Përshpirtje për një dashnore e William Faulkner…

There’s only one way to stop time

He smiled, like a winner, and pulled the trigger

Time keeps moving on.
Zenzile, Over / Time.

Juan Asensio

Kjo ese mbi Përshpirtje për një dashnore e William Faulkner, publikuar fillimisht në Stalker* vjen në shqip për klarabudapost nga Anila Xhekaliu. Ky libër i William Faulkner-it nuk është përkthyer ende në shqip. Përmes kësaj eseje shpresojmë të sensibilizojmë publikun për vlerat e tij dhe të asaj që William Faulkner përfaqson.
1
There’s only one way to stop time / He smiled, like a winner, and pulled the trigger / Time keeps moving on.
Zenzile, Over / Time.

Këtë mbresë, të pashqitshme, magjepsëse, që rrëfimi i putanës Temple Drake nxjerr prej ujrash shumë të thella, jo prej atyre të tundimit teatror të autorit të Marionetat, pjesë e shkurtër shkruar në 1920, por të risjella në kujtesë nga William Faulkner i cili ngjall të shkuarën e largët, të shkuarën shumë të vjetër ku do të zgjohet në jetë fara e vocërr që do të bëhet dekori, qyteti e vendi, ku putana, Temple, duket e zhytur, kështu, dhe një herë para së Keqes, nuk ishte më e mundur për tu zprapsur, sikur të mos ishte më e Keqja që përbënte, për një vajzë të re e cila, ia pohon vetë qeveritarit, dinte, mbi gjërat e seksit, shumë më tepër se mosha e vajzës së re mund të linte për të besuar, nuk do ta lejojë madje kurrë për ta besuar, turpin dhe rrezikun prej të cilëve duhet me çdo kusht për tu ruajtur por, ajo e përsërit aty shumë herë, faktin e thjeshtë për ta rinjohur si të ishte kjo: e Keqja, asgjë tjetër, njohje dhe rinjohje që nuk mundin pra të tregojnë përveç një gjëje, më të keqen mbase në sytë e një femre, qoftë ajo putanë si Temple (mbiemri pak rëndësi ka, më pëlqen nga ana tjetër ta ndryshoj mendërisht me atë të një gruaje tjetër të re), në më të paktën sigurisht, dhe dukej se është kjo që duket të mendojë putana parafolëse, në mos qoftë e kundërta, gjëja më e mirë, sigurinë se më e trembura e virgjëreshave mban brenda saj, mes kofshëve të saj të lagëta, rrënjën madje e të Keqes, që është gjithmonë aty, gjithmonë tashmë aty thotë filozofi, kjo siguri që përbën gjysmën, mbase shumë më tepër, plotëninë e kënaqësisë që putana, e mbyllur për gjashtë javë në një bordello të Memphis-it prej një të pafuqishmi e hibridi plot vese me emër Vitelli të ashtuquajtur Popeye e që është i pranishëm në lodrimet e saj me një burrë, Alabama Red, me të cilin ajo do bjerë në dashuri dhe të cilit do t`i shkruajë, shumë shpejt, prej mërzisë se nga vesi, letra më shumë se të paturpshme, me thënë të vërtetën pornografike, dhe që do të jetë mundur prej Popeye-it i cili dhe ai vetë do të dënohet për një vrasje që nuk e ka kryer, gjysma e mbase më shumë se gjysma, plotënia e kënaqësisë që Temple do të provojë, më pak në krahët e një burri apo pesëdhjetë burrave është e njëjta gjë për sytë e saj si mendimi i vetëm për të patur vdekur plotësisht nga e Keqja, ngaqë me thënë të drejtën ajo nuk ka dashur kurrë t`ia dijë që i duhet qëndruar korrupsionit jo vetëm para se ta shohësh, por madje para se ta dish se çfarë është, çfarë është kjo që ne i bëjmë ballë, krejt si Makbethi, e jo si gruaja e tij magjistare, Lady