Paris, 18 juillet, 2024
( Idetë siç kanë ardhur, en vrac lëmsh …)
Sot ne Francë votohet për zgjedhjen e Presidentit të parlamentit francez, Presidenti i asamblesë kombetare franceze (parlamenti), komisionet parlamentare dhe grupet ( minimumi 11) dhe shefat e tyre. Seanca u hap në Palais Bourbon, me “doyen” in e deputetëve të parlamentit: José Gonzalez
Për kryetar i parlmentit janë propozuar si kandidatë
- André Chassaigne (PCF-NFP), sekretari i Partisë Komuniste Françeze
- Yaël Braun-Pivet (Ensemble), sortante
- Naïma Moutchou (Horizons),
- Philippe Juvin (La Droite républicaine),
- Charles de Courson (Liot)
- Sébastien Chenu (RN)
Do te kete dy raunde të fshehtë (289) me shumice absolute dhe raundi i tretë me shumice te theshtë.
Nga nje kendveshtrim Jo Partizan në respekt të demokracisë ja se si paraqitet situata.
Presidenti Francez e pranoi dorheqjne e kryeministri Grabriel Attal ; Qeveria e dorhequr nuk mund të rrëzohet me « motione çensure » sepse ajo është tanimë e dorhequr, kjo situate është e përkohëshme dhe nuk zgjat normalisht më shumë se dhjetë ditë por që në këtë rast mund të qendrojë më shumë të paktën deri në fund të lojrave olimpike ; Presidenti në letrën drejtuar francezëve preferon një qeveri të një koalicioni kombëtar…
Po e filloj nga humbesit per te ardhur tek fituesit sepse meqe humbesit jane ne kampin e presidentit Macron, kjo eshte pikenisja per te analizuar situaten aktuale.
- I Në keto zgjedhje dikush humbi: presidenti Macron.
Ne 34 vite qe punoj ne France gjeja e pare qe kam pare ne nje rast te tille eshte pranimi i humbjes dhe pranimi i situatën e re. Por kësaj rradhe dëgjojmë gjithnjë e më shumë se është nje sistem presidencial, presidenti bën atë që dëshëron. Kjo është pjesërisht e vërtetë sepse presidenti bën atë që dëshëron jo pa kushte por në respekt të institucioneve në kuadrin e një tradite te respektit te Republikes duke u mbështetur në një realitet politik që është rezultati i zgjedhjeve.
Përveç këtij fakti kemi një të dhënë të tretë shumë të rëndësishme që shkon përtej Jo së kundrejt presidentit, Po, Frontit te Ri popullor dhe kjo e dhënë e tretë është se francezët duan një bashkëqeverisja ( cohabitation). Çdo të thotë kjo nësistemin në kuadrin e regjimit te Republikës së V stëfranceze, ( njësistem hibrid semi-presidential )do të thotë që Jupiteri të mënjanohet dhe mardhënia në mes dy pushteteve ekzkutive të ekuilibrohet serish, që do të thotë që parlamenti të rifitojë rolin e tij, duke kaluar nga rregjimi presidential në një rregjim që është më shumë parlamentar.
Kur flitet pe bashkëqeverisje, a do të hotë kjo bashkëqeverisje mes forcave që kanë dalë të parat dhe të dytat pra Fronti i ri republikan dhe “la republique en Marche “ e presidentit Makron? Dhe kjo është pyetja essenciale…
- Etapa e parë, është një KM i zgjedhur nga F i RI P, ( nuk ka një detyrim kushtetues për të preferuar ata por ne r’espekt te rezultatev të votave duhet ta bëje) Dule respektuar republiën franceze, zgjidhet Fronti i ri populaire, këtu fillon vështirësia pasi ai nuk ka shumicë absolute. Pra nëse kjo ndodh kjo nuk është e lehtë të qeveriset sepse ja një rast, nëse nje fraksion i këtij fronti popullor nukdëshëron të pranoje aleanca, atëhere në pamundësi për të ndërtuar një shumicë, qeveria bie.
- Etapa e dytë , është krijimi i një force duke u nisur nga Fronti popullor, që është kundër Bashkimit Kombëtar, dhe do të jetë një gabim madh nga ana a presidentit për të zgjedhur kampe, për të krijuar aleanca ( presidenti ka humbur, partia e tij nuk mund të qeverisë) Të gjithë demokratët janë dakort që duhet respektuar realiteti i gjerave, duhet dalë nga qeverisja teorike, dhe duhet respektuar realiteti i gjerave. Jo me vendime individuale por kolektive!Pra jo çfarë mendon Presidenti se është më e mirë për Francën por nga ajo që dëshëron populli. Do tëshohim nëse kt FP është i aftë të krijojë një aleancë më të gjerë.
- Etapa e tretë, është qeverisja nga union kombëtar, ose aleance e gjerë që nuk përjashton askend. Një numër do të refuzojnë, por askush nuk ka të drejtë morale të mos marrë pjesë ( në kushte dramatike ë të cilat ndodhet Franca)
Mos harrojmë se gjtihshka e gjithkush punon për të përgatitur zgjedhjet presidenciale tx vitit 2027. Pasi i gjihtë rregjimi i republikës franceze është presidential. Për të pasur të drejtën pr të mos marrë pjesë ne aleancën qeverisëse duhet të paktën të mbështet aleanca e krijuar së paku për të zgjidhur çështjet e ditës si :votuar buxhetin, çështjet e sigurisë, dhe krizën ekonomike. Në këtë domosdoshmëri për të qeverisur Franën në një nga momentet , deri tani më të vështira të Republikës së V ( pra të këtij sistemi presidencial hibrid)
A duhet Presidenti të provojë të krojojë aleanca mes grupe të tjerë për të vazhduar të drejtojë, ?
