KOSOVA DASHURIA IME II

Dëshmia e avokates dhe nënës heroike, Nekibe Kelmendi, kësaj intelektualeje, e cila me kurajon qytetare dhe humane  më kishte mrekulluar sa herë që e kisha intervistuar për RFI-në, eshte lapidare. Thjeshtësia e saj për të mos tërhequr asnjë madhështi nga ajo që i ka ndodhur familjes së saj por duke qenë e respektuar e plot admirim për çdo grua që punon, më kishte imponuar respekt per këtë grua të rrallë.


II Përshëndetja e Nënës 

Vrasja e Bajram Kelmendit me dy djemtë…

« Avokatja Nekibe Kelmendi, nëna që humbi mizorisht dy djemtë dhe të shoqin. Më i vogli i dy djemve, Kushtrimi ishte vetëm 16 vjeç. » « Më 28 mars…m’i lejuan vetëm 5 minuta në shtëpi. I shikova mirë që të tre, i preka një nga një, ua numërova plumbat …Kjo ishte përshëndetja ime me ta… tani i kam në sallon dhe nuk ka ditë që të mos përshëndetem me ta, t’u them mirëmëngjes dhe ditën e mirë ! Edhe kur kthehem i nderoj përsëri. Ua uroj festat, i përqafoj fotografitë. Mirëpo, kur e di pse kanë shkuar, unë gjej forcë për të vazhduar punën e Bajramit… »NK

Dëshmia e avokates dhe nënës heroike, Nekibe Kelmendi, kësaj intelektualeje, e cila me kurajon qytetare dhe humane  më kishte mrekulluar sa herë që e kisha intervistuar për RFI-në, eshte lapidare. Thjeshtësia e saj për të mos tërhequr asnjë madhështi nga ajo që i ka ndodhur familjes së saj por duke qenë e respektuar e plot admirim për çdo grua që punon, më kishte imponuar respekt per këtë grua të rrallë.

I përkedhela vetëm me sy… 

Vrasja e pesë djmeve të Nënë Zojës

Vdekja e fëmijës është drama më e tmerrshme për një nënë po ç’mund të jetë vdekja e dy, tri dhe pëse fëmijëve në një ditë? Kjo i ndodhi Nënë Zojes, 69 vjeçare, 5 djemtë ia vranë në një ditë. «E ktheva kokën disa herë t’i shihja, t’i përkëdhelja, të paktën me sy. Gjergji, i vogli, u shkonte pas… Tani, kur gjej fuqi shpirtërore, shkoj në varreza, ndjehem e dërrmuar… »Nënë Zoja

Original language of this paper is in Albanian