INTERVISTE DHENE SHQIPERISE ETHNIKE

Nga ana tjeter e telefonit me vjen nje ze i bute, i paqte dhe i kujdesshem. Ne mendjen time perpiqem, ta kujtoj kete ze qe me njofton se eshte Klara Buda, Shefja e Seksionit Shqip te Radios Nderkombetare Franceze qe telefonon prej Parisit. Natyrisht qe per mua nuk ishte nje ze krejt i panjohur. Ne kemi qene studente se bashku para gati nje cerek shekulli, por ajo qe me beri pershtypje ishte po ajo finese, kujdesje e respekt per bashkebiseduesin e vet, ne te foluren e saj, po ajo miresi qe mund te dhuroje nje njeri i kulturuar kur ti flet me te e ndoshta te qenurit gazetare radiofonike ja kishte theksuar me shume kete cilësi, qe e dallonte që kur ishim studente. Pikerisht në atë moshë e periudhë të të gjitha sprovave, kur zbulohet karakteri i vertetë i njeriut e kam njohur personalisht Klara Budën.

Botuar me titullin EMBLEME E KULTURES SHQIPTARE NE BOTE Mark Preçi Janar 2010 Ishte nje studente qe binte ne sy per gjithcka te mire, per rezultate te shkelqyera ne mesime e shpeshhere behej subjekt i bisedave rinore midis shokeve dhe shoqeve. Te bijen e nje mjeku me origjine nga qyteti i Beratit, banore ne Fieri e kishin ”perplasur” ne fakultetin e Mjekesise Veterinare, te Universitetit Bujqesor te Kamzes. Pas mbarimit të gjimnazit “Janaq Kilica” ishte propozuar për medalje të Arte, në bazë të të cilës Klara duhej të zgjidhte të drejtën e studimit. Por në vend që t’i akordohej kjo medalje, si te gjithe maturanteve me rezultate të shkëlqyera, asaj nuk i jepet as e drejta për te ndjekur studimet e larta dhe detyrohet të punojë një vit në Hoxharë per mirembajtjen e drenimit te kenetes me te jetin emer. E angazhuar në ndërmarrjen e bonifikimit ne Fier, ajo do të merrej direkt me shëndetsimin e tokave te përfituara nga tharrja e kënetës. Perfytyroni nje vajze ne kapercim te adoleshences, punon ne te ashtuquajturin “stazh” ku i duhet të realizojë normën prej kater meter kub beton ne ditë, e qe fale kembenguljes e perballon  me sukses. Një vit më vonë lejohet te ndjekë studimet e larta në degën e Mjeksise Veterinare, ne Universitetin Bujqesor te Kamzes, të vetmen mundesi per vazhdimin e shkolles se larte. Per te qene i sinqerte, Klares nuk i mungonte asgje per te qene ne nje dege me te preferuar, pasi kishte mbaruar shkollën e mesme me mesatare dhjetë absolute ne te gjitha vitet dhe qe atehere zoteronte ne menyre prefekte gjermanisht, anglisht dhe italisht. Me te ardhur në Institut, duke qënë aktive, e shoqërueshme dhe studente e shkëlqyer e propozojnë dhe e zgjedhin ne krye te rinise se Institutit, por shpejt biografia del ne siperfaqe dhe e largojnë prej aty. -Aty mësojmë se kishte, siç i thonin atëhere, nje cen ne biografi. Megjithatë kishte kurajo, shkruante vazhdimisht ne gazeten “Studenti i Bujqesise”, “Zeri I Rinise”, etj., sidomos artikuj per jeten studentore e që stimulonin vlerat qytetare. Ne fillim te viteve nentedhjete vendoset familjarisht ne France, ku fale pasionit per te qene dikush ne jete, hyn sërish në Universitet dhe kryen nga e para studime ne nje fushe të ndryshme nga ajo për të cilën ishte lauruar ne Shqiperi: Letersi Moderne dhe te Krahasuar ne Sorbonne. Me pas studjon për Histori Arti ne Ecole Pratique des Hautes Etudes, duke u bere e para shqiptare që përfundon këtë Universitet prestigjioz. Ketu ajo punon nen drejtimin e albanologut francez Christian Gut dhe i përkushtohet rrefenjës kuteliane, te cilen do ta studjoje per temen e saj e cila kurrorezohet me biografine