficeret qe humben jeten dhe madje Eltion Shametaj edhe partner patrullimi me ta. Ata se bashku me shumë djem të tjerë shqiptaro-amerikanë kanë qendruar deri në orët e vona te shtunen e kaluar duke pritur të kthehen nga morgu trupat e vëllezërve të tyre te profesionit. Atyre u eshte bashkuar, te dielen edhe dhe njeri prej vellezerve Kolaj, i cili ka vizituar e mbeshtetur personalisht oficeret e Policise PCT84 te New Yorkut, duke offruar, ne shenje solidariteti, ushqim per te gjithe komisariatin. Arben Dedaj qe punon si vullnetar prane kesaj njesie ka pohuar se pjesetaret e policise se New Yorkut jane ndjere te vleresuar e te mbeshtetur nga ky xhest i Giogio Kolaj, aktiv jo vetem ne komunitetin shqiptar por edhe ne aksione humanitare gjithperfshirese. Famous Familia, pronare e nje rrjeti te gjere te restoracionit ne shkalle nacionale ne Amerike dhe ne shume vende te botes, eshte qe prej nje kohe te gjate, mbeshtetese e organizates D.A.R.E. te Amerikes, e angazhuar ne edukimin e femijeve me rregullat e nje jete te sigurte dhe te shendeteshme.
Komuniteti shqiptar eshte perfshire edhe me pare ne mbeshtetjen e policise se New Yorkut. Me 19 Dhjetor Marko Kepi, president i Albanian Roots kishte marre pjese ne manifestimin e organizuar nga nje grup ne FB i quajtur” Thank You NYPD” ne mbeshtetje te policise se New Yorkut, bere pas vendimit te procesit te kontestuar ne lidhje me vrasjen e dy afro amerikaneve.
Ky nuk eshte nje rast i izoluar ne mbeshtetjen e Policise se New Yorkut nga komuniteti shqiptar. Ai vjen e u shtohet xhesteve te tjere qe komuniteti shqiptar ka deshmuar per ata qe i konsideron si vellezerit me uniforme.
Ngjarrje te tilla, si akti i dhimbshem i vrasjes se dy oficereve te policise se New Yorkut, qe prekin opinionin Amerikan ne pergjithesi, me pranine e oficereve Shqiptare dhe aksionin e pjesetareve te dalluar te komunitetit ne mbeshtetje te tyre na bejne te ndergjegjshem se ne Amerike Shqiptaret jane nje komunitet i integruar qe gjendet pothuaj kudo!