Jo sepse do të shkonte kundër vullnetit të popullit që nuk e dëshëron vedimin e tij presidencial, që nuk i dha shumicë parlamentare. Presidenti duhet të luajë rolin e tij, të respektojë kutitë e votimit, dhe dëshirën e popullit francez për më shumë parlamentarizëm dhe me pak vendime autoritare. Samëshumë Presidenti shpreh përparësi, ai duhet të jetë një arbitër i jetës demokratike për të bërë të mundur që Franca të ketë një qeveri. Po të përdor një term ët përdorur yashme për të karakterizuar presidentin Macron Jupiteri humbi, franzezët nuk e tolerojnë që dikush të vendos për ta. Të gjitha partitë do të duhet të mbledhin mendjen de të mendojnë për interesin e përgjithshëm të Francës. Në të kundërt Franca shkon drejt katastrophës.
Detura e presidentit është të tjëresë të gjitha partotë për të kryer detyrën e tyre që është para të gjithash interesi i Francës.
Njé zgjidhje e katërt është qeveria teknike. Po qeveria tekniken uk mund të jetë një zgjedhje e Presidentit. Presidenti humbi, nuk ka shumice as relative në parlament është forca e dytë. Kjo tregon se francezët duan një kryeministër që ti vihet përballe të kundërshtojë Presidentin, pra KM nuk mun të jetë zgjedhje e presidentit.
Pasi nëse zgjidhet KM që preferon Macron kjo do të thotë se ky do të duhet ti sjellë Francës atë që presidenti nuk arriti t’ja sjellë për 7 të vjet.
Në se asnjë nga këto nuk ecën, Presidenti duhet ë japë dorheqjne dhe përgjegjësia është shumë e madhe!
Shkrirja e Parlamentit e ka dobsuar shumë Francën
Anexe:
Nuk duhet harruar se : Fronti i ri republikan fitoi pour Bashkimi Kombetar LR u votua nga 10 milion zgjedhes.
I – Partia Komuniste dhe Melonshon propozuan –Huguette Bello, presidente e këshillit rajonal të ishullit Réunion, departament francez. U hodh poshte nga partia socialiste e cila u terhoq nga propozimi i kryetarit te saj Olivier Faure, president i PS për të avancuar kandidaturen e Laurence Tubiana, PhD e ekonomise.
II –Laurance Tubiana, u hodh poshte nga Franca e Panështruar e Jean Luc Melenshon, që ndaloi përpjekjet për të zgjetur një kandidat për KM deri sa të zgjidhet kryetari parlamentit Frances.
Do te kete dy raunde me shumice absolute dhe i treti raund me shumice te theshtë
Të paktën, tani gjërat janë të qarta: duke parë mesazhet e ndryshme të dërguara nga deputetet e Frances se pa nenshtruar LFI gjatë njëzetekatër orëve të fundit, lëvizja mélenchoniste nuk ka asnjë qëllim të luajë kolektivisht, madje as ndoshta të qeverisë. Kandidatura shumë interesante e Laurence Tubiana për postin e Kryeministres, e propozuar nga socialistët, ekologjistët dhe komunistët, u refuzua ashpër nga të panenshtruarit, dhe veçanërisht nga Sophia Chikirou që akuzoi këtë ekonomiste dhe diplomate se është shumë afër François Hollande dhe Emmanuel Macron-it.
Të shtunën mbrëma, socialistët nuk u treguan shumë më të hapur duke refuzuar kandidaturën e presidentes së këshillit rajonal të Reunionit, Huguette Bello, e propozuar nga komunistët dhe të panenshtruarit (papërkulurit). Socialistet kishin pranuar të tërheqin kandidaturën e Olivier Faure, president i PS për të avancuar atë të Laurence Tubiana, më konsensuale, por kjo nuk mjaftoi. Duke vazhduar të refuzojnë në parim të konsiderojnë çdo kandidaturë për Matignon që nuk vjen nga vetë ata, të panenshtruarit (papërkulurit) provojnë se do të preferonin të kalonin këtë periudhë pas-legjislative për t’u përqendruar më mirë në presidencialet që synon kandidatyren e Jean-Luc Mélenchonit per president.
Qeveria e ardhshme është e sigurt që do të ketë vështirësi për të qeverisur, arsyetimi i liderit të papërkulur është “të vëmë bast për 2027”. Duke mos përfillur dëshirat e një pjese të mirë të zgjedhësve të Frontit të Ri Popullor, duhet të gjendet një Kryeministër megjithatë, dhe nëse e majta nuk arrin të bashkohet dhe të bjere dakord për një emër të përbashkët – siç duket e gatshme të bëjë për presidencën e Asamblesë Kombëtare – ajo do t’i ofrojë një propozim te pa kundershtueshem kreut të shtetit i cili, në “letrën e tij për francezët”, propozi javën e kaluar të ndërtonte një koalicion ku qendra, pra ai vetë, do të ishte padyshim boshti. Është koha që liderët e majtë të mbledhin mendjen dhe të tregojnë më në fund se janë në nivelin e pritshmërive dhe shpresave të zgjedhësve të tyre. Franca ne buze te gremines…
@klarabudapost