Nga ka humbur poeti, “kryepoeti”, ndërsa studenti proteston ?
Pse heshtin” poetët e kombit” ?
Të zënë me vargje utilitare, strukur në ndonjë shërbim ambasade,
a më zi?
Qahet taksapaguesi, për studentin e padijshëm, që paguan për notën,
A është vallë ky fajtor për sistemin e kapur?
Dhe ti leader, i çdo krahu qofsh,
harrove se dikur si këta të rinj ëndërrove?
Se si këta studentë protestove?
Pesha e trashëgimisë të përtheu,
Edhe të theu ndoshta,
Por ende s’të ka vra, pa e vra protestën !
Mos e vrit protestën!
Edhe sukur vetveten për të ta bësh kurban!