27 Nëntor 2015
KUJTIM I LARGËT
Ishte ashtu, si në një baladë të vjetër,
E donim dy atë, unë dhe një tjetër…
Po ajo qeshte e thoshte gjithë dritë në sy:
”Çfarë t’u jap!? Unë jam një e ju jeni dy…!”
Dhe nuk ndodhi si në baladë, s’kish sesi.
Unë s’e rrëmbeva, s’e rrëmbeu as ai…
Ajo iku larg dhe tha: Shpirtin tim po ju lë,
Është i madh, mos u grindni për të!
…
Ishte ashtu, si në një baladë të vjetër,
Atë e donim ne, ajo mori një tjetër…