E « VODHA » NJË MËNGJES

Kjo poesi është shkruar, një mëngjes, në një aksion rinie. Mesazhi is aj është i qartë, ai shpreh revoltën e autores kundër indealeve të imponuar dhe pushtimit të hapësirës individuale nga kolektiviteti…

Klara Buda

Sa praroi drita, përqafova agimin

Varur rreth supit të tij,

Vrapova.

Aq larg sa askush s’do t’më ndalonte,

Aq larg sa askush s’do t’ma pushtonte,

Agimin tim,

Blunë e mrekulluar,

E të pashijuar, as edhe një mëngjes.

Putha prarimin, flladin

E zbraza brengën, mallin

E laga syrin, mbresën

Dhe e rinova shpresën.

Me afshin tim,

Nën fantazinë time,

Sipas mënyrës sime.

Pa ata rregullin e paracaktuar,

Në idealet e imponuar.

Jetova mëngjesin tim të parë,

Qoftë kjo e mënçur a e marrë !

Në të u shkriva,

U bëra një me k’të mëngjes,

Qoftë ky i fundit,

Që i lirë do të më mbesë !

 

Jonufer Qershor 1984

English Version I STOLE THE MORNING

Albanian Version  Newly Published

Kjo poezi është shkruar, një mëngjes, në një aksion rinie. Mesazhi is aj është i qartë, ai shpreh revoltën e autores kundër indealeve të imponuar dhe pushtimit të hapësirës individuale nga kolektiviteti…