Sa praroi drita, përqafova agimin
Varur rreth supit të tij,
Vrapova.
Aq larg sa askush s’do t’më ndalonte,
Aq larg sa askush s’do t’ma pushtonte,
Agimin tim,
Blunë e mrekulluar,
E të pashijuar, as edhe një mëngjes.
Putha prarimin, flladin
E zbraza brengën, mallin
E laga syrin, mbresën
Dhe e rinova shpresën.
Me afshin tim,
Nën fantazinë time,
Sipas mënyrës sime.
Pa ata rregullin e paracaktuar,
Në idealet e imponuar.
Jetova mëngjesin tim të parë,
Qoftë kjo e mënçur a e marrë !
Në të u shkriva,
U bëra një me k’të mëngjes,
Qoftë ky i fundit,
Që i lirë do të më mbesë !
Jonufer Qershor 1984
English Version I STOLE THE MORNING
Albanian Version Newly Published
Kjo poezi është shkruar, një mëngjes, në një aksion rinie. Mesazhi is aj është i qartë, ai shpreh revoltën e autores kundër indealeve të imponuar dhe pushtimit të hapësirës individuale nga kolektiviteti…