Më ka marrë malli për veten!-, më the dje,
Ndërsa shihja si takoje pamundësinë me trishtimin.
Në rrugë erdhi shiu me gjithë ison e ujtë
Dhe ndër ne lagështira,
Zgjoi të pamundurën.
Ka ikur pakthim, si një stinë kalimtare,
Që i merr me vete blerime e lule.
Në sy moj e mirë, t’u shfaq humnera
E vetes së shkuar,
Që pazotësisht e humbe.
Tani po jetoj në mall për vetveten,- më thua e rënë në rrëpirë trishtimi.
Kundroj i prekur, këtë rrëfim pa zgjidhje,
Dhe besoj se s’të hyn në punë as Sizifi!
Në mall të vetvetes, do të endesh dhe pak,
Në ditë me shi e kohë gjelbërimesh.
Një rrugë së paku, ka për të qenë e gjatë,
nuk e shkel më hapi, veç zgjatohet kujtimesh.
9.01.2016 Tiranë