Place de la Concorde dhe Adhurimi fallik i Parizianeve…

adoration fallique des parisiens

Sheshi Concorde

Sheshi Concorde ka qënë gjithmonë një vend shfaqjesh…
Sheshi Concorde është ndërtuar për nder të Louis XV dhe në origjinë, në 1775 në qendër të tij qendronte një skulpture e këtij mbreti të Francës veper e Bouchardon. Ajo u shkatërua gjatë revolucionit Francez 1792 dhe u zëvendësua nga një guillotinë e shpikur nga Doktor. Guillotine, I cili në pamundëasi për të ndaluar prerjen e kokave shpiku instrumentin që e kryente atë me sa më pak pak vuajtje, pa e ditur se emri I tij do të mbetej përjetë i lidhur me këtë instrument makabër…. Gjatë revolucionit francez, ky shesh u bë teatri i festimeve të prerjes së kokave, ishte saktësisht periudha e terrorit 1792-1794 kur trupat republikane dënuan me vdekje familjen mbretërore të Francës Louis XVI, Marie-Antoinette, Danton, Robespierre et plot 1100 royaliste u “guillotinuan” në këtë shesh të Parisit, ku era e gjakut kundërmoi për një kohë të gjatë…për ti kujtuar njerëzve këtë terror të madh – dhe të tjerëvë se një qytetërim për të qënë I madh duhet ti bëjë të gjitha të zezat për tu ngritur në lartësi se nga eksperienca e terrorrev të tilla ndërgjëgjja sociale merr një mësim të pashlyeshëm për ta refuzuar barbarinë…dhe kur e bën atë atëher është e aftë për ta rrokur një formë tjetër të qëni dhe në thelb e jo në sipërfaqe…ky qytetërim është në krye të demokrcive botërore pasi ka kaluar nga  këtë stad…në qendër të këtij Sheshi  gjigand prej 84.000 mera katrore në formë tetëkëndëshi 360 metres gjatësi dhe 210 metra gjerësi …

Mbas cmontimit të Guillotinës u ra dakort që qendra e tij të dekorohej me një monument neutral që nuk përfaqsonte as Ruajalstët dhe as Revolucionarët- ndaj sheshit dikur Luigji XV nuk ju dha emri sheshi Revolucionit – në kujtim të tillë do të ndërtohej një tjetër shesh në Paris (sheshi I bastijës? Confirmer la datë)

Por Francezët që janë të “talentuar” për historinë intense e pasuruan këtë shesh edhe me shpalljen e pamvarësisë amerikane, në hotelin aty prane..

Obelisku I Louxor-it 230 ton me një lartësi 23 metra, u zgjodh nga Louis-Philippi si monument neutral për të simbolizuar vullnetin për ndalimin e armiqësive në mës Ruajalistëvë dhe Repulikanëve.  offert apo ? Në origjinë ky obelisk krijuar 3000 vjet më pare së bashku me binjakun e tij dekoronin portën e tempullit të Tebës (Thèbes) ne Louxor, en Haute Egypte… Franzezë thonë se kjo është një dhuratë bërë Francës në 1831 nga “Khedive” I Egyptit, Muhammad Ali….Faqet e obeliskut jane të mbuluara me hieroglife që tregojnë historinë e Ramses II dhe III. Obelisku shërben si shiigjetë e një fushe ore diellore që tregon orën e internacionale, atë tv Grenuiçit ne sheshin Concorde.

Në 1998 – unë kam parë punimet e për vendosjen e nje piramide të ndërtuar me fletë ari në krye të obeliskut…

Por Franca ngelet një vend i shumë dimensioneve dhe obelisku ashtu sikurse edhe kulla Eiffel konsiderohen si shprehës/je së “adhurimit fallique”…

Si për ta vërtetuar këtë, në mëngjesin e 1 dhjetorit 1993, shoqata Akti Up Paris (fr) mbuloi obeliskun me një prezervativ gjigant ngjyrërozë për të shënuar Ditën Botërore kundër AIDS dhe atë ditë kafetë “bronchée” te Parisit e sherbenin kafenë me një prezervatif falas në vend të sheqerit dhe unë bëja kronikën e parë mbi këtë ngjarje që nuk më la të pa ndjeshme. Nëna ime do të më merrte në telefon nga Tirana për të më përshëndetur, por në fakt arsyeja ishte këshilla e mbuluar në formë pyetje – nuk kishte ndonjë tjetër kujt t’ja mgarkoje këtë kronikë të kafes me preservative? – asnjë tjetër nuk donte ta bëntë, kështu që vetëm unë mund ta bëja, iu përgjigja…