Ndiq fatin tënd
Ujit bimët,
Duaj trëndafilat.
Pjesa e mbetur është hija
E pemëve të huaja.
Realiteti
Është gjithmonë më pak a më shumë
Se ajo që duam.
Vetëm jemi gjithmonë
Të barabartë me vetëveten.
Të jetosh vetëm është e ëmbël,
Të jetosh thjesht,
Gjithmonë, është e fisme dhe e madhërishme,
Në altare, apo në tempull
Zotave, lëru dhimbjen.
Shikoje jetën nga larg.
Mos e pyet kurrë.
Nuk mund asgjë
Të të thotë. Përgjigja
Është përtej zotave.
Por në qetësi
Imito Olimpin
Thellë zemrës tënde.
Zotat janë zota
Sepse nuk mendojnë.
Përktheu nga frengjishtja Anila Xhekaliu
Marrë nga “Odes” Ricardo Reis** L&PM Pocket, 2007.
**Një nga emrat e përdorur nga Fernando Pessoa
Boton klarabudapost