Dy gra të jashtëzakonshme në origjinë të hymnit te Nënë Terezës

New York City 26 mars, 2016

“Valsi Hyjnor” në koncertin e Town Hall

Është domethënëse që dy gra janë të ngërthyera në suksesin e  Valsit Hyjnor: Dijana Toska që e inicioi hymnin dhe Diva Inva Mula që e interpreton mrekullisht atë.

Interpretimi i Valsit Hyjnor, në New York vinte menjëherë pas konfirmimit nga Vatikani se hymni i Nënë Terezës, krijim totalisht shqiptar, do të interpretohet në Ceremoninë e Shënjtërimit në Selinë e shenjtë në Romë, me 4 shtator nga vetë Diva shqiptare dhe artistët shqiptarë. Ky lajm i  emocionoi spektatorët dhe e ngriti sallën në këmbë! Diva shqiptare me bujari i nderoi iniciatoren hymnit intelektualen Dijana Toska për vizionin e saj në këtë realizim.

 

“Valsi Hyjnor” me fjalët e zemrës së nënë Terezës në letrën e Lamtumirës drejtuar së jëmës nga anija që e çonte prej Irlande në Kalkuta kompozuar nga kompozitori e pianistit Genc Tukiçi bazuar mbi një temë të Lorenc Antonit u prit me shumë entuziazëm nga një sallë e ngritur  në këmbë.

Që në notat e para ndjehej menjëherë që hymni ka një lajtmotiv shqiptar dhe prej zërit magjik të Inva Mulës, emocionuese e fuqishme dhe dinjitoze në skenë, ky hymn merr një vlerë të veçantë. Duket se ështa natyra e brendëshme dhe e veçanta e gruas shqiptare që, në sytë e mij, merr jetë prej tij, natyra e nënës metaforike të edukuar në një kulturë, patriarkale, le të mos e fshehim, por një e keqe, që shfaqet si premisa e krijimit të femrës së  jashtëzakonshme shqiptare, dy prej të cilave janë edhe vetë Inva e Dijana.

Femra shqiptare, në këtë hymn e ka tërësisht fjalën!

Vetë Dijana Toska më kishte impresionuar për kurajon dhe forcën kur si pjesë e shtypit të huaj vizitova për here të parë Shkupin në vitin 1995. Gazetarja shkupiane atëkohë korrepondente e zërit të Amerikës e inicioi e vetme idene dhe u ndihmua me pas edhe nga autoriteti katolik në Prishtinë, ajo do ta realizonte prodhimin e “Valsit Hyjnor”. Nuk ishte pa vështirësi, por edhe ajo – grua shqiptare – nuk do të dorëzohej lehtë!

Po para suksesit, në fillim, a nuk ishte edhe vetë Inva trupvogël por e vendosur, që mbërriti në perëndim me asgjë përveç dëshirës për të nisur karrierën e saj? Ajo arriti në shumë pak kohë të ketë sukses dhe jo vetëm në muzikën operistike por edhe në interpretime moderne sikurse ne kolonën zanore të filmit ” The five element”.

Së bashku me shënjtërimin e Nënë Terezës, konfirmimi që Vatikani e ka miratuar tashmë interpretimin e Valsit Hyjnor me tekst të Gonxhe Bojaxhiut, gjatë Ceremonies së shenjtërimit të Nënë Terezës është paksa edhe konsakrimi i Nënës Shqiptare, në kuptimin metaforik të fjalës.

“Valsi Hyjnor” do të interpretohet ditën e shënjtërimit të nënë Terezës më 4 shtator 2016, dhe këtë interpretim do ta bëjë pikërisht Diva Shqiptare Inva Mula e shoqëruar nga artistët shqiptarë. Hymni i shentores shqiptare dhe lajmi se ky hymn do luhet e interpretohet në Vatikan u dha një kënaqësi të Veçantë spektatorëve shqiptarë në New York!

Ky artikull u ribotua edhe nga  Zhurnal