Nenat e Guximit nje projekt i guximshem

Albanian Kultural Diplomaci shpall ne NYC projektin  Nenat e Guximit

Frida Bedaj

New York City, 11 Korrik, 2015

Momenti qe vendos te besh femije eshte shume i rendesishem. Vendos te lesh zemren tende te qarkulloje jashte trupit tend pergjithmone. Nuk e di pse me erdhi menjehere ky citat I shkruar nga shkrimtarja amerikane Elizabet Stone. Mbase se ambienti i Lynn Redgrave Teater, ku isha e ftuar i pershtatej ketij citimi. Pas kaq muajsh ne NY, me erdhi nje ftese per nje aktivitet shqiptar ne Manhathan. Nje event shume ndryshe nga te tjeret qe nga leximi i emailit, por kete po e verifikoja edhe tek po ndiqja me kenaqsi kete mbremje te organizuar nga Albanian Cultural Diplomacy. Ky projekt i quajtur Nenat e Guximit eshte iniciuar dhe financuar nga Albanian Cultural Diplomacy Inc. (ACD) ne NY dhe ka qellim qe te mbledhe histori te verteta per te realizuar filmin dokumentar “Nenat e guximit”. Projekti e ka fillesen nga disa histori te “pabesueshme” nenash ne emigracion qe kane dhene gjithcka per femijet edhe familjen e tyre. Projekti u ideua dhe u lancua, te shtunen e shkuar ne NYC nga gazetarja dhe shkrimtarja shqiptare Klara Buda. Secila nga ne kemi nje nene tha ajo, une para nje viti humba timen… Menjehere mu derdhen lot se edhe une nuk kam shume qe e kam humbur nene time. Sapo ajo fliste per kete ide mua menjehere mu kujtua nena ime. E çuditshmja eshte se nuk e prisja se do me ikte ndonjehere, iku ashtu papritur dhe ne ate moment kuptova se kisha gjera per ti thene, se nuk arrita ti thoja aq shume gjera sa do te doja, vlerat e saj, meritat e saj, te gjitha ato qe nuk mund ti thuash sepse nuk mund ta mendosh se nje dite ajo nuk do te jete me. Menjehere kuptova ate qe Klara ka vendosur te beje: te fiksoje ne celuloid, imazhin e nenes ne syte e femijeve te saj. Imagjinon qe femija juaj te thote ose te flas per ju, nenen e tij apo te saj dhe ato qe do tia thote, ti kete te filmuara e ti ruaj si kujtim. Secilit prej nesh nena e tij i duket e rralle dhe e veçante dhe nuk e keni gabim, se ne qofte se kultura jone mund te shquhet per dicka te vyer, kjo eshte nena nga çdonjera prej trevave te saj. Eshte e vertete se ne pergjithesi, nenat tona dhe jo vetem ato me te thjeshtat, por edhe intelektualet nuk kane menduar per veten por vetem per femijet e tyre. Shembulli i tyre na ka ndjekur edhe sot ne femrat shqiptare kudo ku jemi megjithese keto vlera te sakrifices femerore ne shoqerine moderne po humbasin disi ne favor te barazive e lirive te individit. Por akoma edhe pse ne imigracion apo ne kushtet ekstreme te luftes se Kosoves femrat shqiptare vazhdojne ti ruajne keto vlera. Nuk me mjafton ky artikull po as edhe nje jete per te pershkruar nenat tona. Akoma mbaj mend menyren se si me shikonte nena ime e embel, e çuditur kishte mall qe ne ikem e lame aty e na priste kur vinim e na percillte kur iknim. Kete koncept, kete mardhenie ka dashur te percjelle Klara me kete projekt kaq real. Te themi secila nga ne ato qe donim, mendonim per nenen e guximit e te kurajos. Historite do te mblidhen ne siten AlbanianCulturalDiplomacy.org dhe do te perpunohen nga nje staf i pergatitur. Me pas 5 prej tyre do te zgjidhen per te bere nje film dokumentar me portrete paralelenenashte guximit. Si nata e pare kuptohet qe secili nga ne, duke pasur emocionet e veta, ne fillim nguroi te fliste, por prania ne salle me shume se sa