New York Sep 19, 2015 @ 10:30 am
Filmi dokumentar ne progres, Zois mbi jeten e dhe vepren e Piktorit Zois Shuttie u shfaq me 19 shtator ne Producer Club Teather ne New York, per nje grup miqsh te afert te piktorit dhe regjizorit Bujar Alimani. Nje iniciative e perbashket e ekipit te perbere prej ketij te fundit, Damian Pervizi dhe Dritan Haxhia producer, Sabir Kanaqi dhe Dritan Haxhia drejtor fotografie, Fatrin Krajka musike, Elvis Ikonomi dhe Erjeta Cufaj, zeri te cilet vendosen ta bejne filmin ne oret e tyre te humbura pa asnje financim paraprak. Pjesa me e madhe e filmimeve ishin bere ne shtepine e piktorit e atelier ne te njejten kohe. Pikturat qe kane proliferuar nga puna ne pune pak nga pak kane mbuluar cdo gje madje edhe raftet e shumte me libra, sa qe te duket sikur je ne nje galeri te vertete, ku çdo kend çdo qoshe kishte tabllone e vet ne permasa dhe ne pershtatje te vendit. Filmimet, megjithese ka ende mjaft pune per te dhene nje dokumentar ne lartesine e vepres dhe jetes se Zois Shuttie na zbuluan nje piktor te talentuar, nje njohes te persosur te ngjyres, te ndjenjes, nje humanist dhe nje veper voluminoze.
Syri i holle dhe sensibiliteti, kesaj here e kam fjalen per regjizorin Bujar Alimani, ishte ne baze te kuadrove profesionale e te bukur qe i japin mundesine publikut te lexoje me lehte ne pikturen e Zois Shuttie-it, qe i drejton shikuesit duke shtuar ne momentin e duhur kushtet, atributet qe kane çuar ne krijimin e tabllose qe shfaqej ne planin filmik, duke e vene ate edhe ne kontekst dhe kohe.
Piktori eshte larguar nga Shqiperia ne vitin 1964 dhe u kthye atje vetem pas rreth 30 vjetesh, me renien e regjimit totalitar. Vepra e tij eshte ndikuar nga kjo egzistence dhe i ka dhene asaj nje dimension kritik e human. Ne vepren e Shytit ze nje vend te vecante gruaja; gruaja eros, gruaja intelekt, gruaja vuatje, eshte ne kete linje, ne ate te dhimbjes e vuajtjes qe ai ka punuar ne nje cikel mbi Nene Terezen, nje cikel qe mund te ishte shume interessant per nje ekspozite tematike mbi nenen e humanitetit. Ne vitin 2016 parashikohet te behet shenjterimi i Nene Terezes, dhe nje ekspozite per te me punen e Zois Shuttie-t do te ishte e mirepritur dhe interesante.
Pas tablove te mrekullueshme te femrave sensuale, te terheq vemendjen nje grua qe lexon ne shtrat. Asocimi femer shtrat eshte tejet i perdorur, madje hershem ne pikture dhe me gjere ne art, ndaj kjo pikture – besoj e periudhes impresioniste te piktorit – e gruas ulur ne shtrat dhe perqendruar ne lexim eshte e rendesishme. E zgjodha per te ilustruar kete mbrese, shkruar me nje fryme, si stream of consciousness, te takimit me pikturen e Zois Shuttie-t – sepse ajo eshte prove se piktori e ka tejkaluar perceptimin e gruas objekt, megjithese shpesh, ne tema mbi femren, ai arrin te bej shaka duke leshuar batuta te kripura si “…e kush eshte ai qe nuk di te shijoje mjaltin e saj…”
Pas shfaqjes se filmit ne biseden qe u zhvillua me artistin dhe regjizorin e filmit ishin te pranishem artdashes dhe miq te regjizorit, si dhe Presidenti i Vatres New York. Piktori Zois Shuttie, tek tregonte se studimet universitare – dhe jone nje universitet te dokudo por ne University of Pennsylvania, Ivy League, dhe se i kishte paguar shpenzimet i vetem deri ne centin e fundit – ai ngriti shqetsimin e tij per artistet e rinj dhe kushtet e veshtira per te vazhduar artin kur nuk ke asnje ndihme. « Do te ishte nje gje e mire nese do te ndihmonim artistet e rinj », iu drejtua ai publikut. Kjo eshte nje e vertete e madhe e te gjithe atyre artisteve qe kane insistuar ne artin e tyre pa asnje ndihme, pasi eshte e veshtire te studjosh art kur nuk ke te ardhura, nderkohe qe te tjere dorzohen dhe detyrohen te bejne nje pune te rendomte per te egzistuar. Ky interesim i artistit tregon shqetesimin e tij per vazhdimesine e artit dhe vizionin e tij per zhvillimin kulturor te komunitetit.
Pyetjes se cili ka qene inspirimi i tij me i madh, Shuttie ju pergjigj : « vuajtja, me te jam njohur qe femije, ajo me ka frymezuar … ».