U nda nga jeta rreth në moshën 49-vjeçare, në mënyrë të papritur Gilman Bakalli, pedagog i Universitetit Europian të Tiranës.
Bakalli ishte diplomuar në gjermanistikë në universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës dhe kishte mbrojtur gradën Doktor i Filozofisë në Universitetin e Gracit, Austri, në vitin 2004.
Bakalli ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në mandatin 4-jeçar 2005–2009, duke përfaqësuar Partinë Demokratike në Qarkun e Shkodrës. Ai u largua nga PD pas përplasjeve me ish-Kryetaren e Kuvendit dhe Zv. kryetaren e kësaj partie. Deri ditët e fundit, Bakalli punoi si pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës, ai ishtë drejtor i Departamentit të Gjuhës, Komunikimit dhe Marrëdhënie Publike, në Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit. Ai kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.