Linda Ihsani – Intelektuali dhe Politika Portret Posthume

Linda Ihsani eshte personaliteti, rrugetimi i te cilit – sado paradoksale qe kjo mund te duket –  mjafton i vetem, per te bere radiografine e demokracise shqiptare dhe me tej, te te djathtes prane te ciles Linda punoi deri ne fund.

KLARA BUDA

Nje muaj me pare u nda nga jeta Linda Ihsani. U trondita kur e mesova, por pas shokut te ketij lajmi te hidhur, informacioni: “… ndahet nga jeta keshilltarja e…” i publikuar ne nje faqe FaceBooku dhe i riprodhuar shabllon nga shume agjensi e gazeta ne linje me trishtoi edhe me. Komunikatat zyrtare – sa shume te tilla kishte shkruar Linda!- nuk paten vend per nje idividualitet kaq te spikatur. Qenkesh ende ne mode kulti i individit ne institucionet shqiptare? Por po i le pyetjet retorike per pyetjen qendrore te ketij shkrimi: kush ishte Linda?

Linda Ihsani eshte personaliteti, rrugetimi i te cilit – sado paradoksale qe kjo mund te duket –  mjafton i vetem, per te bere radiografine e demokracise shqiptare dhe me tej, te te djathtes prane te ciles Linda punoi deri ne fund.

Qe prej vitit 1990, kur u largova nga Shqiperia, si shume nga ne qe u shperndane neper bote, kisha humbur shume miq. Por Linden, sa here qe kthehesha me shtypin e huaj, e gjeja aty, te qeshur, te palodhur e pa pretendime. Ishte gjithmone ne trendin e kohes, me besim e optimizem per ndryshimet qe po ndodhnin, gjithmone duke vrapuar dhe gati per te ndihmuar. Me kujtohet kur bente pjese ne treshen e ngushte te Presidentit demokrat (se bashku me Z. Genc Pollo dhe Z. Fatos Bejo,) the gjithe horizontet dukeshin atehere te hapura per nje vajze aq te lexuar sa Linda Ihsani. Poliglote qe ne vitet 80 te, ne nje kohe qe, ne Shqiperine e sapodale nga izolimi kjo cilesi ishte e rralle dhe per kete arsye e çmuar, Linda fliste si shqipen, frengjisht, anglisht, italisht dhe prej 89 tes, kur punonte si cicerone ne Muzeun Historik Kombetar, edhe gjermanisht. Ajo spikaste per bagazhin e gjere intelektual. Se bashku kishim shpesh kendveshtrime te ndryshme per boten madje shpesh edhe mendime diametralisht te kunderta, por kjo nuk e kishte ndryshuar respektin tone te ndersjellte, pasi ajo ishte e vertete dhe pa dredha, thoshte ate qe mendonte, ishte misherimi i ndershmerise intelektuale.

Kuptova heret se Linda ishte perfeksioniste dhe e vetmja gje qe parapelqente ishte konforti intelektual, koha per te lexuar, per te shkuar me tej ne studim. Ky perfeksionizem dhe kerkesa ndaj vetes e kane bere shpesh te qendroje e terhequr e te mos shfaqej publikisht, por ti perkushtohet punes duke tentuar gjithnje me te miren. Kjo aspirate do ta çonte ne vitin  2006 – 2007, ne Washington University, USA.

Duke qene se e thoshte mendimin e saj hapur, nga ky kendveshtrim mendoja se ajo do te perbente nje vlere ne çdo ekip duke i dhene atij dimensionin pluralist. Por kjo aftesi ndoshta nuk do ti sherbente karrieres se Lindes. Nje numer miqsh te tjere, te saj e te mi, qe ishin renditur ne fillim ne krah te PD-ne iu larguan asaj ne dhjetvjeçarin e pare. Ky nuk mund te ishte nje ogur i mire, pasi gjithe keta njerez, shpesh pasardhes te opozites historike shqiptare po humbnin besimin tek partia qe inicioi pluralizmin. Per mua qe analizoja çdo gje nga larg (France) me nje distance te detyruar e te desheruar, ky fakt ishte nje tregues i pamohueshem per “horizontet” drejt te cilave po tentonte te shkonte PD-ja. Shume personalitete iu larguan asaj, por jo Linda, ajo vazhdoi te punoje krah kreut te PD-se, me nje lloj besnikerie jashtekohore te nje dimension idealist. Vazhdoi keshtu, ne kohen me te fryteshme te karrieres se saj dhe per plot 13 vjet, gjithmone me perkushtim e aq me shume ne kohen kur kjo parti ishte ne opozite.

 

Gjate viteve qe punoi per kreun e PD-se, i kisha bere shpesh pyetjen vetes se si nuk ishte joshur te kandidonte ne nje funksion te ri, jo detyrimisht per tu ngjitur me lart, por per te diversifikuar e per te qene protagoniste, ne nje vend ku te mund ta vinte me mire ne sherbim kapacitetin e saj. Atehere per mua ishte e pakuptueshme se pse qendronte ne nje pozicion aq te terhequr, kur njerez te rinj dhe shpesh te paafte ngjiteshin si me katapulte?

U largua nga kreu i PD-se pa dhene asnje shpjegim dhe pa u shprehur kurre publikisht se pse ishte larguar. Diçka ishte thyer brenda saj. Mister! shprehen disa, por a ka vertet mister? Sot duket se ky mister nuk eshte veçse nje secret Polishineli (Polichinelle).

