Nehas Sopaj
Nehas SOPAJ është poet, prozator, kritik dhe Profesor i gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Katedrën e Albanologjisë në Universitetin “ Saints Cyril and Methodius” në Shkup.
I lind më 19 Korrik 1954 në Sllupçan të Kumanovës, FYROM. Filloi si asistent me 1979 dhe sot në gradën më të lartë, atë të Profesorit. Ai është Doktor i Shkencave Sociologjike të këtij Universiteti dhe ka mbrojtur temën “Rrëfimi në romanin monologjik shqiptar”.
Për shumë vite ai ligjëron lëndën Letërsi e Sotme Shqipe dhe Letërsi shqipe për fëmijë, kurse si lëndë e perzgjedhur jane Poezia shqiptare dhe Romani shqiptar.
Profesor Nehas SOPAJ e ka filluar aktivitetin e tij krijues qe ne femijeri. Në shkollën e mesme (Ish-Jugosllavi) ai zë vendin e parë në për disa konkurse letrare me çka shpejt bie në sy duke u afirmuar në përmasa gjithëjugosllave duke u përkthyer dhe futur në lekturë shkollore shumë i ri. Si maturant më 1973, ai boton dy vëllime poetike : Këngët e blerta në Shkup dhe e Algje, në Prishtinë. Vlen të shënohet libri Të fala prej hënës, një kërcim syrealist, një risi që u shqua sepse polarizoi kritikën letrare të kohës.
N. Sopaj më vonë shkruajti prozë të shkurtër, tregime e novela, për të vazhduar më tutje, edhe me romanin dhe dramën.
Paralelisht me letërsinë e pastër, ai heret fillon të merret edhe me kritike letrare mbi letërsinë e sotme shqiptare. Nga librat më të dalluara të autorit, sot mund të konsiderohen dy zgjedhjet nga gjithë opusi poetik me titull Alga e dalë nga deti (2001) dhe Larg (2009), nga të cilat duhet të theksohet se e para u fut në proektin shtetëror, duke u përkthyer në gjashtë gjuhë të botës, prej nga deri tani u botuan anglisht dhe maqedonisht, dy vëllimet me tregime Letër Lirijes (1987) dhe Në fund të Akeronit (1993), dy romanet – Fluturimi mbi Sllupçan (1997, 2007) dhe Unaza e humbur (2003). Nga kritika letrare dhe eseistika e autorit Nehas Sopaj, duhen shquar veprat: Paralelet letrare, me dy studimet – Rrëfimi në romanin shqiptar dhe Purolirika shqipe (1998), Individualitete letrare 1 – Beqir Musliu (2007) dhe Individualitete letrare 2 – Teki Dërvishi (2013). Si antologjist, N. Sopaj është autor i veprës Antologjia e poezisë së pastër shqipe (2002) dhe tekstit universitar Letërsia për fëmijë (2000, 2007).
Përveç poezisë dhe Prozës, ai ka lëvruar edhe perkthimin, atij i dedikohen një numër përkthimesh nga kroatishtja dhe maqedonishtja në shqip si Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë, përkthim nga kroatishtja, Rilindja, Prishtinë 1985. Antologjia e poezisë erotike maqedonase, përkthim nga maqedonishtja, Flaka, Shkup, 1985. 1987, Përralla për peshkun dhe peshkatarin, përkthim nga maqedonishtja në shqip, Mislla, 1988. fq.52. 12. B. Bojaxhiski: Lulet e para, përkthim nga maqedonishtja, Makedonska kniga,1988,fq. 120