INTOX- ose manipulimi i informacionit

 

Përderisa burimi i lajmit ishte i shënuar qartë në klarabudapost, përmes këtij artikulli shtroj pyetje dhe përpiqem të kuptoj e të analizoj shkaqet dhe arsyet se si kishte ndodhur ky keqkuptim dhe nëse vënia në gojën time i shërbente dikujt?

E para që një skenar të publikohet ai sigurisht i shërben një force të caktuar, kjo shpjegon botimin e skenarit në Zhurnal ekspres, po botimi atje nuk kishte pasur asnjë impakt. Kjo çoi në pyetjen e llogjikëshme se cili mund të jetë i interesuari nga ky skenar? dhe pse emri im?

Dihet që skenari të jetë i besueshëm së pari ai duhet të vihet në gojën e një idividi të besueshëm mundësisht pa interesa lokale nga palët në konflikt. Dhe nga kjo arrihet tek konkluzioni se po, emri im ka shërbyer në besueshmërinë e informacionit dhe kjo të çon në llogjikën se vënia në gojën time nuk ka qënë anodine, e pa qëllimtë, pa dashje! Dhe nëse nuk është bërë pa dashje, atëher po flitet për manipulim të informacionit apo Intox!

 

Klara Buda

New York February 29, 2016

Një fakt i qartë mbi mënyrën e funksionimit të portaleve apo gazetave online shqip.

Një skenar lufte në ballkan, të martën më 16 shkurt 2016, i vënë padrejtësisht në gojën time u shpërnda qindra herë dhe arriti mbi 70 mijë klikime brenda disa orëve. Në lëvizje atë ditë në new York, unë personalisht e pashë lajmin pasdite vonë që përkon me natën në Europë.

Si fillim duke pozitivuar mendova se mungesa e efektivit dhe shpejtësia e punës në gazetat onlinë ishte në bazë të një gabimi, të cilin e konsiderova të bërë pa dashje! Por gjithsesi kur burimi i lajmit ishte i qartë, u përpoqa të kuptoj dhe të analizoj shkaqet dhe arsyet se si kishte ndodhur dhe nëse vënia në gojën time i shërbente dikujt?

Më 16 shkurt dy ditë pas Vizitës së John Kerrit në Tiranë dhe një ditë para përvjetorit të tetë të Kosovës, dita lajmerohej e varfër në lajme për një gazetari profesioniste, por jo për shumicën e portaleve online qe e “kanë marrë në dorë fatin e tyre” dhe janë “ të mënçur sa duhet” ta krijojnë lajmin mes keqkuptimesh. Ato nuk do të pranonin kursesi një numër më të vogël klikimesh. Po a ishte kjo gjetja për një ditë që lajmërohej e varfër? Apo një manipulim i qëllimtë për arsye të caktuara?

Gazeta online Përqasje kishte botuar një artikull që më tërhoqi vëmendjen pasi ishte i pabazuar ne fakte. Kjo e kishte marrë nga një gazetë me adresse url: http://zhurnalexpress.com/ dhe emër ZHURNAL sot në të njëjtën adresë, vetëm disa ditë më vonë në këtë adres ndodhet një tjetër emër: ALBINDEX…Artikulli tërhoqi vëmëndjen time, pikërisht pasi kishte shumë abuzime dhe desha menjëherë të tërhiqja vëmëndjen që nuk ishte i faktuar. E ri-botova në gazeten onlinë që drejtoj klarabudapost pasi i shtova një pikepyetje dhe një pikëçuditëse në titull, ndërsa në fund të artikullit vendosa shënimin: ky artikull është i pafaktuar dhe tejet emocional, konsiderojeni me rezervë.

Cfarë më shumë duhet të shkruajë dikush për tu distancuar nga një informacion? Përveç se duke thënë të vërtetën mbi të: i pa faktuar? Në linkun e mëposhtëm keni të plotë ribotimin në klarabudapost të artikullit në fjalë: Skenar i ri konflikti në Ballkan?!

