Ku ndodhesh k’të mëngjes
I ëmbli zogu im ?
Kjo dritë e bardhë që derdhet,
Ky qiell pa mbarim,
I vogël po më duket
Pa tendin përqafim.
Ulur mbi dorën time
E nise fluturimin
Të hodha vet’ drejt qiellit
Me vete veç bekimin.
Zbulo nga bot’ e madhe
Ç’të jep kënaqësi,
Dëgjo veç zemren, Zemër,
Dhe ji vetvetja: TI!
Kaq shumë desha, o bir,
Që lart te fluturosh
Ndalo vetëm një çast,
Mamin ta përqafosh !
p.-s Përqafimi si metaforë e konsultimit dhe e marrjes në konsideratë të ideve!