Vend i vogël, urrejtje e madhe

Në Shqipërinë e vogel biznesi më i madh është ai i urrejtjes politike…
“Njerzit që nuk kanë aftësinë të zhgënjehen janë të sunduar nga instiktet e egërsisë” thotë H. Muller, “ata maskojnë nepsin dhe inferioritetin e tyre me besnikerinë e pakufi ndaj kauzës.”

Gëzim Basha

Versioni Shqiptar i FaceBook-ut i ngjan një fshati llafazan! Ta shpif e prap se shmang dot ngaqë këtu marrëzite merzitëse, sodo cfilitëse të jenë, fliten në gjuhën tende! Jo rrallë, ca komisarë minore të fesë a të politikes të tundin gishtin së largu për paqëndrushmëri politike a fetare, a thua është ndonjë mëkat i madh të jesh agnostik për nga feja apo indiferent ndaj logos së partisë së tyre e cila, për fat të keq, nuk është grupim politik por llogore interesash personale. Këta njerëz jetojnë në kenetën e një mjerimi moral dhe mendor që nuk i lë të zhgënjehen kurrë. Në Shqipërinë e vogel biznesi më i madh është ai i urrejtjes politike…
“Njerzit që nuk kanë aftësinë të zhgënjehen janë të sunduar nga instiktet e egërsisë” thotë H. Muller, “ata maskojnë nepsin dhe inferioritetin e tyre me besnikerinë e pakufi ndaj kauzës.”
Për të gjithë ata që nuk janë zhgënjyer kurrë politikisht, po sjell një nder poezitë me të bukura me temen e zhgënjimit politik, përkthyer vite më parë:

Jorgo Seferis

NE

Na thanë do të fitoni nëse luftoni,
Ne u perleshëm dhe gjetëm hi.

Na thanë do të fitoni nëse dashuroni,
Ne dashuruam dhe prapë gjetëm hi.

Na thanë do të fitoni nëse braktisni jetën,
Ne jetën e braktisëm dhe gjetëm veç hi.

Ne veç hirin gjetëm, na mbetet të gjejme jetën
Tani qe s’kemi asgjë…!