Nje sfide e bukur per Shkodren ne Paris

Shkodra, pretendon të radhitet në listën prestigjioze të kryeqyteteve të fotografisë, mes Parisit, Vjenes, Romes, Firences, apo Gjeneves. Mision mëse delikat për kuratoren franceze, Silvi Le Ray, e cila do të mbrojë ngjyrat e Shkodrës ne kolekiumin nderkombetar Kryeqytetet e fotografisë, qe hapet kete jave ne Paris. KBP

KLARA BUDA

New York, Sept 16 @11:00 am

A do te Pranohet Shkodra ne mes Kryeqyteteve boterore te  fotografise ? Nje sfide e bukur hapet  kete jave ne Paris per shtepine Marubi.

Kuratorja e talentuar franceze Silvie Le Ray do te argumentoje kontributin e Marubit ne historine boterore te zhvillimit urban, duke e bere Shkodren pjese te kryeqyteteve boterore te fotografise. Parisi, kryeqyteti historik i fotografise qe prej shpikjes ne France te kesaj teknike revolucionare me 1820; klishete e rralla te Luis Daguerre më 1839 te fiksuara ne celuloid do te joshnin Europen e boten mbare te arshivonte bardhe e zi urbanizmin ne shperthim.  

Vjena, Roma, Firencja, Gjeneva, Athina do ta ndiqnin Parizin ne kete aventure eksituese dhe po keshtu do te bente Kajro, Algjeri, Jeruzalemi apo Belo Horizontes[1]  ne pjese te tjera te botes. Fale ketij trendi shenohet zhvillimi urban dhe evolucioni i tij ne kohe. Kel Kodheli alias Marubi do ta sillte tekniken qe ne filimin e saj, me 1920, ne Shqiperi dhe me metoden e stilin franceze ku ishte shkolluar do te fotografonte evolucionin e qytetit e tij. Katedralja e shkodres e perfunduar ne vitin 1865 do te demtohej e restaurohej disa here dhe te do te ruhej ne celuloid fale kujdesit te fotografit te famshem shqiptar. Mbi kete baze e ne keto gjurme kuratorja Silvie Le Ray, e apasionuar pas Shqiperise ka marre persiper ta fuse Shkodren ne kryeqytetet boterore te fotografise. Në nje kolekiumin ndërkombëtar – si udhëtim retrospektiv në një numër qytetesh në Europë dhe në botë – qe hapet këtë javë në Paris, Shkodra terheq syrin, megjithese emri i saj jo gjithmone shqiptohet sakte. Fotografia e sapolindur u dha shansin një numri qytetesh të konfirmonin dhe të përhapnin në mbarë botën famën e urbanizimit e të civilizimit të tyre. Kjo mardhenie e ndersjellte mes fotografise dhe qyteteve qe e perqafuan ate perben këndvështrimin origjinal të kolekiumit: Kryeqytetet e fotografisë.

Në këtë listë, sa precize, aq dhe të lakmuar të qyteteve që meritojnë labelin kryeqytet i fotografisë, shfaqet papritmas si një sfidë: Shkodra, që pretendon të radhitet në listën e tyre. Mision mëse delikat për kuratoren franceze, Silvi Le Ray, e cila do të mbrojë në referatin e saj veçantinë dhe kontributin e Shkodrës në historinë botërore të fotografisë. Se shpejti thelbi i argumentit te kuratores Silvi Le Ray dhe te rejat me te fundit nga takimi nderkombetar i Kryeqyteteve te fotografise ne KBP   [1] Brazil