letrare te Mitrush Kutelit, një prej prozatoreve me te shquar shqiptarë. Më pas, per disa kohe punon ne departamentin e Komunikimit dhe Informacionit ne UNESCO dhe njëkohësisht si korrespondente nga Parisi e BBC, kesaj shkolle te gazetarise mbareboterore. Që pej vitit 1999, gjatë luftës së Kosovë ajo punon si gazetare për RFI-ne dhe me pas emerohet  Shefe e Seksionit Shqip ne Radio France Internacionale, te cilin e drejtoi deri ne mbyllje. Per aftesite e saj te shquara Klara Buda kandidon këtë vit në instancen me te larte te gazetarise franceze ne “Comision de Premiere Instance” qe certifikon kartat e shtypit francez permbi 37 mije gazetareve te te gjitha fushave ne mbare Francen. Kjo arritje do te ishte e lakmueshme per cdo gazetar të medias se shkrur apo audiovizive kudo ne bote. Aktiviteti saj publicistik eshte tejet i pasur. Ka shkruar artikuj te shumtë duke cekur fusha te ndryshme, ku me se tepermi i ka meshuar faktit, qe kultura e nje populli eshte instrumenti me i fuqishem i integrimit te tij ne nje familje te madhe sic eshte familja europiane. Që prej 15 vjetesh ka intervistuar nje numer te madh personalitetesh politike dhe te artit e kultures. -Gjate kesaj kohe Klara Buda ka qene nje ze i forte ne mediat nderkombetare ne sensibilizimin e ceshtjes se Kosoves, nepermjet intervistave me aktoret vendimarres te kesaj çeshtje. Ajo është së bashku me gazetaren franceze Marie-Françoise Allain iniciatore dhe firma e dytë e thirrjes së intelektualëve francezë per të sensibilizuar opinionin mbi situaten ne Kosovë. Në aspektin profesional ajo ështe angazhuar gjithashtu ne formimin e gazetareve duke qene lektore e departamentit te formimit profesional te rfi-se. Ka drejtuar cikle te ndryshme te seminareve të formimit ne gazetari radio, duke filluar nga radiot shqipfolese ne Maqedoni, ne kuadrin e nje projekti phare te financuar nga Ambasada Franceze ne Shkup dhe se fundi formimin e gazetareve te Radio Tirana 2, te financuar nga Radio France internacionale. Ajo ka marrë pjese edhe si lektore ne “shkollat politike” qe organizon keshili i europës me aktiviste te demokracive te reja te lindjes. Por endrren e vjeter, per tu marre mirefilli me letersi, do ta arrinte pas gati 10 vjetesh, tashme jo ne Shqiperi, por ne perendim. Me aktivitetin e gjithanshem si gazetare simbol e gazetarise radiofonike duke u perfshire ne eliten e gazetareve franceze; si nje ambasadore e pashpallur e kultures tone ne France dhe si nje shkrimtare qe po surprizon lexuesin meriton te konsiderohet si nje embleme e kultures shqipare ne bote. Kjo interviste eshte botuar ne gazeten „Shqiperia Etnike“ Mark Preçi Zonja Buda, si u gjendet, para gati njezet vjetesh, ne Parisin e endrrave te cdokujt, per te qene thjesht nje vizitore? Si ndodhi me ju? pasi si fillim ju u speciaizuat në veterinari dhe me pas ndryshuat degën per te studjuar letersi dhe art. Klara Buda Në Paris mbrita me ftesë të disa kolegëve të fushës së vétérinarisë, në vitin 1990. Ishte hera e pare që shteti jepte pasaporta udhetimi që shtetasit shqiptarë mund ti perdornin per udhetime private. Vitin a parë të qendrimit tim u rregjistrova për të kryer një studim në shkencat veterinare dhe studiova ne fushen e hormonologjisë se gjedheve. Por megjithe se ky vit studimi me ka apsionuar kuptova se vazhdoja të bëja diçka qe e konsideroja si detyrën time dhe se ne fakt isha ne medyshje ne mes shkences dhe artit. Por megjithe studimet e gjata veterinare dhe praktikës prej pese vjetësh të këtij