Nëse respekton etikën, një gazetë nuk mund të shkruajë asgjë më shumë se sa shkruajti klarabudapost për të shoqëruar këtë artikull. Ai nuk mund të shkruajë p.sh: “ analizë injorante, idiote, luftënxitëse…siç pretendojnë disa, për të cilët vënia e një pikpyetje dhe pikëuditëse nuk mjafton për të kuptuar se informacionet dhe mungesa e fakteve në këtë artikull janë të çuditëshme dhe shtrojnë pyetje, që do të thotë ato duhen marrë me rezervë.

Pas njoftimit se Klara Buda nuk ishte autorja e këtij artikulli të ribotuar nga klarabudapost, disa kolege që nuk marrin mundimin të lexojnë objektin e saj, që nuk e kuptojnë që kjo gazetë ka edhe kontributorë të tjerë, pyetën po kush është autori?  Në objektin e gazetës klarabudapost është shkruar qartë  se Klara Buda është themeluesja dhe krye-redaktore por nuk i shkruan vetë të gjitha artikujt që botohen në të. Disa madje edhe dërgojnë linke, për të na treguar se si duhen shkruajtur artikujt! Të vjen keq që disa gazetarë kanë ide fikse dhe është gati e pamundur të komunikosh me ta. Nga bota e tyre e ideve fikse, ata ndoshta dalin vetëm kur shohin banderola, apo lexojnë fyerje ekstreme nga ato që mbushin periodikët ballkanikë, sytë e tyre nuk i shohim më as shënjat e pikësimit dhe nuancat e teksteve janë të huaja për mendjet e tyre të mbyllura !

Në Klarabudapost ishte shënuar qartë burimi nga ishte marrë lajmi, dhe cfarë mendonte klarabudapost për këtë artikull. Botimi i tij nën siglën e gazetes online klarabudapost do të transformohej në një shkrim me autor Klara Buda, pra në një të pavërtetë. “Rastësia” do ti vinte këto deduksione në gojën time, apo vetëm me një gazetar të besueshëm këto deduksione do të merrnin besueshmëri dhe prognoza delirante e luftës do të merrnin kuptim,  ?

Botuar fillimisht me titullin provokues:”Klara Buda parashikon kryengritje të armatosur të shqiptarëve në Maqedoni,” artikulli do të botohej me tituj të tjerë. por me tekst të pa ndryshuar, copy/past nga më shumë se 30 të gazeta në linjë, me një shpejtësi të tillë – a thua, se lajmi kishte të bënte me rrezikun eminent të një shpërthimi bërthamor? Kaq shpesh e pa konfirmim ishte bërë ri – botimi sa disa do të botonin si foto ilustruse një foto tjetër për tjetër, jo të Klara Budës, të marrë nga galeria e fotove të klarabudapost.com

Sapo konstatova se deklaratat e pa bazuara të artikullit ishin vënë në gojën time unë menjëherë e përgënjeshtrova ne klarabudapost dhe ua nisa me e-mail të gjitha gazetave të koncernuara, që e kishin botuar si të vërtetë këtë INTOX, por vetëm Bota Sot dhe Almakos do ta botonin përgënjeshtrimin, gazetat e tjera nuk do ta luanin lajmin prej vendit ku e kishin botuar.

Këtu më poshtë disa nga faqet e gazetave që e botuan lajmin e vënë “gabimisht” në gojën time! I lutemi këtyre gazetave që ta përgënjeshtrojnë informacionin e gabuar se Klara Buda ishte autore e tij.

Lita e gazetave qe botuan lajmin e gabuar faqe 1Shqiptari.euIliriada.net_linkBlic.comDrini.mkSHQIP MEDIA- INFO E FOTO GABIM1- IlliriadaSyri.netZhurnal.mk- 70.385 mije lexime
Blic.comAlbeu.comAlmakos.com
Fax.alLajmpress.com_source_telegrafi