Paris, më 24 prill, 2026
Rexhep Qosja (1936–2026)
Një zë që nuk pranoi të shtyhej
Ndërsa njoftimi për ndarjen e tij nga jeta erdhi vetëm pas ceremonisë familjare të varrimit, vepra e Rezhep Qosjes na rikujton kërkesën për një fjalë të lirë dhe të përgjegjshme.
Përmes teksteve si Vdekja më vjen prej syve të tillë, ai mishëroi një mendim vigjilent përballë heshtjeve dhe vonesave të kohës publike. Libri është perkthyer nga Christian Gut, antar nderi i Akademisë së Kosoves. Në kopertinën e tij mund të lexojmë:”
Xhezair Gjika është shkrimtar në Vajazane, një qytet i Kosovës, në Jugosllavi. Ai jeton në një komunitet shqiptar, një “popull i ndaluar”, i privuar nga të gjitha të drejtat, ekzistenca e të cilit shoqërohet nga thirrjet e myezinëve dhe mbikëqyret nga policia jugosllave. Gjika merret në pyetje, burgoset, tradhtohet nga Roudina, gruaja që ai dashuronte. Ai shërben mbi të gjitha si pretekst për të vënë në skenë një botë të tërë “folklorike” artizanësh, poetësh, prostitutash, burrash e grash të Vajazanë-s, të cilët, për të mbijetuar, janë bërë frikacakë, spiunë, madje edhe të poshtër.
Mbi të gjithë këta personazhe, Rexhep Qosja hedh një vështrim pa kompromis, ironik, shpesh të ashpër. Megjithatë, të gjithëve, edhe Danjoll Sherkës satanik, ai u jep një figurë njerëzore. Vdekja më vjen prej syve të tillë, një roman i shkurtër madhështor që huazon nga të gjitha zhanret letrare, është, sipas Ismail Kadaresë që shkruan parathënien, një nga veprat kryesore të letërsisë shqiptare. I botuar në vitin 1974, ai merr, në dritën e historisë së afërt të ish-Jugosllavisë, një dimension vizionar.”
Në debatet që kanë përshkuar mendimin shqiptar, veçanërisht mes Rezhep Qosjes dhe Ismail Kadaresë, çështja e trashëgimisë osmane dhe e islamizimit mbetet një vijë tensioni. Pa marrë anë, disa lexime rikujtojnë karakterin e detyruar të kësaj historie, nga devşirme (marrja e fëmijëve të krishterë për t’u edukuar në shërbim të Perandorisë Osmane), dhe theksojnë se ideja e një përqafimi të harmonishëm është vënë në diskutim dhe kundërshtuar që në fillesë, sidomos në lëvizjet e rezistencës të lidhura me figurën e Skënderbeut.
Së fundi, mbetet një pyetje: çfarë nënkuptonte zgjedhja për të përjashtuar, përfaqësuesit institucionalë të dy shteteve shqiptare dhe të komuniteteve shqiptare në Maqedoni në ceremoninë e tij mortore?
#RexhepQosja #Kujtesë #FjalaELirë #Hommage


La mort me vient de ces yeux-là: Treize contes qui peuvent faire un roman