Paris, më 26 october, 2026
Jetë e shuar…
Vullneti i saj,
bojë mbi letër të bardhë,
gjak në prag të zi.
Nuse në atë prag,
jetën kush ia dha?
Emrin dhe vullnetin ia mori shtëpia.
Biri, u bëftë burrë,
prej zërit
të shuar me gjak.
Shpresë
që vajzat të vijnë,
pa pranga në prag.
U bëftë Pragu
ku vajzat,
se lënë zërin peng.
Agim
për lulet
ende gonxhe!
Dritën
që sjell dija,
s’ka roje ta mbrojë.
©klarabudapost.com CC
#ArlindaSylajZekaj #DrejtësiPërArlindën #NdalFemicidit #JoDhunësNdajGrave #BiriUBëftëAgim #EdukimiPërLiri #PoeziPërJetën

