Dr. Shpresa, shpresa e fëmijëve autistë

Gjithshka filloi në atë që do të ishte dita më e trishtë e jetës së saj, kur djali i vëtëm diagnostikohet me autizëm. Fillon pastaj një odise e gjatë : «  jeta ime dhe e familjes sime, ka kaluar në një rrugë të gjatë të mbushur përplot me vështirësi dhe vetmi.” A ka mundim më të madh për një nënë e aq më tepër e profesionit të mjekut, tek diagnostikon se fëmija e saj vuan nga diçka që do të jetë vështirësisht e riparueshme, ose e pariparueshme! A ka vuajtje më të madhe në këtë botë ku sot gjithshka është informacion dhe teknologji por fëmija e juaj nuk reagon as me më të thjeshtën: fjalën? Fytyra e saj merr gjallëri tek sensibilizon gratë e mbledhura për nje fond raising: “…autismi nuk është fatalitet – po injoranca është”!

Klara Buda
Shpresa Xhakli foto Klara Buda

Fort Lee, NJ, 31 janar 2016.

Në ndihmë të fëmijëve me autizëm Shpresa Xhakli ka gjetur misionin e saj. Presidentja e shoqatës së fëmijëve autiste dhe mjeke në profession i kushton këtij aksioni gjithë kohën e saj nga këshillimi i prindërve që i kërkojnë ndihmë tek hapja e qendrave për fëmijët autistë në Kosovën e saj dhe së fundi me objektiv që të ndihmojë edhe në Shqipëri.

A ka mundim më të madh për një nënë e aq më tepër e profesionit të mjekut, tek diagnostikon se fëmija e saj vuan nga diçka që do të jetë vështirësisht e riparueshme, ose e pariparueshme! A ka vuajtje më të madhe në këtë botë ku sot gjithshka është informacion dhe teknologji por fëmija e juaj nuk reagon as me më të thjeshtën: fjalën? Fytyra e saj merr gjallëri tek sensibilizon gratë e mbledhura për nje fond raising: “…autismi nuk është fatalitet – po injoranca është”!

“Gjate rrugëtimit të zhvillimit akademik të djalit tim, unë nuk kam qënë asnjëherë e qetë. Arbeni jeton tani në një shtëpi për persona me aftësi të kufizuara ku ka mbikqyrje 24 orë. Pas këtij vendimi të rëndësishëm unë kam bërë paqe me vehten time se këtej e tutje Arbeni im, do të jetë gjithmonë i njejti.” Atëher ajo dëshëron të ndihmojë fëmijë të tjerë. Trishtimi i Arbenit që puna e saj nuk e nxorri dot prej autizmit zhduket nga sytë e saj tek flet për fëmijët e tjerë, që puna e saj e kulifikuar i ka nxjerrë nga vetmia e autizmit. Duket se Shpresa ndjehet nënë e vuajtur për ata fëmijë që ende vuajnë autismin, dhe nënë e lumtur për ata që puna e saj i ka nxjerrë nga bota e heshtjes. Sytë e saj e humbin melankolinë tek flet për atë lockën e vogël që dikur tmerronte prindët e sot është i pari në matematikë. Në rrugëtimin e saj drejt Mjekes së sigurtë që ajo është sot, që e di se cfarë dëshëron ajo tregon se ecurinë e saj nuk ishte e lehtë. I mposhti barrierat dhe vështirësitë me prindët shpesh të kompleksuar e që në vend ti ndihmonin i fshihnin fëmijë e tyre duke i burgosur ata më shumë në vetminë e tyre. Kështu erdhi edhe përmbysja e situatës: në fillim prindët që takonte në Kosovë i fshihnin fëmijët e tyre, sot prindët i shkruajnë dhe i kërkojnë ndihmë.

Fytyra e saj merr gjallëri tek sensibilizon gratë e mbledhura për nje fond raising: “autismi nuk është fatalitet – injoranca është”, shprehet ajo.

