Sokrat Habilaj
Sokrat Habilaj, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me profesion ekonomist, lidhjet me letërsinë i ka që në rininë e tij, por në veçanti ai është aktiv në lëvrimin e letërsisë, pas vitit 90-të.
Ka botuar në vijueshmëri poezi, prozë artistike, artikuj kritik dhe publicistikë. Mes botimeve të tij përmendim, vëllimin poetik, “Të kisha thënë për lotin”, romanin “Shpirt i trazuar gruaje”, si dhe dy romanet e tij, “Rrëfimi i një nëpunësi” dhe “Shënime nga provinca”, botuar për një periudhë dy vjeçare në shtypin e përditshëm shqiptar.
Ai është i pranishëm në shtypin e përditshëm shqiptar, ku deri tani ka botuar dhe vazhdon të botojë qindra artikuj, ndër të cilët edhe kritikë letrare.
Në vijim është në prag të botimit të një vëllimi të ri poetik si dhe të romanit, “Më duaj kur të mos jem më”.