Paris, 7, shtator 2018
Monolog’ i Migjenit
Nuk është sëmundja që ma bren mushkrinë,
as breng’ e dashurisë, as dhe fati.
Jo, mos ma shkulni heshtën që në brinjë
Ma nguli koha me sa fuqi pati.
Ndodh që poetit zemra ti përgjaket
Nga nje trishtim i vockël, nga një fjalë,
Por mua sot tollumbat e vocrakëve
kanë hapur gojën e po me hanë të gjallë.
Nga ky trishtim dhe gurrët mund të plasin
s’mund të mos çahet zemra si me plor,
Kendoni, ju, për thinjat e udhëheqsit,
Poetë të oborrit mbretëror.
Kur grushti nis ti hakërrohet zotit,
Më lind një shpresë, dridhuni tiranë.
Ma shkulni shokë këtë shigjetë prej gjoksit,
Me të u bini
Atyre që më ranë.
Xhevahir Spahiu, 1980
Përzgjodhi Gëzim Basha