BOTË E VOGËL
I ngushtë djepi, tamam si bujashkë,
Rrugët dhe stacionet në pritje,
Të ngushta shkallët për t’u ngjitur lart,
A radhët ku blen bukën e përditshme.
E shkurtër kafja që pi në mëngjes,
Gjysmake puthja, dhënë te dera,
Merë në telefon, pritet në mes,
Pip…pip…pip. Bli ca fjalë të tjera!
I ngushtë dhe qielli fshehur në re,
Dhe hëna e rrudhur si një gogël,
I ngushtë dhe varri mbuluar me dhé…
Gjithçka me pakicë! Botë e vogël!