profesioni, kuptova përfundimisht se nuk kisha dëshirë që në të ardhmen të shëroja qen e mace, megjithese Parisi ështe vendi me më shume kafshe shoqerie per meterkatrore ne bote dhe se me kete profesion mund ta siguroja shume lehte jeten time. Kështu ndodhi që në vitin e dyte te qendrimit tim ne France hyra ne universitetin e Sorbonës për studjuar Letërsi moderne dhe të krahasuar dhe me pas për Histori Arti në Ecole Pratique des Hautes Etudes, ku kam punuar me albanologun e shquar Christian Gut. Por me duhet te them se vazhdoj te jem e apasionuar njekohesisht edhe per artin edhe shkencën dhe ne shkrimet e mija te dyja keto bote jane ne harmoni te plote. – Sa e veshtire ishte per ju integrimi ne Francë e aq më tepër në Paris, në nje ambjent krejt te ndryshem me ate te Tiranes dhe vecanerisht te qenurit shqiptare, ne nje kohe kur imazhi yne, ishte teper i renduar ne Perendim. A ju kujtohen momente ose ngjarrje kur jeni prekur nga trajtimi qe u behej shqiptareve? Klara Buda Në fillim në mjediset universitare, që me perkufizim jane mjedise kulture dhe te hapura, si ne Sorbone , por edhe kur isha ne Maison Alfort, selia e veterinarise Franceze, nuk kam ndjerë kurrë asnjë diskriminim. Problemet fillojnë kur dëshiron te vendosesh në një vend, sepse atëhere fillon te kuptosh dhe te ndjesh  konkurencen, kete mekanizem te pazevendsueshem te zhvillimit te shoqerise ne pergjithesi. Dhe tju them te drejten, klishete mbi ne shqiptaret dominojnë më tepër jetën e përditëshme, kur je ne kontakt me francezin e mesëm dhe madje kur je zgjedhur tashmë ne nje vend pune e perpiqesh te integrohesh ne ate mikrokozmos. Eshte pikerisht në kete moment qe ndeshesh me shumë me diskriminim. Ka gjithmonë njerez qe te konsiderojne si inferiore vetem se je shqiptare. Por ne pergjithesi ata qe te vene etiketa të tilla e te largohen jane persona me botkuptim te kufizuar, keshtu qe kjo nuk te demton, pasi ketyre njerezve edhe ti ke deshire tu largohesh, por ndoshta nuk e ben sepse je ne vend te huaj. Si te thuash, te qenurit shqiptar ne fund te fundit nuk ndikon aspak ne krijimin e miqsive te verteta sepse keto miqesi kudo qe te jesh mbeshteten me shume ne vlera te perbashketa sesa ne kombesi. Personalisht nuk jam ndjere e diskriminuar ne Francë. Nese me kujtohet ndonjë ngjarje ku jam prekur nga trajtimi qe u behej shqiptareve. Po me kujtohet periudha ku anijet e mbushura me shqiptare mberrinin në portin e Brindizit. Ne ate kohë marka e veshjeve Beneton, qe e ka zakon te beje reklama provokuese ,kishte bere nje publicitet ku kishte anije te mbushuar perplot me bashkeatdhetare. Me kujtohet se nje laburante ne Maison Alfort, ku kryeja studimet ne veterinari, te nesermen e afishimit te reklamave 3X5 metra ne te kater anet ne Paris, me thote: nuk e kuptoj se si ikin keta njerez pa asnje valixhe…Iu përgjigja se nuk eshte e hera e pare ne histori qe njerzit iknin keshtu… dhe se kam vazhduar me nje shkallëzim shprehjesh njera me ironike se tjetra, duke perfunduar me shprehjen “ Nga diktatura nuk iket me valixhe Zonjë“, te cilën shumë miq ma kujtojnë edhe sot, me aq ton dhe zëmërim duhet t’ja kem thënë. Me kujtohet se isha teper e ashper me ate grua sepse ne shpirt me dhimbnin ata njerez, me dhimbte ne shpirt per popullin tim. Gjithashtu edhe ne fushen e perkthimit, nuk keni munguar te shfaqni aftesiste tuaja sinjifikative. Madje keni marre persiper te perktheni autore shqiptare te letersise se vjeter si Kuteli etj, per te cilet mendoj se jane te veshtire ne raport me shkrimtaret e sotem. A ngelet për ju përkthimi një fushe qe e lëvroni paralelisht me shkrimin.  