KOSOVA DASHURIA IME IV

Një amësi e jashtezakonshme! Nëna që shtyti lindjen…

Drenicarja Vjollca Geci, kjo grua për të cilën emri nënë duhet të shkruhet me shkronjë të madhe.

«Më 7 prill 1999 do të lindë Nuhiu i dytë, por 7 muaj më parë tanimë, i ati Nuhi Geci, ishte vrarë duke u ndihmuar bashkëfshatarëve të tij… »

Klara Buda
© Carol Guzy – Guerre du Kosovo – Camp de réfugiés sur la frontière Albanie-Kosovo – 3 mars 1999

Një amësi e jashtezakonshme! Nëna që shtyti lindjen…

Drenicarja Vjollca Geci

Kjo grua për të cilën emri nënë duhet të shkruhet me shkronjë të madhe.

Rrëfimi i saj është i veçantë, por provë e një instikti të fortë e të patronditur të mëmësisë…në çdo rrethanë ajo ruan dhe kujdeset për të birin Ardianin, i cili qendron në vëmëndjen e saj edhe kur dominantë të fuqishëm fiziologjike duhet të drejtonin sjelljen e saj…Nuk do ta tregoj këtë rrëfim megjithëse digjem nga dëshira, sepse ia vlen ta zbuloni atë në përshkrimin plot ndjenjë e dhëmbshuri të Sanije Gashit, po dua t’ju them se kjo nënë e sfidon natyrën me një vetmohim të paparë dhe sakrifikon çdo gjë duke vënë në rrezik ekzsitencën e saj të rrezikuar nga ndalimi i lindjes deri sa e çon të birin në duar të sigurta. Edhe duke qenë mjeke, më është e vështirë të kuptoj se si mund të komandosh dominante të tillë?

«Më 7 prill 1999 do të lindë Nuhiu i dytë, por 7 muaj më parë tanimë, i ati Nuhi Geci, ishte vrarë duke u ndihmuar bashkëfshatarëve të tij… »

Puna hulumtuse e Sanije Gashit për të vërtetën mbi terrorin e ushtruar mbi femrën është një kontribut i madh për të ndriçuar të vërtetën mbi përdhunimin i cili si rezultat i mungesës së fakteve, dëshmive në vetën e parë, nuk njihet si armë e luftës e përdorur në Kosovë. « Bota ka një ide të vagullt se sa shumë është përdorur ky instrumet», thotë William Walker, në parathënien e tij.

KOSOVA DASHURIA IME, është një cikël reportazhesh, analizash, intervistash dhe kujtimesh, të bazuara ne arshivën time të shkruar dhe audiovisuale e që zbulojne fakte të pa botuara ndonjeherë nga Radio Franca Internacionale, pasi dilnin jashtë kuadrit të kësaj radioje franceze. Faktet personale i kam konsultuar edhe me ato te botuara nelibrit me reportazhe “Histori të tmerrit 1998 – 1999”, të Sanije Gashit.

Klara Buda, gjate luftes se Kosoves ka qene kryeredaktore dhe shefe e sherbimit shqip te Radio France Internacionale në Paris. Ne vitin 1998, ajo redaktoi dhe inicioi peticionin e intelektualeve franceze kunder pastrimit etnik ne Kosove.

Burim krahasimor:  teksti i librit “Histori të tmerrit 1998 – 1999” të Z. Sanije Gashit

Foto © Courtesy of Carol Guzy – Guerre du Kosovo – Camp de réfugiés sur la frontière Albanie-Kosovo – 3 mars 1999