Paris, le 7 juin – Seria “demokracie pour les nuls”
Intolerancë ndaj qeverisë illegjitime Hoti ? ose Koncepti i tolerancës së volteriane ka dy anë !
Shumica e manipulimeve bëhën të mundur nga përdorimi i shtëmbëruar i disa parimeve të njohur universale. Ai bëhet doemos nga sharlatanët dhe ne kemi shumë të tillë për shkak të padijes, dua ta besoj këtë eventualitet, sepse në rastin e padijes shtrëmbërimi i parimeve bëhet pa dashje, nga padia, pra nuk bëhet e qëllim.
Mora shkas nga një thirrje për tolerancë ndaj qeverisë Hoti, duke evokuar si arsye për këtë, tolerancën volteriane.
La ta nisim nga citimi i plotë i parimit. Parimi i tolerancës së Volterit nuk ka asgjë të bëjë me tolerancën kristiane asaj sipas të cilës Krishtin e godisin në një faqe dhe ai kthen faqen tjetër, pra predikon faljen në çdo rast. Koncepti i tolerancës së Volterit ka dy anë, ai është tolerant për atë katgori që ai e quant të tolerueshme por është intolerant ndaj intolerantes! Dhe është pikërisht kjo e dyta që e ka bërë tolerancë Volteriane universale, pikërisht sepse ajo është racionale dhe jo e imponuar në çdo rast.
Cila është e patolerueshmja në qeverinë Hoti?
E patolerueshme është shkeljë e democracisë në një sistem që e don veten demokratik. Demokracia prekonizon që një parti ose koalicion mban premtimet për të cilat ka ardhur në pushtet, ( që nënkupton se edhe ka shumicën e votave). Në rastin e qeverisë Thaçi ( në shfaqje, Mustafa Hoti) i kemi këto dy shkelje dhe një të tretë kushtetuese, këtë te fundit për arsye redaksionale, nuk po e trajtojmë këtu.
Le të shënojmë një prej premtimeve, një prej më të rëndësishmëve : reciprocitetin ( që është evident në mardhëniet mes shteteve aq sa të mos përmendet fare, por që bëhet primordial për Kosovën dhe Serbinë sepse kjo e dyta nuk e njeh të parën.)
Reciprociteti qendron në bazë edhe pse qeveria pararendëse Haradinaj ra pikërisht pasi vendosi taksën 100%, (nuk dua të vlerësoj këtu ishte apo jo e drejtë kjo taksë në kushtet e Sërbisë, por e marr si kushtin egzistues që çoi mbajtja e saj kundër kërkesës serbe, çoi në zgjedhje ). Megjithëse Haradinaj dha dorheqjen për « gjë tjetër » (kjo është hollësi dhe jo hollëri – sepse Haradinaj u thërit nga gjykata speciale) Është hollësi pasi Haradinaj ka dalë i pastë, dhe jo hollësi sepse nënkupton një tjetër parim universal : politikanët e papastër janë të shantazhueshëm dhe përfundojnë të shkelin intersin e Kosovës për të shpëtuar lëkurëne tyre.
Po le ti kthehemi atyre analizave të cilat mund ti bëjmë pa gjykatat, pasi ato i kemi të blera. Koalicioni VV-LDK u be mbi parimin e reciprocitetit i cili gjithashtu është universal për shtetet sovranë.
Nën presioni e të dërguarit të posaçëm, (të një administrate amerikane që ka çuar në një protestë ‘I can’t breathe’ anembanë Ameikën) ndryshon qendrim, pra ndryshon rregullat e lojë në mes të lojës dhe heq dorë nga reciprociteti. Nuk mund të lëmë pa nënvizuar background-in që e bën gjithë këtë të mundur, kapaciteti për pression të njeriut të fortë të çlirimtarëve, presidenti aktual.
Të pranosh heqjen e riprocitetit si kusht për të dialoguar si një shtet sovran është absurde. Kjo pasi si fillim heq cilësinë bazike në mardhëniet mes shteteve sovranë : reciprocitetin. E thënë me fjalë të tjera, për ata që vazhdojnë të bëjnë me qëllim idiotin, është të pranosh të hysh në një ndeshje e më parë të heqësh mburojën, në një kohë kur tjetri është veshur me armurë nga koka te këmbët, pra der në dhemb.
Për të bërë të mundur këtë ndeshje të pabarabartë me Sërbinë LDK-ja largoi partinë fituese të zgjedhjeve dhe thiri listën serbe dhe opozitën ( pra ata që bëjnë idiotin, thirën partitë që humbën zgjedhjet, për të bërë qeverinë e re. Jo se ka ndonjë pargjykim për listën serbe në përgjithësi (prania e saj është në shërbim të diskriminimit pozitiv të pakicave dhe për këtë arsye në parim demokratike), por se kjo e sotmja vjen pas vrasjes se Olivier Ivanoviçit, politikani që u eleminua pikërisht sepse kërkonte integrimin e veriu të Mitrovicës në shtetin e ri të Kosovës.
