New York, Fevruary 17, 2015
Kosova Dashuria ime IV
( Kosova Mon Amour)
Në Prishtinë pres të shoh të ngrihet përmendorja e nënes së përdhunuar shqiptare, e vajzës që u mbyt në pus dhe nuk u bë dot kurrë nënë, të heroinës anonime që u mbars me femijën e përdhunuesit dhe nuk e urreu foshnjen e saj, se madheshtiae nenes e di qe foshnja nuk ka faj!
Civilizimi e kërkon një respekt të tillë të viktimave femerore!
Mbas çdo lufte janë ngritur kudo në botë monumente të ushtarit të panjohur, atij qe nuk ia gjetën eshtrat dhe u zhduk si të mos kishte ekzsituar kurrë. E në Kosovë ia vlen të ngrihet monumenti i vajzës së panjohur, e vajzës së përdhunuar që u mbyt në pus dhe nuk u bë dot kurrë nënë, të heroinës anonime që u mbars me femijën e përdhunuesit dhe nuk urreu foshnjen e saj, që lufta i gjymtoi trupin, që sakrifikoi, por rezistoi…Se madheshtiae nenes e di qe foshnja nuk ka faj!
Kur shoqëria kosovare të jetë aq e emancipuar sa t’i dekorojë realisht të gjitha gratë që morrën pjesë në rezistencën popullore dhe t’u ngreje atyre një përmendore në vendin më të bukur të Prishtinës, e ardhmja do t’i takojë përgjithmonë shtetit më të ri të planetit.
Klara Buda, gjate luftes se Kosoves ka qene kryeredaktore dhe shefe e sherbimit shqip te Radio France Internacionale në Paris. Ne vitin 1998, ajo inicioi peticionin e intelektualeve franceze kunder pastrimit etnik ne Kosove.
Botimi i librit me reportazhe si “Histori të tmerrit 1998 – 1999”, të Sanije Gashit eshte dëshmi e vyer e rezistences femërore! Eshte një përkulje, një omazh para këtyre heroinave të dhimbjes, një dekoratë e denjë në gjoksin e tyre.