Edukim – De quoi j’me mêle – Ku po i fus hundet ?

Edukim

“De quoi j’me mêle”, (ku po i fus hundet) siç do te thoshte françezi

Dikush do te pyesi se cila eshte besueshmeria e mendimit tim mbi edukimin, çfare lidhje kam une me edukimin?

Une jam nene, dhe natura apo edukimi, apo te dyja se bashku kane bere qe te jem nene para gjithshkaje.

Ata qe me njohin nga afer e dine, qe madje, para se te behesha nene, qe kur fetusi i birit tim te ardhshem rritej brenda meje, e dine pra qe, qe ne kete kohe ju kushtova teresisht kesaj femije-fetus, e me pas foshnjes sime me nje dedikim ekstrem, prej te cilit do te me duhej te çlirohesha pjeserisht, per ti dhene tim biri, lirine aq formuese dhe udherefyese per çdo qenie qe zbulon boten. Duke kaluar pra ne gjithe kulturen e dokumentacionin bashkekohor per edukimin, me dashuri e perkushtim te madh, jam pra sot nje edukatore autodidakte. Ja pra “De quoi j’me mêle”, ku po i fud hundet.

 

 

KLARA BUDA
BILINGUE ÉDITIONS

Kjo memesi, qe eshte shpesh shume e pranishme edhe ne vende te tjera te balkanit edhe ne origjine te shprehjes se Klloçkat e Ballkanit, ka bere qe per 17 te vjet, qe nga lindja e birit tim, kohen time me te mire, t’ja kem kushtuar rritjes dhe edukimit te tij. Pra megjithese nuk kam asnje dipllome qe te vertetoje aftesite e mija si edukatore, biri im eshte tashme trilingue – dhe biligue, e trilingue me vone u be si rezultat i punes dhe dedikimit tim personale si fillim per transmetimin e shqipesh dhe me pas per mesimin e anglishtes duke i filluar gjuhen e trete, ne forme lojrash, qe ne moshen 4 vjeçare. Po ne moshen  4 vjeçare bera te mundur qe ai te filloje muziken, si nje menyre e sigurte per te zgjeruar e  zhvilluar zonen cerebrale qe pergjigjet per tingujt. Eshte e provuar shkencerisht se kjo zone zhvillohet shume me teper tek femijet qe studjojne muzike dhe vazhdon te rritet ne proporcion me ushqimin zanor qe merr deri te pakten rreth moshes 12 te vjeç. Ne thellimin e njohurive te kesaj natyre me ka ndihmuar formimi im i pare, ai mjeksor, por edhe eksperienca personale me gjuhet ne nje prej te cilave, frengjishten e qe e flas me mire se gjithe gjuhet e tjera e kam mesuar ne moshe madhore.

Per t’ja u thene me dy fjale, personalisht jam shume krenare per rritjne time si edukatore dhe njohurite mija ne kete fushe qe kane ndihmuar qe te drejtoj sa me mire birin tim dhe qe ai te jete i suksesshem ne shkolle me kane bere edhe nje te mire tjeter: ate qe te jem e respektueshme edhe per njerez te afte e qe nuk kane diploma.

Kulti i diplomave

Kur lash Shqiperine ne vitin 1990 kulti i edukimit dhe i shkollimit te mire ishte nje pjese e kulteve qe kisha marre me vete dhe qe ishin rezultat i edukimit ne nje vend ku kushte shume kulte! Ateher ne dukej e çuditeshme qe njerzit ne France pamvaresisht nga shkollimi i tyre shpesh gjendeshin ne fusha ne te cilat nuk kishin studjuar fillimisht. Ne fillim pra e kisha te veshtire tu jepja kredibilitet atyre dhe aq me pak njerezve te sukseshsem qe nuk kishin diploma. Sot e mira qe e ka bere kjo fushe e jetes sime per te cilen nuk kam shkuar ne shkolle- nuk mund te shkoja edhe per pedagogji e edukim, pasi tanime kisha kryer nje universitet shtese ne letersi dhe nje tjeter ne histori arti, te cilin e mbarova pikerisht disa muaj pas lindjes se djalit tim- pra ku kam qene autodidakte, eshte se respektoj cdo njeri te suksesshem pamvaresisht nes e eshte nje njeri i diplomuar apo me 4 klase fillore. Deshira dhe puna eshte nje komponenet i renesishem per zhvillimin e nje mjeshterie dhe kjo çon perpara edhe njerez qe nuk kane pasur fatin te shkojne ne shkolle. Pra e para pata sukses me trasmetimin e shqipes ne nje vend si Franca dhe ne Paris ku nuk ka asnje mundesi per ta bere kete gje ne menyre institucionale ose me ndonje strukture humunitare. Sot kjo eksperience me eshte shume e vyer dhe me bene te ndjehem keq se kam qene shume egoiste e nuk kam bere nje femije te dyte e te trete. Dhe duke besuar vertet ne aftesite e mija edukuese te zhvilluara per te ndjekur e drejtuar birin tim e te cilat me autoedukuan vete mua ne kushtet e nje sistemi te ri, ate te te gjitha lirive siç eshte Franca, kam nje deshire te brendeshme ta ndaj kete eksperience qe mund ti vleje nenave te tjera e sidomos atyre qe i rrisin femijet ne nje vend immigrimi por edhe per neneat ne pergjithesi, pasi dija ime ne kete fushe ka edhe nje vlere universale.