Klara Buda Duke punuar ne nje redaksi shqipe ne perendim, perkthimi eshte nje ushtrim i përditeshëm dhe me eshte bere shprehi, apo  rutine. Ndryshe qendron puna me perkthimin letrar per te cilin e keni fjalën ju. Kete e kam ushtruar vetem ne raste te veçanta dhe  ne kuadrin e studimeve universitare per Histori Arti. Por sa here e kam tentuar te merrem me ndonje perkthim eshte gjithmmone shkrimi qe ka thithur gjithe energjine, pasionin, dashurine dhe interesin tim… Ju kemi botuar romanin tuaj te pare të titulluar KLOROFORM, me subjekt nga totalitarizmi ne Shqiperi. Cfare trajton kjo veper? . Klara Buda Po shtëpia botuese Dudaj ka botuar romanin tim Kloroform, ngjarrjet e të cilit zhvillohen ne një mjedis studentor, nje grup intelektualësh të rinj përmes ngjarjeve te paimagjinueshme qe u ndodhin, do te zbulojne mizorine e diktaturës deri ku shtriheshin kthetrat e saj… Edhe ata per te cilet deri atë natë, diktatura ishte nje nocion abstrakt, qe kapte realisht vetem te tjeret do te goditen rende, deri ne mishin e tyre, siç eshte rasti i Almës, bijë e një intelektuali të lidhur me regjimin, zyrtar i lartë… Gabim fatal do të vijë nga perceptimi i lirisë që besonim se gëzonim ne, të rinjtë ose nga mosnjohja e shkallës në të cilën regjimi ua kishte reduktuar atë. Romani trajton një numër temash tabu nga dashuria e ndaluar, duke kaluar nga diskriminimi pozitiv i jugut ne disfavor te veriut e deri tek morfinomanët që nuk egzistonin ne statistikat zyrtare. Ai tenton të bëjë një radiografi te sitemit totalitar dhe heton limitet që kishte arritur diktatura duke mos kyrsyer asgje, as edhe intimitetin e njërëzve. Ky fiksion mbi Shqipërine e vitev 80 te tregon se në çdo kohë edhe kur është në kulmet e saj, diktatura nuk mund të pushtojë gjithçka, njerzit i kanë rezistuar dhe do ti rezistojnë gjithmonë asaj, duke ruajtur parcela lirie… Gjithnje duke ju referuar shtypit te huaj ju konsideroheni aktualisht si nje Ambasadore e Kultures Shqiptare ne France, kur kemi parasysh se lidhjet midis dy kulturave kanë qene te ngushta per gjate gjithe kohes. Cfare do te deshironit te ndryshonit ne te ardhmen ne kete drejtim? Klara Buda Mendoj se sejcili prej shqiptareve qe jeton ne perendim me menyren e tij te te qenit behet nje perfaqsues i kombit te tij, pasi do apo nuk do eshte modeli i vetem real qe kane njerzit perreth per shqiptarin. Ai eshte ne nje fare menyre nje ambasador i vendit te vet dhe kultura apo moskultura e tij perfaqsojne Shqiperine. Një gje e them me siguri, nuk e di nese jam Ambasadore e kulturës shqiptare, por do ta kisha per nder po ta meritoja kete titull. 7.Si ju duket ky pozicioni i te intervistuarit, kur ju keni qene vazhimisht si intervistuese. Klara Buda Eshte i njejti ushtrim por si te thuash simetrik. Per te drejtuar me sukses nje interviste dhe per te nxjerre nga ajo informacione interesante duhet te njohësh mirë gjithshka qe egziston mbi temën ne fjalë dhe per kete duhet te pergatitesh. Sigurisht eshte shumë e me e lehte kur flet per punën apo jeten tende siç eshte rasti im tani. 8.Se fundi, duke mos dashur te dalim nga skema e intervistave klasike, cfare deshironit të thoshit per lexuesit kryesisht shkodrane te gazetes sone e me gjere.  