KOSOVA DASHURIA IME III

 Do të duhej një grua për t’i ndjerë thellë vuajtjet e simotrave të saj ! Vështrimet e mbyllura dhe sytë e trishtë të dhjetra nënava të kombit !

Klara BUDA

Dhimbje mbi dhimbjen: Dhunimi (dh…dh…dh)

Drama e dhunimit është drama më e madhe që ka vuajtur shoqëria Kosovare, por fati i femrave të dhunuara është mbyllur nganjehere përgjithmonë dhe të duket se askush nuk ka forcë ta tejkaloj këtë tabu me kaq shumë dhimbje…

Nëna që jeton në stallë!

Fati i nënës që i biri (madje mësues) e ka katandisur në nivelin e kafshës është dhimbja vetë, është personifikimi i një shoqërie maskuliste e të prapambetur që udhëhiqet nga tabutë. Një shoqëri për të cilën femra është objekt…për të cilën femra nuk është një shoqe jete e barabartë me burrin…

Të bije në sy se nuk ka asnjë dëshmi në vetën e parë.

” Një ide e qartë,  pasi më parë duhet një punë edukuese kryesisht me faktorin mashkull…”

 Do të duhej një grua për t’i ndjerë thellë vuajtjet e simotrave të saj ! Vështrimet e mbyllura dhe sytë e trishtë të dhjetra nënava të kombit !

P.-s

Klara Buda, gjate luftes se Kosoves ka qene kryeredaktore dhe shefe e sherbimit shqip te Radio France Internacionale në Paris. Ne vitin 1998, ajo inicioi peticionin e intelektualeve franceze kunder pastrimit etnik ne Kosove.

Analiza te bazuara ne faktet e librit me reportazhe si “Histori të tmerrit 1998 – 1999”, Sanije Gashit, dëshmi e vyer e rezistences femërore! Ky Liber ështe një përkulje, një omazh para këtyre heroinave të dhimbjes,  një dekoratë e denjë në gjoksin e tyre.

Original Language of this paper is in Albanian