Juan Asensio

Juan Asensio

Juan Asensio, është shkrimtar, eseist dhe kritik letrar francez autor i disa veprave ndër të cilat, nga më e fundit tek më e herëshmja,  mund të përmendim: “Kënga e dashurisë e Judë Iskariotit”, Bot. Cerf, 2010; “Mallkuar qoftë Andreas Werckmeister !”, Arles, Bot. Nuit, 2008; “Letërsia në kundër-natë”, Cluny, A Contrario”, 2005 dhe ri- botim në Bot. Sulliver, 2007 dhe “Kritika vdes e re”, Paris, Bot. Rocher, 2006. 

Tepër aktiv në shtypin letrar francez, Juan Asensio boton në revista të ndryshme letrare dhe në mars të vitit 2004 krijon Stalker, një blog personal kryesisht me shkrime kritike mbi librat që kanë lënë gjurmë në letërsi. Sot ky blog ka një numër të madh konsultimesh.