SOKRAT HABILAJ
Sokrat Habilaj, ka kohë që e ka nisur udhën e gjatë dhe të vështirë letrare. Është autor i romanit, “Shpirt i trazuar gruaje”. Ky roman u prit mjaftë mirë nga kritika dhe nga lexuesi. Po kështu ai ka botuar dhe dy romane në shtypin e përditshëm në Shqipëri: “Rrëfimi i një nëpunësi” dhe “Shënime nga provinca”. Të tre romanet janë imazhe letrare të realitetin të sotëm shqiptar dhe më gjerë, ku spikatë jo vetëm analiza e detajuar e këtij realiteti, por edhe niveli artistik. Por edhe pas botimit të tre romaneve, edhe pse endet mes romanit, poezisë, apo publicistikës, Sokrat Habilaj mbetet poet.Udha tij poetike është shumë më e gjatë. Në poezinë tij, ndihet ndjeshmëria dhe shpirti i derdhur në to, duke bërë që poezitë e tij të tingëllojnë jo thjesht shumë njerëzore, por edhe të arrira artistikisht. Vargu i tij, tingëllon si një pëshpërimë plotë ndjeshmëri, e një bote të pasur artistikisht. Ai ka botuar vëllimin poetik: “Të kisha thënë për lotin”. Po kështu ka në përfundim dhe dy vëllime poetike si dhe romanin”Më duaj kur të mos jem më”. Autori Sokrat Habilaj, boton në vazhdimësi krijimtari letrare, veçanërisht poezi, në shtypin e përditshëm si dhe artikuj të tjerë, duke qenë aktiv, veçanërisht në gazetat, “Dita” dhe “Tirana observer”.