Pas nje viti ne nje kompani private do te kthehej prane parlamentit shqiptar. “Kurre nuk kerkoi gje!” vetem kjo shprehje e trishtimit apo e pendimit te Kryetarit te Parlamentit flet shume ne te dyja kahjet, per Linden dhe per natyren e pushtetit. Ne lidhje me kete te fundit kjo shprehje mjafton per te treguar se kerkesat jo merita jane ne baze e funksionimit te pushtetit. Ndersa Linda nuk kerkoi por meritoi dhe meqe meritoi nuk kishte pse te kerkonte.

 

Gjate 22 vjeteve qe punova ne Paris, sa here qe nderrohej Ambasadori Shqiptar automatikisht kisha menduar per Linden, pasi me bagazhin e saj dhe si francophone e shkelqyer ajo perbente nje kandidate te perkryer.

Gjithmone kam pyetur pse individe me aq aftesi dhe integritet sa Linda nuk emeroheshin kurre ne keto poste. Po kete pyetje ja kam bere vetes sa e sa here, edhe kur te rinj e te reja pa asnje eksperience dhe ndonjehere pa formim adeguat universitar jane emeruar, ne Paris, duke u bere barre e Ambasades e duke shtuar me shume punen e pjeses tjeter te stafit.

 

Po i shkruaj keto rrjeshta jo per Linden, por per ate çfare ajo perfaqsonte: nje egziztence qytetare e te emancipuar ne aspektin intelektual e moral te fjales, fati I te ciles nuk duhet te kaloje pa u vene re, ne shoqerine shqiptare ku po gjeneralizohen, vlerat e cubit te dikurshem te maleve apo ato te nje tradite zakonore te ndonje zone te jugut, ku nese nuk kishe vjedhur nje dash, a ku-di-une, nuk te jepnin nuse ne fshat…

Fatkeqesisht fati i saj eshte fati i merites ne shoqerine bashkekohore shqiptare, qe nuk mund ta mohojme se aspiron pluralizmin e demokracine, por po vonon te çlirohet nga pushteti i klaneve, nepotizmi dhe kulti i individit. Ja pse rrugetimi i Linda Ihsanit mjafton i vetem, per te bere radiografine e demokracise shqiptare dhe me tej, te te djathtes ne pushtet. Kjo per faktin e thjeshte, se drejtuesit e PD-se, nuk mund te thone se nuk e njihnim kapacitetin e Linda Ihsanit, sic mund te thone per shume intelektuale te tjere te afte dhe integer si ajo, por qe ky pushtet nuk i promovon duke i kthyer postet me te rendesishme te shtetit apo perfaqsimit tone ne bote, ne trofe per niperit dhe klanin.

 

Linda Ihsani, jeta dhe vdekja e saj, jane metaphore e asaj pjese intelektuale qe dekurajohet, izolohet e vdes çdo dite nen kerbaçin e te paafteve, pseudodemokrateve dhe te dominantes qe ata perbejne me perkufizim, qe po mbysin, perdite vlerat qytetare, ne emer te fitores se atij qe çiret e genjen me shume.

E kisha ndjere te njejten grisje ne shpirt, nje vit me pare kur mesova largimin nga jeta te Ardian Klosit, lajm qe me perpiu e me plasi ne vend nga trishtimi. Adrian e kisha ndjekur permes shkrimeve dhe dashuria per shqipen na kishte afruar. Heren e fundit e takova ne stenden e tij te shtepise botuse ne Panairin e librit 2009. Ai, njeriu i letrave, intelektuali i mirefillte, ishte ulur i vetem ne rolin e shitesit te librave te shtepise se tij botuese. Edhe ajo stenda e vogel ku Klosi shiste librat atehere, me qe shfaqur si metaphore e fatit te vleres intelektuale ne Shqiperine tone.

“Te jesh vetvetja ne nje bote qe ben nate e dite ç’eshte e mundur, per te te bere ty dike tjeter, do te thote te perballosh betejen me te ashper qe nje qenie njerzore mund te perballe; dhe te mos ndalosh kurre se luftuari.” Kjo thenie e e.e.cummings, autori i cili, ne shenje modestie, imponoi nje ndryshim ne tipografine e emrit te tij, duke kerkuar qe ai te shkruhet gjithmone me shkronje te vogel I pershtatet kaq mire Linda Ihsanit. Ajo ruajti gjithashtu nje imazh minimalist, vetem nje foto e saj, ketu me (poshte/siper), si studente ne Washington University gjendej ne Internet, te tjerat jane botuar pas ndarjes nga jeta.

Po e mbyll kete requiem per vlerat qe humbim, me fitoren me te madhe te Lindes, qe eshte edhe beteja me e madhe e nje egzistence njerzore, ajo e te te qenit ne çdo kohe vetvetja.

Kjo pjese e vyer e shoqerise sone, kjo “specie” e rralle e lojit te Lindes duhet stimuluar e mbeshtetur, duhet vene ne krye te puneve, pasi mbeshtetja e merites intelektuale dhe moralit qytetar do te evitoje qe ky shtet te behet edhe me tej nje shtet tribu.

Botuar ne Gazeten TEMA, 18 Maj 2013