Macbeth, do të kish mundur ta mendonte vetë dhe ta thoshte, figura tragjike e Shekspirit duke u kredhur vetë ajo, ajo si fillim, shumë më përpara kësaj të Temple Drake, në burimin e ujit të pisët që kam ngjallur, dhe që të kujton Thomas Sutpen, personazhin kryesor të Absalon, Absalon! që mbin në historinë e dytë të Temple si një vetëtimë, një i quajtur Sutpen, që kishte ardhur në settlement në pranverë – një kokoroç i madh i dobët dhe i heshtur, pa miq, i brejtur nga pasionet, që gjallërohej në një ajri që shuhet prej anonimatit dhe dhunës, si një njeri që, i sapodalë nga stuhia e borës, sa është futur në një dhomë të ngrohtë – ose më të paktën në një strehë, duke sjellë me vete një dhunë që është megjithatë shpëtimtare dhe pse nuk do të lërë kurrfarë gjurme, sepse Sutpen është prej asaj race të cilës i ka perënduar ora e euforisë dhe ora e krenarisë së potershme, dhe resht pra së egzistuari, duke lënë prej vetes vetëm një fantazmë, të përbuzur e të syrgjynosur të cilës ai gjithashtu do t`i japë fund duke zhdukur, burrin, fantazmën dhe dhunën megjithëse shpëtimtare, ose, të paktën, një mijë lega larg vesit infektues, e fshehur, e ujtisur nga Popeye por gjithashtu nga dhimbja angështuese, e ruajtur ngrohtë, në dietën perandorake të përfundit të mishit të puthur prej kaq shumë burra të Temple, që fundja shijon veçse prej vetes së saj, si prostitutat e vetme të vërteta dinë ta bëjnë, duke u kënaqur së shikuari, në sytë e dashnorëve të tyre, për t`u gazmuar, duke u shikuar në një akull kur ai ju flet, kur nuk ju flet fare, kur sa do nisë t`ju flasë, duke u shikuar në një akull ku sytë e dashnorit që madje ajo nuk i sheh vetëm kur puth, kur nuk bën gjë prej gjëje, përveç të menduarit për veten e saj, ngaqë, gjithmonë , vesi është egoist dhe i gërbulët, pretendues gjithashtu, atëherë, siç e shpreh hapur, ta lemë vetëm, më lini të nginjem me dhimbjen time dhe hakmarrjen time, po më lini të paktën ta bëj vetëm, sepse, nëse është jashtëqitje që duhet bërë pa dëshmitarë, një Zot e di në do ia vlentë triumfi dhe sepse duhet, me çdo çmim, në këtë kokë më kokë të pafundmë, të tentosh mbi të gjitha për të mos i lëshuar udhë marramendjes që pa pushim kërcënon atë që vetëadhurohet, vetëm duke dashur t`i afrohet pak më shumë greminës dhe për të shijuar atëherë ndjesinë e rrezikut më shumë se vetë rrezikun, prej të cilit do të kërkojë në çdo formë çka është e poshtër sepse ajo adhuron veten dhe nuk di të dashurojë, dhe që, duke u privuar, prej një kuturisje, të vetë asaj domethënë të mallit te saj, do të humbiste që aty madje objektin e vetëm të adhurimit, veten madje, përsëri e përsëri, trupin e saj, që nga gishtat e këmbës gjer tek vetullat e saj të trasha, duke u reflektuar si një idhull besimtar dhe gjahtare (por pa gjuajtur asgjë veç një preje të vetme, më pak drenushë se hienë) që do të kapërcente moshat, të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen duke përzier në një orgazmë adhurimi të heshtur, gruan e re duke mos mundur pra të vetëvritej, duke mos pranuar me të gjitha forcat fjalët e Stevens, resht se paturi ëndërruar, së qëni betuar për të mos harruar kurrë: asgjënë; për t`u zhytur në asgjë, për t`u thelluar në të, për t`u mbytur në