Paris, le 29 Mai 2022
Bir
Ku ndodhesh k’të mëngjes
I ëmbli zogu im ?
Kjo dritë e bardhë që derdhet,
Ky qiell pa mbarim,
I vogël po me duket
Pa tëndin përqafim.
Ulur, mbi dorën time,
E nise fluturimin,
Të hodha vet’ drejt qiellit,
Me vete veç bekimin.
Kaq shum’ desha, o Bir,
Që lart të fluturosh !
Ndalu vetëm një çast,
Të më përqafosh !
©klara buda, New York, 2016