historite e mbledhura tregonte per suksesin e projektit. Nje histori te vecante e solli Valbona Qerimi nje vajze gjirokastrite, tani ne krye te Valbin Corporation. Historine e saj e prezantoi aktorja Teuta Ibricaj. “Kur fitova te drejten per te studjuar ne Amerike, nena me tha. Mendjen ne koke bije, te gjithe kemi shpresen tek ti, mos na zhgenje.” Keto fjale te nenes me kane ardhur shpesh ndermend dhe shembulli i saj me ka frymezuar dhe ka qene nje shtytje qe une te mberrij ketu ku jam sot. Pasi mbarova studimet hapa nje biznes te vogel i cili edhe pse ne nje treg te madh arriti te mbijetonte me dashuri edhe kemengulje arrita te bej endrrat e mia realitet… Nga nje valixhe me endrra, nje biznes, nje familje te mire, ku qe te dy me bashkeshortin u transmetojme femijeve kulturat e te dy vendeve per te marre anen me te mire edhe vlerat me te mira. Ia kam arritur qellimit, dhe akoma kam ne mend fjalet e nenes sime. Secila nga ju mundet se secila nga nenat tona kane sakrifikuar per ju. Kjo eshte nje pasuri e madhe,” perfundon tekstin e saj Valbona Qerimi. Me pas sallen e mallengjeu nena e mjekja nga Prishtina Shpresa Xhakli, nene e nje femije me autizem, e cila ka ndermarre nje aksion per demistifikimin e kesaj anomalie permes shoqates “ Shpresa Per Autizem Kosove” Ajo tregon historine e saj, eksperiencen qe perjetoi duke pasur nje femije me autizem, perballjen me nje situate te papritur edhe pse ishte mjeke vete shume gjera nuk i dinte dhe ju desh ti mesoje shpejt. Pas shume peripecive te saj ajo mendoi per nenat qe ndeshen me kete dukuri ne Kosove e me gjere. Kur une nuk kisha njohuri per kete imagjino femrat aty… Me te vertete ajo realizoi se ne Kosove nje gje e tille nuk ekzistonte femijet qe kishin lindur me autizem i fshihnin si nje “difekt ne shoqeri”. E kuptoi se kishte nje mision per te bere dhe me shume kembengulje vazhdoi edhe pse kishte pengesa pothuajse nga e gjithe shoqeria. Ajo arriti te ndertoje shume qendra te femijeve me autizem ne shume qytete te Kosoves dhe premtoi se nuk do te ndalet me kaq. Prekse, inkurajuese, frymezuese puna e saj eshte shembullore dhe nuk mund te mos perkulesh para ketyre vlerave te medha, humane.   Klara Buda Praq Rado       Mbremja mori rrjedhen e saj dhe pak nga pak thjeshtesia e fteses se Z. Buda e theu      akullin dhe ndrojtjes ia zune vendin nje numer vajzash e djemsh qe nuk kishin sjelle  histori, por nuk nguruan te ndajne me te pranishmit te veçanten qe kujtonin nga nenat e  tyre. Nje prej tyre ishte edhe aktori i ri Preke Radoina i cili me historine tij na preku te  gjitheve. Nga e majta violincelistja Gjilberta Lucaj aktori Xhevat Limani dhe Klara Buda e aktorja Teuta Ibricaj   I emigruar ne moshen 16 vjec ne Amerike, nderkohe qe perpiqej te siguronte  qendrim te rregullt ne kete vend, ai nuk arriti te takonte per shume vite nenen e tij, e cila u  nda nga jeta kur ai ende nuk kishte dokumenta te rregullta per te udhetuar e per te marre  pjese ne varrimin e saj. Keto momente prekese e emocionuan sallen.     Mbremja filloi me poezine Leter nenes, te Sergei Esenin-it, intepretuar nga aktori Xhevat Limani shoqeruar me pjesen ”Mjelma” te kompozitorit francez Saint Saens, interpretuar nga violencenistja Gjilberta Lucaj, nje oaz artistik ne kete mbremje historish e mallengjimi. Albanian Cultural Diplomaci ishte kujdesur qe te gjitha trevat shqiptare te ishin te pranishme me perfaqsuesit e tyre.

