New York City 27 mars, 2016
Mbrëmë u organizua në Manhathan një koncert me muzikë shqiptare, në afishë Diva Inva Mula me një repertor kryesisht patriotik të muzikës shqiptare, por jo vetëm.
Artistë të ftuar ishin sopranoja shkupjane Dëshira Ameti Kerliu, baritoni shqiptar Kreshnik Zhabjaku, tenori kosovar Riad R. Ymeri. Pianisti dhe kompozitori shqiptar Genc Tukiçi, që shoqëronte orkestën solli në première një kompozim origjinal për piano dhe orkestër me temën e identitetit shqiptar dhe të rritjes. Dukej qartë se prodhuesi i shfaqjes Arjan Kerliu ishte kujdesur që në këtë koncert të muzikës shqiptare të përfaqsoheshin të gjitha trevat shqiptare, madje edhe dirigjenti Bujar Lapaj, siç e tregon emri, ishte shqiptar.
Në këtë kontekst nuk ishte anodine as data e organizimi të koncertit në mars. Ky muaj ka hyrë në histori si muaji kur për here të parë familja e madhe e kombeve do të ndërhynte me një sulm ajror në mbrojtje të shqiptarëve.
Diva shqiptare Inva Mula e elektrizoi, si gjithmonë, sallën por ajo spikati edhe për diçka tjetër të aspektit human. Ajo me bujari i nderoi artistët e tjerë pjesëmarrës duke nxjerrë në evidence sa më mire mundi vlerat e sejcilit prej tyre, me një kompliment të vecantë për sejcilin prej tyre. Asnjë shqiptar nuk u harrua, madje edhe tri pjesëtarë të orkestrës :flautistja Lule Ballata, violinisti Mialtin Zhezha dhe klarinetisti Igli Tungu, ky i fundit u ftua madje të interpretojë përkrah Sopranos Mula.
Nuk di nese kjo ishte nje “kaba me klarinetë”, po i ngjante shumë asaj, madje ai na zgjoi shpresen se klarineta nën interpretimet shqiptare, nuk do të vonojë të bëjë emër në botë.
Interpretimi i Dëshira Ameti Kerliut ishte i nivelit dhe emocionues, sikurse edhe ai i baritonit Kreshnik Zhabjaku dhe tenorit Riad R. Ymeri, tenori kosovar që ia dedikoi ndërhyrjes në Kosovë të Nato-s dhe Amerikës , 17 të vjet me parë arien “Fjalet e qiririt” të Naim Frasherit.
Komuniteti ishte me shumicë në Town Hall, përfaqsuesit diplomatikë shqiptarë gjithashtu, i gjithgjendëshmi Asemblemani Mark Gjonaj por edhe mentori i talenteve shqiptare, fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, që ka marrë përsipër ta vërtetojë botërsht se shqiptarët janë kombi më i bukur në botë!
Rroftë Shqipëria që e duan shumë artistët dhe shqiptarët në mërgim!