Perkushtimi personal ne fushen e edukimit me ka ndihmuar te kuptoj, duke filluar qe nga leximi i vepres madhore te edukimit qe eshte Emili etj,  se eshte vete individi ai qe do te ece ne rrugen e dijes dhe te humanizmit dhe se liria e jo autoritarizmi eshte ajo qe ka me shume rezultat ne edukimin e sukseshem te nje femije, nje liri e kontrolluar me kujdes, do te shtoja!

Nje kendveshtrim bashkjetues e jo integrues te kulturave!

Pra duke u gjendur me nje foshnje ne Paris dhe me deshiren ti percjell gjuhen ne nje mjedis qe nuk e stimulonte kete une gjeta rrugen time per ta bere realizuar kete detyre te veshtire ne kushtet e nje mergate te re shqiptare ne France dhe ku nuk ka struktura per te ndihmuar individet per te mbajtur gjuhen e tyre dhe ne nje sistem mikprites por integrues si ai francez, qe me disa kushte te hap krahet e te ben Francez – gje per te cilen do ti jem perjete mirnjohese Frances, por qe nuk e stimulon rruajtjen e kultures se origjines siç ndodh ne vende te tjera multikulturale imigrantesh si Shtette e Bashkuara te Amerikes. Me gjithe respektin dhe peruljen qe kam per Francdn kete vend kulture e qe me ka bere mua, te cilit i dedikoje pjesen me te madhe te arritjeve te mija intelektuale dhe kesaj qenie e si individi qe jam sot- i them atdheut tim te dyte sot- se Amerika, ajo e e veriut e ka kaluar ne trajtimin e diversitetit si nje element promordial i pluralizmit te kultures dhe per pasoje per edukimin e femijeve ne nje kendveshtrim bashkjetues e jo integrues te kulturave.

Im bir qe ne flet rrjedhshem shqip, dhe e arriti kete qe ne moshen 5 vjecare, por  stadi i dyte dhe ai me i veshtiri ishte qe ta beja ate te gjente kuriozitet te lexonte ne shqip, gje qe nuk eshte gjeja me e lehte per nje femije te lindur e edukuar ne perendim, ne shume fusha dhe kryesisht ne botimet per femije shume me perpare se vendi im i origjines. Sa here qe kthehesha nga Shqiperia sillja plot libra per femije dhe adoloshente me vone, por asnje prej tyre im bir nuk e lexoi kurre ne shqip. Kjo ndodhi sepse ato libra nuk e terhiqnin boten e tij, ai rronte tanime ne nje bote tjeter dhe lexonte Artemis Fohl brenda dites, sa here qe dilte nje vellim i ri i ketij libri dhe ishte shume selektiv edhe kundrejt letersise franceze, te ciles i preferonte letersine dhe fiktionin anglosakson, pra lexonte me shume perkthime se sa letersi te mirefillte franceze per femije.

Rrugetimi im personal si individ

Nje pyetje tjeter qe shtrohej per zgjdhje ishte cilin edukim duhet te zgjedhesh dhe si do te besh edukimin tend per te gjykuar edukimin perendimor me pergjithesi kur vjen nga nje vend me edukim totalitar si ai i Shqiperise se origjines. Une mund te ndaj me ju edhe kete eksperience se si te adaptohesh ne nje shoqeri perendimore kur je edukuar ne totalitarizem dhe ne nje shoqeri patriarkale si ajo shqiptare, gje qe vlen jo vetem per njerzit si une qe rrojne ne perendim por edhe per çdo individ te edukuar ne totalitarizem dhe qe desheron te evoluaje si nje njeri i lire ne demokraci.

Nuk them se i kam bere te gjitha mire, ndaj me perulesi them se duke e ndare me ju kete eksperienca personale, nuk pretendoj te jap mesime, por vecse te ve ne sherbim te lexuesit, rrugetimin tim me arritjet dhe zhgenjimet, me sukseset dhe humbjet.

Tema qe do te doja te shtjelloja pak nga pak jane edhe:

Nje shoqeri qe i nuk i shikon te metat, dhe qe kur i shikon te metat, i fsheh ato!

Teorite mbi bilinguizmine mbi llojet e bilinguizmit

Teorite per bilinguismin jane te shumta dhe kontradiktore, keshtu qe mu desh te studjoj literaturen bashkekohoe serioze per te kuptuar se si funksionon mesimi i gjuheve.

Per shembull: bilinguismi precoce – pas leximit ne kete fushe kuptova shpejt qe nje femje qe degjon dy gjuhe kur ai fillon te mesoje te flase ai meson te flase ne te dy gjuhet njeheresh. Mesova se truri nuk eshte i programuar per te mesuar nje gjuhe apo nje tjeter por se eshte i hapur kundrejt te gjithe tingujve e gjuheve qe i paraqiten dhe se me pas i mesuar me kete univers e ka te me te lehte te mesoje e te ece ne gjuhe te tjera.

Duke kaluar pra ne gjithe kulturen e dokumentacionin bashkekohor per edukimin, jam pra nje autodidakte e edukimit. Ja pra de quoi je me mele, ku po i fus hundet!

Kerkoj ndjese per mungesen e pikave mbi e-ne ne kete shkrim qe e shkruajta ne tableten e I padit tim dhe qe ishte shume e gjate te shtoja pikat ne nje tasiere qe nuk i kishte. teksti do te korrigjohet.