Kengetari Haxhi Dauti ne interpretimin e kenges Nena Ime

Kengetari Haxhi Dauti ne interpretimin e kenges Nena Ime

Kengetari Haxhi Dauti, ne vend te historise solli nje interpretim te kenges Nena Ime, kompozim origjinal, enkas per projektin Nenat e Guximit.         Nenat meritojne shume, e secila nga ne e di shume mire kete. Jeta vrapon me ritme te shpejta le mbrapa momente te cilat nuk kthehen me. Nje rrefim pershkrimi per nenen tuaj, te vecanten e saj do te ishte nje kujtim shume i madh per ju, per nenen per brezin por edhe per shoqerine. Ky projekt kaq i thjeshte por njekohesisht kaq domethenes ju ofron kete mundesi. Gjerat e reale jane ato qe ngelen ne histori sepse ato pershkruajne shpirtin tend… E di qe ky projekt nuk do ndalet vetem ne kete mbremje po do te vazhdoje rrjedhen e tij. Klara Buda falenderoi Drenusha Prelvukaj, platforma TV ALB ne New York dhe Jeton Prelvukaj Wayne Stake House ne New Jersey per ndihmen qe i dhane Albanian Cultural Diplomacy ne organizimin e eventit, si edhe CIP qendren per informim Internacional ne Washinton DC. Kjo mbremje e qete e thjeshte ku perfshiheshin te gjitha emocionet u mbyll me nje bufe-kokteil dhe me nje bashkebisedim e ndarje eksperiencash duke na lene shijen e nje eventi ndryshe, me pershtypjen e diçkaje cilesore qe na pasuron, qe na ben te reflektojme mbi kulturen tone, te jemi selektive ne perzgjedhjen e me te mires se saj. Dhe iken me urimin qe ky te mos jete i vetmi, qe te kemi me shume te tilla evente.   Wonderful Albanian Mothers Kenga e Parashqevi Simakut me tekstin e bukur eshte me e pershtatshme tek ky projekt. “Nena tundi djepin gjithe boten e sundon”. Me te vertete e sundon se ajo eshte A dhe Z e nje shoqerie. Tek shoqeria jone ajo ka ruajtur nje rol te heshtur e domethenes, edhe pse historite te duket se ngjajne ato perseri kane te veçanten e vet. Shprehjen e shkimtares Amerikane tashme e kuptoj mesemiri, njekohesisht mu kujtuan gjithe ato femra shqiptare ne Greqi se cfare sakrifice bejne per femijet e tyre. Ne kete kontekst, ne ate te imigracionit vecantia e nenes shqiptare dallon, spikat. Shpesh nenat e vendit prites çuditen prej fshirrjes se nenave tona pas shkelqimit dhe nevojave te femijeve te tyre. Dhe ne behemi me te ndergjegjeshme se te qenit nene “alla shqiptarçe” ne mos me i mrekullueshmi, ka nje vecanti dhe pikerisht keto vecanti don te evidentoje filmi dokumentar. Znj Buda nenvizoi se cdo paragjykim apo keqkuptim do te ishte fatal per filmin dhe se me pak se cdo gje ai ka per qellim ndonje leksion per kedo qofte- se me shume se nje hymn e lavdi, ai do te jete faktit dhe i vertete – ne linjen ne mes artit e gazetarise, nga nje reportazh gazetaresk ne nje veper dokumentare me vlere faktike e historike. “Madheshtia legjendare shqiptare – e imponuar dikur nga rregjimi totalitar ne pothuaj, te gjitha fushat, sikurse edhe ne ate te gruas, nuk eshte dhe nuk mund te jete nje opsion i ketij filmi per nenat”, siguroi te pranishmit Klara Buda ne paraqitjen e projektit. “Per te arritur nje larmi kendveshtrimesh me qellim qe te kemi nje produkt sa me objektiv, do te jene 5 se regjizore, burra e gra, dhe sigurisht nga te gjitha trevat shqiptare”.” Kushtet historike dhe kulturore (shpesh nje shoqeri patriarkale) qe kane çuar ne krijimin e nje modeli dominant, te nje lloj, tipi te vecante nene shqiptare, do te analizohen gjithashtu.   Per te derguar historine mbi nenen tuaj ju mund te mbushni formularin ne siten : http://www.albanianculturaldiplomacy.org/bring-your-story/ Ose te shkruani ne adresen: info@albanianculturaldiplomacy.org Botuar edhe ne  Almakos, Gazette online

Credit Foto as courtezy Arberie Hetemi