Have you ever seen a movie made in Kosovo?

Interviste me regjizorin Kosovar Luan Kryeziu

Heroi një paraqitje novatore e moderne e Kinematografise se Kosoves, nje meritë  qe i takon zgjedhjes së skenarit, larg pershkrimit legjendar te luftes.

KLARA BUDA

Filmi Heroi, si një nga filmat e parë me metrazh të gjatë prodhuar në Kosovë e të financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës është ndoshta filmi i pare i shtetit më të Ri të botës qe ka pare spekatori i huaj. Ai perben një paraqitje novatore e moderne dhe merita për këtë i takon zgjedhjes së skenarit.

Duke u nisur nga fakti se populli i Kosovës vuajti masakra që përsëriteshin për hërë të parë në Europë që nga koha e nazizmit, shumëkush do të priste që filmi kosovar i titulluar Heroi, të trajtonte ushtarin legjendar të UCK-së në betejë, të trajtonte qëndresën e popullit të Kosovës, dhe tmerret e kryera në të nga grupet paramilitare serbe e që tronditë Europën. Por gjithë duke i bërë homazhe luftës çlirimtare të popullit të tij, heronjve të saj, regjisori e skenaristi Luan Kryeziu parapëlqen të vendoset në një plan tjetër, ai zgjedh ta shoh këtë luftë përmes pasojave të saj sociale, të veprimin të kushteve të pasluftës tek ish luftëtaret më të dalluar dhe të stigmatizojë grupe të caktuara që nxjerrin fitim pas luftës, duke i reduktuar në harresë kontribuesit kryesotre të paqes. Në këtë aspekt, mendoj se filmi Heroi është novator e modern.

Analiza kritike e filmit Heroi ka qënë objekt i një artikulli te meparshem që analizonte anët e forta e të dobta te tij dhe evidenton çfarë do ta ndihmonte ketë film të ishte jo vetem një film i mirë, por akoma më shume, një film i madh, në kendveshtrimin që filmi është art e arti eshte perfeksion. Kjo eshte qasja dominante e kritikes perendimore sot, ajo tenton te analizoje ne hollesi zgjedhjet e skenarit dhe ato kinematografike, per te ndihmuar persosjen e prodhimeve te ardhshme. Ne kete pike ajo ndryshon nga nje numer kritikash te shkruara ne Kosove qe e vene theksin vetem ne arritjet e filmit, nje pergjigje ndofta, kundrejt diskriminimit serb ndaj kultures se Kosoves. Por sot Kosova eshte  e pamvarur dhe askush nuk mund te cenoje e jo me diskriminoje kulturen dhe artin e saj. Tani ne mund e duhet te jemi kritike kundrejt vetevetes sepse vetem keshtu do ta çojme perpara e do ta persosim artin tone.

Ky atikull ka si objekt të sjell zërin e regjizorit e skenaristit Luan Kryeziu mbi zgjedhjet e tij, si të skenarit ashtu edhe ato kinematografike. Nje numer prej ketyre zgjedhjeve jane trajtuar ne artikullin “ Heroi i dobsuar ne luften mes lokales dhe universales, si dhe ne artikullin “ Heroi, mungon dashuria” botuar ne gazeten Shqip.

Interviste me regjizorin Luan Kryeziu, New York, 2014

KBP-Cfarë e bën të vecantë filmin Heroi?

LK – Filmi trajton një shoqëri të pasluftës. Ehtë një film autorial, në të nuk ka antagonizëm, janë vetëm rrethanat që e krijojnë antagonizmin.

Nuk ka nje film tjetër qe ngjan me filmim Heroin si në strukturë ashtu edhe në aspektin dramatrurgjik.

KBP – Kemi të bëjmë më një cift të ri, në qendër të filmit, por askund nuk duket dashuria në mes tyre? A ju ka frenuar Tabu-ja e skenave të dashurisë, per te shprehur me mire lidhjen ne mes çiftit?

LK –Jo çdo film duhet të këtë detyrimisht skena me dashuri. Vetë fakti që gruaja duron aq shumë e jeton në një tendë tregon më së miri dashurinë e saj për të shoqin. Kjo është e qartë, gjithashtu filmi jep indikacione të dashurisë së tyre. Ajo nuk qëndron në ato kushte sepse është një gua e nënshtruar por sepse, jo ajo ia njeh vlerat Heroit dhe e don atë ashtu siç është në të vërtëtë. Dhe ashtu skurse ai, ajo ka të njejtin qendrim me të në lidhje me situatën në vend.

KBP- Karakteri i gruas duket paksa i zbehtë, a është bërë kjo në mënyrë të qëllimtë? A mendoni se një konflikt më i dukshëm në mes gruas dhe Heroit do ti riste të dy më shumë si karaktere dhe do ta çonte përpara fillin dramaturgjik?

LK – Filmi trajton situatën e pasluftës.Filmi është i tillë në strukturë, roli i gruas, e i personazheve të tjerë të dytë, si i djalit etj., janë mbështetës të personazhit kryesor. Në këto kushte nuk duhej të mëshonin më shumë në gruan e të orientoheshim e ti jepnim asaj një rol më të madh se Heroi. Po të rritej më shumë gruaja ajo do të dominonte personazhin kryesor.

Gjithashtu nëse gruaja merr më shumë rol, presionin dramaturgjik ndaj Heroit do ta bëntë gruaja dhe jo rrethanat ku ai jeton.

KBP – A mund të përdoreshin pamjet e natyrës së bukur të Kosovës për të krijuar një balancë mes skenave të trishta e të vuajtjeve në film?

LK –  Kjo eshtë ceshtje e zhanrit Situata dhe zhanri i filmit nuk të lejon të fotografosh panorame dhe pamje të bukura. Ky lloj filmi nuk toleron kompozicione të rregullta të balancuara, filmi është i tillë që të jep përshtyjen se është jetë reale. I zhiruar në një kendveshtrim të tillë që gjithka të duket natyrshem, të krijohet përshtypja se eshte nje ngjarrje e vërtëtë.

KBP – A e kategorizoni filmin Heroi të nje zhanri mes dokumetarit dhe fiksionit?

LK – Ne fillim të filmit ne kemi disa skena të realitetit të luftës, por ky është një film autorial. Ai për nga struktura dhe linja dramaturgjike i përket një zhanri të ri të pa parë ndonjëherë. Nuk ka një film tjetër të ngjashëm sikurse filmi Heroi dhe kjo është arsyeja që ka bërë që filmi të pranohet në festivale të ndryshmë si ai i Montrealit.

Storyline

Gjatë luftës se Kosovës nje fshat është rrethuar dhe rrezikon të masakrohet nga Serbet. Nje djalë i ri e shpëton fshatin duke inskenuar një rezistence me disa bashkëfshatarë që ndihmojnë dhe bejnë të mundur të jepet përshtypja se fshati mbrohet nga një grup i organizuar ushtarësh. Ky djalë bëhet kështu heroi që shpëton fshatin dhe pritet si i tillë në çlirim. Por ai trupëzon vlera humane e morale që shkojnë ndesh me mentalitetin lokal të nepotizmit e tarafeve dhe pak nga pak del nga skena e harrohet. Ai bëhët pjesë e asaj të kaluare të cilen askush nuk dëshëron ta kujtojë më.