Paris, 16 shkurt 2025
Albert Ajnshtajni pohonte: “Nuk mund të zgjidhim problemet e së nesërmes me mënyrën e të menduarit të sotme.” Kjo thënie thekson një problematikë qendrore në edukim: A duhet të privilegjojmë një arsim të bazuar vetëm në asimimilin e njohurive apo edhe në zhvillimin e kreativitetit? Ndërsa disa shkolla përqendrohen në transmetimin rigoroz të dijes, të tjera inkurajojnë mendimin kritik dhe risinë. Kjo dilemë reflektohet veçanërisht mes dy institucioneve prestigjioze në Francë: Shkolla Stanislas dhe Shkolla Alsacienne, dy dyja në Paris.
Shkolla Stanislas është e njohur për resultatet e saj akademike, për një qasje të rreptë me kërkesat e larta për dije, ndërsa Shkolla Alsacienne, përveç rezultateve akademike, fokusohet ne kreativitetin dhe në zhvilimin e mendimit kritik të nxënësve. Megjithëse të dy institucionet synojnë ekselencën, metodat e tyre pedagogjike ndryshojnë thellësisht në qasjen ndaj rezultateve akademike dhe inovacionit. Në një botë që ndryshon vazhdimisht, ku sfidat e së nesërmes mbeten të panjohura, aftësia për të imagjinuar dhe për të inovuar bëhet gjithnjë më e çmuar se thjesht përvetësimi i njohurive.
I. Kreativiteti: çelësi për të përballuar sfidat e së ardhmes
Ne u mësojmë fëmijëve atë që tashmë dimë, por si mund t’i përgatisim ata për të zgjidhur probleme që ende nuk ekzistojnë? Sfidat klimatike, zhvillimi i inteligjencës artificiale, ndryshimet ekonomike dhe sociale kërkojnë zgjidhje të reja. Memorizimi i dijeve nuk mjafton: ajo që do të sjellë ndryshimin është aftësia për të menduar ndryshe, “thinking outside the box” dhe për të sjellë risi.
Ndryshe nga dija, e cila kufizohet tek njohuritë ekzistuese, kreativiteti lejon eksplorimin e të panjohurës, eksperimentimin dhe shpikjen. Ai ofron fleksibilitetin intelektual të nevojshëm për t’iu përshtatur një mjedisi që është në evolucion të vazhdueshëm. Përballë sfidave si ndryshimet klimatike apo rritja e ndikimit të inteligjencës artificiale, nuk mjafton të zbatojmë zgjidhjet ekzistuese; duhet të krijojmë mënyra të reja të të menduarit dhe të vepruarit. Nëse duam që fëmijët të bëhen aktorë të së ardhmes, duhet t’i mësojmë ata të krijojnë, dhe jo vetëm të riprodhojnë.
II. Imagjinata si motor i përparimit
Kreativiteti bazohet në imagjinatë, në aftësinë për të ndërlidhur idetë dhe për të gjeneruar diçka të re. Është pikërisht kjo që ka mundësuar arritjet më të mëdha shkencore dhe teknologjike të kohêve moderne.
Ajnshtajni thoshte: “Imagjinata është më e rëndësishme se dija. Sepse dija është e kufizuar, ndërsa imagjinata përfshin universin, stimulon përparimin dhe bën të mundur evolucionin.” Kjo ide vërtetohet në të gjitha fushat:
- Galileo Galilei vuri në dyshim modelin gjeocentrik falë mendimit të tij vizionar.
- Marie Curie nuk aplikoi thjesht dijet ekzistuese, por eksploroi fenomene të panjohura.
- Steve Jobs nuk shpiku kompjuterin apo telefonin, por rishpiku mënyrën se si ti përdorim ato, falë një qasjeje inovative.
Këto shembuj tregojnë se dija e vetme nuk mjafton: aftësia për të imagjinuar mundësi të reja është ajo që mundëson çpikjet dhe përparimine shkencës.
Nëse imagjinata është në zemër të përparimit, si mund ta stimulojnë atë institucionet arsimore? Këtu qëndron ndryshimi midis qasjeve pedagogjike të Shkollës Stanislas dhe Shkollës Alsacienne.
III. Shkolla Stanislas vs Shkolla Alsaciene: dy vizione të edukimit
Jo të gjitha shkollat e favorizojnë në të njëjtën mënyrë kreativitetin. Disa privilegjojnë një transmetim klasik të dijes, ku suksesi matet përmes ekselencës akademike dhe performancës në provime. Të tjera mbështesin një qasje më të hapur, duke inkurajuar reflektimin dhe inovacionin.
Shkolla Stanislas është e njohur për mësimdhënien e saj të strukturuar dhe kërkuese, e përqendruar në rigorozitetin akademik dhe disiplinën intelektuale. Objektivi i saj kryesor është të krijojë një bazë solide të dijes, duke ndjekur metoda tradicionale që vlerësojnë asimilimin e njohurive.
Në të kundërt, Shkolla Alsaciene kombinon ekselencën akademike me lirinë intelektuale. Ajo i inkurajon nxënësit të zhvillojnë kreativitetin, të kultivojnë mendimin kritik dhe të eksplorojnë qasje ndërdisiplinore. Duke ofruar lëndë ku arti, muzika dhe filozofia zënë një vend të rëndësishëm, ajo u mundëson nxënësve të imagjinojnë, të eksperimentojnë dhe të krijojnë.
Ajo që i dallon në të vërtetë këto dy shkolla është qasja e tyre ndaj së ardhmes:
- Shkolla Alsacienne, gjith duke kultivuar ekselencën, favorizon zgjerimin e kureshtjes dhe imagjinatës, duke zhvilluar kështu mendje të lira, të afta për t’iu përshtatur dhe për të gjetur zgjidhje inovative për sfidat e së ardhmes.
- Shkolla Stanislas përqendrohet kryesisht në ekselencën akademike dhe formon nxënës të shkëlqyer brenda një kornize të strukturuar mirë. Përqendrimi i metodave të saj në asimilimin e njohurive nuk e stimulon aftësinë e nxënësve për të menduar jashtë kornizave të zakonshme, në të kumdërt e forcon atë.
Dija përbën një bazë thelbësore, por ajo evoluon vazhdimisht dhe duhet pasuruar me perspektiva të reja. Kreativiteti, nga ana tjetër, është një mjet i fuqishëm që lejon rrokjen më të mirë të së ardhmes. Në një botë ku sfidat e së nesërmes mbeten të panjohura, stimulimi i kreativitetit është mënyra më e mirë për të garantuar përparimin e shkencës dhe inovacionin.
Për një fëmijë që do të rritet në një botë në transformim të vazhdueshëm, edukimi nuk duhet të kufizohet vetëm në transmetimin e dijes, por edhe në kultivimin e aftësisë për të menduar ndryshe dhe për të inovuar.
Pikërisht për këtë arsye, zhvillimi i kreativitetit është sfida e vërtetë arsimore e shekullit XXI.
Dhe kështu, përballë pyetjes: “Cilën shkollë do të zgjidhnit për fëmijën tuaj?”, përgjigja imponohet vetë.