të për gjithmonë: për të mos patur më për çfarë për t`u kujtuar. Për të mos patur më për t`u zgjuar, natën, i shtrydhur nga tërbimi, i qullur nga djersa, ngaqë nuk mundesh, ngaqë nuk do mundesh kurrë të reshtësh së kujtuari, sepse e shkuara nuk ka vdekur kurrë, nuk është madje kurrë e shkuar shton ai, sepse e shkuara është si një udhë, e gërvishtur nga një klauzolë e pabesë, e cila, sadoqë gjithçka shkon mirë, mbase e negociouar normalisht, por që fataliteti, fati apo e papritura mund ta anullojnë pa paralajmërim, dhe mu për këtë që zhgjëndrra është mykur në të shkuarën dhe shtrëngon të tashmen e bllokon të ardhmen, mu për këtë që paralizon Temple, që pyet veten pse të jetë pra e pamundur të reshtësh së gënjyeri, siç ndalojmë për do kohë së luajturi tenis apo së vrapuari, apo së kërcyeri, ose së piri, a së ngrëni ëmbëlsira gjatë kreshmës? E kuptoni çfarë dua të them… për të mos u korigjuar, sigurisht, thjesht për t`u ndalur një çast, për t`u çlodhur, për të rimarrë forca para kërcimit të ardhshëm, pjesës së ardhshme apo zhgjëndrrës së ardhshme?, meqë putana, që është gjithashtu gënjeshtare (gënjeshtra dhe nepsi janë dy lule të zeza të së njejtit kërcell), nuk mund të ndalë së gënjyeri, edhe kur afrohet çasti i të rrëfyerit para qeveritarit, Sa gjëra do të duhet të zbuloj, prej atyre gjërash që asgjë, mendoja, nuk do të mundte kurrë të më detyronte për t`i zbuluar, madje as vrasësi i fëmijës tim dhe egzekutimi i një putane të zezë, kliente droge?, ja pra përsëri që mendon vetëm për vete, pas vrasjes së njërit prej fëmijëve të saj nga shërbyesja e saj që, si ajo, ka qenë putanë, dhe që ka e marrë në punë, thotë ajo, më pak për të shpëtuar zezaken e mishmashit se për t`u kujtuar për kohën kur, si ajo, flinte me burrat para Popeye (të paktën me njërin prej tyre, Alabama Red) e që ajo e donte këtë ngaqë, e kam thënë, Temple, kjo hierore e të gjitha ngashnjimeve, njihte të Keqen para madje se ta kryente, sepse në faktin e vetëm e të shikuarit të së keqes, madje rastësisht, ka korruptim; që nuk mund ta shesim, ta trafikojmë me kalbëzimin, fjalë që të kujtojnë ato të Horace Benbow thënë Miss Jenny-t, tek Hierorja, atëherë sa më shumë zhytesh në të me një goditje të pavërtetë, në të Keqe, po aq turresh drejt saj si Lady Macbeth, pa shpaluar thesaret e dredhisë së këtij të poshtri që është bashkëshorti i saj, nuk është se nuk duhet kurrë të shohim të keqen dhe korruptimin; ka raste që nuk mund mund t`ia ndalësh vetes, zihesh në befasi; nuk është se i duhet rezistuar gjithmonë të keqes, ngaqë duhet filluar shumë përpara këtë dhe duhet pra të jeshë tashmë i përgatitur për qëndresën, i përgatitur për të thënë jo, për të thënë jo shumë para se ta dish madje se ç`është e keqja, sepse e keqja ndodhej tashmë aty, duke pritur në padurim, si një luan duke kërkuar kë të shqyejë, dhe që ajo, putana po aq e vjetër sa Eva, motra e saj e mallkuar mbase, nuk e kishte mësuar ende që i duhet qëndruar korrupsionit jo vetëm para se ta shohësh, por madje para se ta dish se ç`është, çfarë është kjo gjë e keqe të cilës i rezistohet e që quhet e Keqja, pafajësia pra para se të jetë rifituar, në mënyrën e një fëmije, të fëmijës së saj të vetëm ofruar si sakrificë e