Kjo vrasje është kryer – siç ka treguar hetimi – nga vetë rregjimi i Vuçiçit, i cili tani mbështet politikanët që punojnë për ç’integrimin e veriut nga Kosova dhe integrimin e tij në Serbi. Dihet se nga ky ndikim i Beogradit zyrtar, historikisht parlamenti i Kosovës e ka pasur të vështirë të marrë donjë vendim –qoftë edhe për krijimin e ushtrisë tij. Lista serbe që drejtohet nga interesat e Beogradit, dhe jo çdo listë serbe me përkufizim, çka do të ishte paragjykuese. Dhe kjo listë ( jo e zgjedhur por e imponuar nga parimi i diskriminimit pozitiv të pakicave) mund të prishë në çdo çast qeverinë Hoti, nëse vendimet e saj nuk përputhen me kërkesat e Beogradit. Pra de facto kjo qeveri shënon sovranitetin e Beogradit ndaj Kosovës, që me krijimin e saj. E vulosi këtë me heqjen e reciprocitetit si aktin e parë të saj, që përpos bëhet në periudhë pandemie.
Kjo është arsyeja pse parimi i tolerancës universale volteriane, që është intolerante ndaj intolerancës, është e zbatueshme këtu pikërisht, dhe jo toleranca e thjeshtë !
Ja pra pse ndermarrja e funksionit të KM prej Hotit, e ka ekspozuar atë kundrejt kritikave të gjeneralizuara dhe e bën atë të urrehet në përmasa patologjike. Të gjithë ata që e marrin në mbrojtje, në emër të tolerancës, hyjnë në batakun e madh të sharlatnëve, pikërisht pasi Volteri nuk ka prekonizuar kurrë tolerancë ndaj çdo akti, sikurse feja kristiane.
Ja pse për të gjithë ata që e njohin historinë e Kosovës dhe zhvillimet fundit politike në vend, qeveria e Hotit është e palegjitimtë.
Në këtë analizë, u morra vetëm më një shkelje, atë të reciprocitetit. Në emër të intolerancës volteriane kundrejt intolerantes : shkelja e parimit të reciprocitetit, parim bazë i mardhenive të shteteve sovranë. Nënkuptohet se parimit universal : drejton ajo qeveri që ka votën e popullit, dhe që është shkelur, është në sfond, por i pranishëm në arsyetimin tim.
Por do të mjaftonte një fjalë : e drejta e viktimave për të mos falur, e artikuluar nga filozofi bashkëkohor francez Jacques Derrida për të evituar të gjithë arsyetimin e bërë më lart për reciprocitetin. Le të nënvizojmë se asnjë shtet serb nuk i ka njohur dhe nuk u ka kërkuar falje viktimave (i vetmi që tentoi ta bënte ishte KM Xhinxhiç i cili u ekzekutua) dhe se në Beograd për fat të keq nuk kemi një pushtet të emancipuar, por krerët e qeverisë aktuale të Serbisë Vuçiç dhe Daçiç kanë qënë pjestarë të regjimit të Milosheviçit. Pushteti aktual serb është kundërshtuar nga vetë forcat progresiste serbe, pra në fund të ditës nuk kemi të bëjmë ma një qeveri që gëzon legjtimitet por është e kontestuar nga vetë populli serb. E nëse edhe në Kosovë ndonjë e quan veten intelektual, dhe nuk i njeh këto fakte dhe analiza evidente, kjo dhe pikërisht kjo është shqetsuese dhe jo kundërshtia( intoleranca neEse doni) me arsye që ka shkaktuar qeveria Hoti. Si edhe kundërshtia që shkakton personaliteti i këtyre intelektualëve, të llojit të Isa Mustafës dhe Abdullah Hotit, që sillen si marioneta në duart e Presidentit nën presionin e të dërguarit të poasaçëm amerikan. Ky i fundit, sa për të qënë objektiv, ka shkaktuar kundërshti gjatë misionit të tij të diplomatit në Gjermani.
Është e vërtetë, siç thonë këta mbrojtës që bëjnë thirrje për tolerancë ndaj qeverisë Hoti, se dëmet vijnë nga intelektualët janë nga më të mëdhatë dhe madje më vdekje prurëset, por harrojnë të shënojnë se kjo be’het pikërisht në mungesë të ndershmërisë intelektuale ( që shpaloset me pranimin e të vërtetave objektive të parashtruara më lart).