Aksioni e saj  për edukimin dhe ndergjegjësimin e njërëzve në Kosove filloi në vitin 2009 me vizitën e  shkollave në Prishtinë në Mitrovicë, e në Pejë. Më pas në Prizren, në Podujevë, në Skënderaj dhe në fund një shkollë fillore në Han të Elezit. Që nga ajo kohë është shtruar një rrugë e gjatë, nga seksioni mbi autizmin në strukturat qeveritare në Kosovë tani për të ka një përgjegjës në çdo komunë.

Asaj i shkrujanë tanimë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria. Më kanë kontaktuar nga qyteti ku kam lindur: “…duhet edhe ne të na ndihmosh, nga Fieri…  dhe unë nuk mund të refuzoj të ndihmojë fëmijët edhe atje. Por shpesh vendimet vonohen, dhe vullneti e dëshira e saj e madhe ndesh në heshtjen e institucioneve lokale, po duhet të votojë kuvendi…e kjo po vonon…”  Por ajo nuk dorzohet, fondet që mungojnë atje, ajo i gjen këtu në Amerikë, pak nga pak, gurë-gurë bëhet mur. Këtë mbasdite të tridhjetë e një janarit 2016, ato janë disa dhjetra, ardhur aty, në Fort Lee të New Jersit, dikush me një ëmbëlsirë, dikush me një libër, nëna dhe vajza shqiptare shqiptare që besojnë tek Shpres dhe dëshërojnë ta mbështetur aksionin e saj. Ana, Sanela, Blerta, Vera, Lulja, Njomza, Mary, Eriona, Miranda, disa e kanë dëgjuar  autizmin për herë të parë nga historia personale e Shpresës, por tani ato nga besimi tek përkushtimi dhe intergriteti i Shpresës, ato e kanë bërë kauzën e tyre. Për këtë mbremje të ftohte të janarit 2016, çifti Xhakli ka hapur shtëpinë e tij e vetë Shpresa i ka përgatitur të gjitha specialitet e pëlqyera nga shqiptaret, nga bakllavaja tek buka e misrit. Në këtë gosti të shtruar për të ndihmuar fëmijët me autizëm ndjehet se të gjithë të pranishmit janë një me Shpresën dhe me aksionin që ajo ka ndërmarrë. Në Prill ajo do të fluturojë sërish drejt Kosovës e do të marrë me vete aparaturat e reja për qendrat e fëmijëve autiste, që Shpresa i blen dhe i trasporton vetë. Për të ndihmuar blerjen e këtyre materialeve ndihmon edhe kjo mbasdite mbledhje fondesh. “… do të ishte bukur të kishte të tilla më shpesh” e inkurajojnë Shpresën të pranishmet.  Ato janë gra të thjeshta, të cilat punojnë nganjëherë dy punë të plota, por megjithëse çdo centimë e fitojnë me sakrificë, ata e gjejnë kohën të ndihmojnë sipas mudësive të tyre.

E nga humanizmi e bujaria e njërzve të thjeshtë, ku shpesh fillon një aksion i madh, do të duhet të ndjekin ndihmat shtetërore për ngritjen e strukturave në ndihmë të fëmijëvë autistë. Dr Shpresa Xhakli është në origjinë të hapjes të disave prej tyre, madje ajo ka inicjuar edhe specializimin e psikologeve të reja kundrejt autizmit dhe sindroni Down. Por strukturat e specializuara me personel të specializuar do të duhet që të jenë të pranishme e të shtrihen në çdo qytet, shkollë, në çdo fshat. Ky aksion ka nevojë për më shumë mbështetje, dhe gratë e vajzat e mbledhura këtë mbasdite në Fort Lee kanë besim në simotrën e tyre, Dr. Shpresa është shpresa e fëmijëve autistë.

 

IMG_0481

Mbremja e mbledhjes së fondeve të fëmijëve autistë klarabudapost

Foto klarabudapost

Mbledhje  fondesh për fëmijët autistë, në shtëpinë e Shpresa e Rexh Xhakli, 31 janar, 2016

Shpresa Xhakli- foto kurtezi Mary Tafilaj

Foto kurtezi Mary Tafilaj

Nëse dëshëroni të ndihmoni këtë aksion në ndihmë te paisjes së qendrave të autizmit në Kosovë ju mund të kontribuoni në:
Emri i llogarisë AUTIZMI
Numri i llogarisë 1181001750000110