Atdheu të mungon për varret!

Nga largësia mund të nis
veç një lamtumirë të pezullt.
Atdheu të mungon,
edhe nga lamtumirat e nisura prej ekranit,
nga Hije Lamtumirat.

Klara Buda

Në atdheun tim
lozin me vdekjen!
E të hedhin dhe,
para se trupi të lëshojë
aromën e fundit të jetës.
Gjetiu,
pritja bëhet rit,
dhe koha shtrihet
si një mantel i rëndë mbi dhimbjen.
Sot desha t’i them lamtumirë
një miku të vjetër
që e sfidonte vdelkjen.
Nga largësia mund të nis
veç një lamtumirë të pezullt.
Atdheu të mungon,
edhe nga lamtumirat e nisura prej ekranit,
nga Hije Lamtumirat.
E megjithatë,
Virtualja e fsheh humbjen
në kufirin e përjetësisë, si një ngushëllim…
Dhe loja me vdekjen
kthehet ngadalë
në lojën e jetës.
Atdheu të mungon,
për varret,
E kam thënë gjithmonë,
edhe më shumë për varret!

 

 

Në atdheun tim

Në atdheun tim
lozin me vdekjen!
E të hedhin dhe,
para se trupi të lëshojë
aromën e fundit të jetës.

Gjetiu,
pritja bëhet rit,
dhe koha shtrihet
si mantel i rëndë mbi dhimbjen.

Sot desha t’i them lamtumirë
një miku të vjetër
që e sfidonte vdekjen,
që i buzëqeshte hijes
dhe ia kthente errësirës fjalën.

Nga largësia mund t’i nis
veç një lamtumirë të pezullt,
një fjalë që digjet në ekran,
një shenjë që s’e prek dot dorë njeriu.

Atdheu të mungon,
nga lamtumirat e nisura prej ekranit,
nga hije lamtumirat
që s’kanë trup,
veç zë,
veç kujtim.

E megjithatë,
virtualja e fsheh humbjen
në kufirin e përjetësisë,
si një ngushëllim që rri pezull
si yll i largët,
si dritë që s’shuhet.

Dhe loja me vdekjen
kthehet ngadalë
në lojën e jetës.

Atdheu të mungon,
për varret,
e kam thënë gjithmonë,
edhe më shumë për varret!

Copyright Klara Buda

Nuk lejohet botimi pa cituar Klarabudapost™. Të gjitha të drejtat të rezervuara!


✍️ copyright Klara Buda

version française 2 – i rishkruar me te njejten ide :