heshtur, meqë Zoti – po të kishte një – do të mbronte fëmijën, jo atë, çka është llogaritje e keqe shumë e dukshme, meqë njerëzit duhet të vuajnë që të vegjëlit të kthehen te Ai, meqë Zoti ka kthyer vetëm krahun e Abrahamit, jo atë të putanës Nancy, meqë pafajësia duhet të jetë e fituar, mandej e ngujuar, në formën e një zhgjëndrre apo një mijë zhgjëndrrave, po aq zhgjëndrrave sa do të ketë patur letra (meqë llogarit vetëm të parën), po aq letrave sa do të ketë burra, e meqë pafajësia është hijeshi por mbi të gjitha ndjenjë boshllëku e çuar deri në fund, një natë e errët me një fjalë, një gjendje që nuk e njeh Zotin e që nuk ka madje nevojë për të, isha aty, na thotë kështu Temple, pezull, shëndoshë e mirë, mes mëkatit dhe ëndjes, si dikush që do të ishte varur në një kambanë kredhur me dyzet saldime në fund të oqeanit, ëndja duke qenë, edhe njeherë tjetër, alfa e omega e një gruaje të tillë si Temple, që dashuron për tu kënaqur, që vuan për tu kënaqur, që shikon veten për tu kënaqur, që flet, pa dyshim, për tu mrekulluar me zërin e saj dhe nga efekti që prodhon ai, fjalë të nxehta romuze të ndërprera nga të qeshura, zgjatja e prekjes së tyre duke u ndërfutur në peshkun tuaj të kurrizit, një putanë për të cilën vrasja e tmerrshme e fëmijës të saj nga shërbyesja është rast i bukur për të vuajtur, domethënë për t`u ankuar, për të dashur dhimbsuninë, vuajtjen, vetminë e saj (asnjëri prej dashnorëve nuk e kupton në të vërtetë, beson ajo), forcën që i lejon madje të kthehet dhe të lypë mëshirë nga putana tjetër e dënuar me vdekje, Nancy Mannigoe nga trungu i largët normand (Manigault), Temple Drake që duket sikur nuk kërkon ndjesën dhe pakushtëzimin e fajeve të saj përveçse në fundin e vetëm, një herë më tepër, për të shijuar nga akti i përmbushur në të gjithë njohjen e çështjes, sepse, po të kishte mjaftuar me të vërtetë që ne të ndryshonim të dy, që të thonim: “Na falni sepse kemi mëkatuar.”, atëherë, mbase, kjo pati qenë dashuri, kësaj radhe, paqja, shpirtërorja, mungesë e çdo turpi, madje plotëni, para të cilës, megjithatë, Temple tërhiqet, nga frika se mos duhet falenderuar, nga frika e mirënjohjes, sepse mbase është më keq të kesh për ta pranuar mirënjohjen se të duhet për ta deshmuar herë pas here, gjithë kohës, me një fjalë: për tu varur prej tjetrit.

Note: Pika këtu më lart, është shtuar nga kbp që vendos ta botojë në tri pjesë këtë ese, pra ta ndajë në tri fraza, këtë ese të shkruar fillimsht në një phrazë të vetme prej 4659 karakteresh dhe që në këtë procede e vazhdon të njëjtin trend)

Vazhdon në ditët që vijnë…na ndiqni!

*STALKER  Blog me shkrime kritike mbi librat që kanë lënë gjurmë në letërsi, themeluar në vitin 2004 nga Juan Asensio. 

** Shënim
Fjalitë me italike kanë burimin nga Requiem pour une nonne – Përshpirtje për një dashnore të William Faulkner, përkthim i Maurice-Edgar Coindreau, Gallimard, coll. Folio, 1996. Jam mbështetur njëkohësisht tek përkthimi i këtij romani të rishikuar nga François Pitavy që është shfaqur në vëllimin e katërt të Œuvres romanesques të autorit, Gallimard, coll. Bibliothèque de la Pléiade, 2007. Nuk e kam gjykuar të nevojshme për të krahasuar përkthimin e rishikuar që është bërë pak kohë më parë.