KJO PYETJE MUND TE ZEVENDESOHET ME PERSHTYPJET E MIJA PER FIERIN Klara Buda Shkodra është në perceptimin tim qytet kulture me një gjuhë, si të thuash ajrore. Shkodra është më gjerë qyteti më i spikatur i veriut të Shqipërise ku flitej gegërishtja, tingëllimi poetik nga e cila u privua shqipja jone e që e lëvruan me aq art Mjeda, Fishta e shume e shume shkrimtare e poete qe Shkodra i ka dhene historise kombetare nder shekuj deri ne ditet tona. Në këtë aspekt Shkodra është një qytet martir. Nuk mund të mendoj për Shkodrën pa sjellë ndër mend Vargjet e lira të Migjenit. Kur rastësisht kam gjetur në një librari të Kosovës „Free Verse“, përkthimin e tyre në anglisht, kam ndjerë një kënaqësi të bëftë e te rralle. Në romanin Kloroform ka një personazh qe quhet Fran, ai flet gegërisht, këndon eposin dhe i bie lahutës e ka një bukuri natyrale e cila nuk mund te fshihet as nga kostumet e NISH prodhim konfeksioneve te asaj kohe, qe merrnin per baze vetëm tipin antropomorfik të fushës…Eshtë një paralele me… kete ua lë lexuesve ta zbërthejnë…Por është pikërisht personazhi i malsores që sakrifikohet fizikisht në një nga krimet më mizore të rregjimit totalitarist … Nuk është rastësi se pse kam zgjdhur një malsore për këtë rol…veriu ne nje menyre apo ne nje tjeter eshte diskriminuar njefarsoj, ne radhë te pare gegerishtja … Por me Shkodrën unë kam edhe lidhje te forta shpirtërore. Mikja ime më mirë dhe kumbarja apo ndrikulla si i thone ne Shkoder e djalit tim Franz-Hadrian është shkodrane. Juve vet Mark, jeni nga miqtë e mij më të mirë te institutit… Pa harruar mikun tim më të ngushtë të kursit, i cili nje vit pasi kishim mbaruar studimet e veterinarïse më dërgon për ditëlindjen nga Shkodra në Tiranë një dhurate krejt te rralle, nje gic qumështi…. Vetëm një shkodran mund ta bëjë këtë… 8. Kur e keni vizituar së fundi apo cili është kujtimi i fundit që keni prej saj…  Ah, Eshte një kujtim që nuk harrohet, fati e ka dashur që të ndodhi diçka nga ato që nuk harrohen. E kam gëdhirë një natë në qiell të hapur tek Hani i Hotit, në dimër të vitit 1996. Së bashku me korrespondentët e BBC në rajon kishim ardhur në Tiranë dhe udhëtonim për në Ulqin, të Malit të zi. Por autoritet malazeze më ndaluan të kaloj kufirin dhe me ndanë nga grupi. Ndërkohë kolegët e tjerë qenë të detyruar të vazhdojnë rugën pasi duhet te ishin ne kohe per nje seminar te organizuar nga World service i BBC-së, me rastin e zgjedhjeve legjislative që zhvilloheshin në këtë vend. Një prej kolegëve vendosi te qendrojë me mua dhe u kthyem për të pritur ne lokalin e vogël e në atë kohë të varfër te Hanit të Hotit. Herë pas here kalonin e ndalonin fshatarë të zonës, disa prej tyre afroheshin pyesnin se çprisnim aty. Disa prej tyre na propozuan që të na kalonin matanë se e njohnin shtegun dhe se gati çdo natë fshataret kalonin matane kufirit e nuk kishte asnjë rrezik. Po kursesi nuk mund te pranoja te kaloja ilegalisht kufirin, keshtu që ndejtëm aty deri sa stafi i BBC, arriti të kontaktojë konsullin britanik, në Mal të Zi dhe ky i fundit ndërhyri që të më lejonin të hyja në mal të Zi. Nuk kam pasur gjithmonë shans…por varet si ta marresh, ne një fare menyre po pasi më kujtohet se qielli ishte me një kaltërsi përralle dhe tregonte gjithë yjet e tij deri ne ata më të largëtit dhe se fshahtas isha e lumtur qe e shijoja atë bukuri… une jam perpjekur gjithmone ti pozitivoj gjerat…keshtu punonjësi malazez i kufirit qe u tregua i ashper me mua dhe kujtonte se me kishte bllokuar aty nuk e dinte se padashur kishte plotsuar nje deshire te brendshme timen e pikerisht te shijoja atë cope qielli shqiptar të mbushur me yje pas vitesh ne smogun parisian. Bisedoi: Mark Preci