Paris, 19 mars, 2020.
A është qellimi i mocionit të mosbesimit të LDK-së krijimi e një koalicioni të ri qeveritar i cili do të mbështeste pozicionin e presidentit mbi gjykatën spéciale dhe një marveshje Thaçi – Vuçiç para zgjedhjeve amerikane ?
Shumë e deshëm të gjithë këtë koalicion megjithëse ishte naïve të mendoja se LDK-ja do ti lëshonte aleatët e mëparshëm.
Ishte një sekret polishineli që ish-ministri brendshëm i qeverisë Kurti ishte një kollonë e pestë në brendësi të qeverisë. Ai ishte një nga kopromiset më të mëdha të VV, por tash duket qartë se paskësh qënë një kompromis i pamundur !
Një krahasim me sitemin francez. Sipas nenin 21 të Kushtetutës Fraceze, “Kryeministri drejton veprimin e qeverisë”. Roli i tij, në marrëveshje edhe me Presidentin e Republikës, është thelbësor për emërimin si për dorëheqjen e ministrave. Kryeministri është në qendër të sistemit institucional. Përveç kësaj, në një nivel më politik, ai siguron kohezionin politik të qeverisë, koherencën dhe solidaritetin e tij, midis ministrave, nga njëra anë, për shkak të solidaritetit të nevojshëm qeveritar dhe, nga ana tjetër » Në mos gabohem në këtë temë kushtetuta e Kosovës parashikon të njëjtën gjë.
Në këto kushte, në çdo vend demokratik, një ministër që del kundër qendrimit kolegjial të qeverisë e që kundërshton qendrimin e kryeministrit të tij para se ta bëjë këtë publikisht duhet më parë të japë dorheqjen, është një praktikë normale, banale e funksionimit të qeverisë. Partia e koalicionit nga e cila vjen ky ministër duhet të njepropozoje një emër tëri. Kreu i LDK-s në këtë rast duhet, pra të propozojë një ministër të ri.
Por në vend të kësaj, indiferent ndaj fatkeqësisë që do të sjellë domosdoshmërisht pandemia (biologjia sugjeron se është e pamundur që Kosova të bëjë përjashtim nga ajo që ka kapluar planetin ), kreu i LDK-ja i jep ultimatum kryeministrit, për të kthyer në funksion ministrin e shkarkuar, gjë që nuk është në përputhje me kushtetutën dhe për pasojë e pavlefshme. Po ashtu edhe mocioni i mosbesimit i lidhur me këtë shkarkim është gjithashtu i papranueshëm.
Cili është profili i ish-ministrit të brendshëm ? Cili është kontributi i tij ? A është ai një figurë aq e vyer publike sa që largimi i tij prej Kryeministrit të çojë në rënien e qeverisë ?
Nëse kjo ndodh megjithëse është antikushtetuese, atëhere do të duhet të biem në fatalizëm dhe të lidhim duart ?
Për Kosovën rënia e qeverisë Kurti dhe krijimi i një qeverie të koalicionit të LDK-së dhe opozitës aktuale, do të ishte kthim në qeverisjen që e sanksionoi elektorati kosovar, pra një ditë e zezë për demokracinë kosovare. A është e dënuar Kosova që përjetësisht të drejtohet nga e njëjta klikë. Nëse është kështu atëhere çlirimi i Kosovës nuk ka ndodhur, dhe ne jemi të gjithë në një iluzion të madh !
Në një kohë kur vendet e Europës, që e kishin mbyllur me kohë faqen e luftës, deklarojnë luftë në kushtet e pandemisë, kryesia e LDK-së është aq e pavetdishme sa nuk e kupton se me këtë mocion mosbesimi, po e çon sërish Kosovën në luftë !
Sa herë që kryesia e LDK-së merr vendime të tilla në kundërshtim me interesin e Kosovës doktor Rugova « doit se returner dans sa tombe !» lexo shokohet në ekstrem!
Bashkohem me ata që pohojnë se ky mocion mosbesimi është një ditë e zezë për Kosovën. Ai është shprehje jo vetëm e papërgjegjshmërisë së kreut të LDK-se, por edhe të pozicionimit të lidershipit të LDK-së kundër interesit të Kosovës.
Eshtë evidente që mocioni i mosbesimit të LDK-së ka qellim krijimin e një koalicioni të ri i cili do të mbështeste pozicionin e presidentit mbi gjykatën spéciale duke synuar një marveshje Thaçi – Vuçiç para zgjedhjeve amerikane.
A ka një « marge de maneuvre » lexo: a ka një mundësi vendimi Vjosa Osmani në rapport me kryesinë e LDK-se, kur dihet se është pikërisht asaj të cilës ia dha votën elektorati kosovar dhe jo Isa Mustafës ? Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, të cilët kanë marrë gati gjysmë milioni vota shqiptarësh do të duhet të jenë solidarë për të ndaluar që krizës sanitare ti shtohet një krizë politike.
A do të hyjë Vjosa Osmani në histori në këtë ditë të zezë, për intelegjencën dhe integritetin e saj ?
Unë gjithmonë shpresoj dhe besoj se akti i një gruaje do ta shpëtojë një ditë kombin tonë !
Republished by Liberale.al