Ku artikull është marrë nga perqasje.com burimi fillestar Zhurnal
Ka paralajmërime se në muajin gusht Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina do të sulmohen nga terroristët, sulme që kanë për qëllim tërheqjen e vëmendjes nga kryengritjet e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës !?
Mbase terroristët mund të ndodhen në provincën e Sanxhakut ku ka gjasa të ketë (në Serbi) mbi 1 mijë terroristë të fshehur, të cilët do të gjejnë pretekstin pas kryengritjeve të armatosura në Maqedoni e Luginën e Preshevës, për të ndihmuar “vëllezërit” e tyre.
Po është interesant se këta “vëllezër” janë në “komb apo në fe”?! Kush janë këta “vëllezër” ?!
A thua përshpejtimi i papritur i palëve maqedonase për të nënshkruar një Marrëveshje mes VMRO & LSDM dhe ndërkombëtarëve të fsheh në këtë rast një komplot pas shpinës së shqiptarëve të lënë pas dore?
Ndoshta këto pohime të përmendura me larte po paralajmerojne për një skenar të ri konflikti në Maqedoni, në kuriz të shqiptarëve?
Marrëveshja e arritur shokoi gjithë opinionin shqiptar të Maqedonisë se, si është e mundur që një marrëveshje kaq shpejt të arrihet kur dihet se Maqedonia deri dje sfidohej me afera të përgjimeve skandaloze duke prodhuar krizë të thelle politike në vend, dhe kjo çuditërisht sot përnjëherë morri fund !!??
Faktikisht Shqiptarët me këtë marrëveshje politike jo që nuk fituan asgjë, por kanë humbur shumë. Kjo krizë politike ishte një mundësi që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve para faktorit ndërkombëtar t’i realizojnë problemet shqiptare në Maqedoni, por edhe kësaj here thjesht “u dështuan”.
Shqiptarët e Maqedonisë edhe një herë ndoshta po bëhen viktimë e “manipulimeve politike” të disa politikanëve të papërgjegjshëm. Shqiptarët vazhdojnë të mbeten pengje të politikave të erreta dhe të turbullta të shtetit një etnik maqedonas dhe të shqiptarëve të pandërgjegjshëm, ndoshta në saje edhe të tradhëtive të vet ndërkombëtarëve si gjithnjë “!
Në këtë rast shqiptarët siç duket janë lënë sërish në lundresën pa timon. Lundresë e cila do të merr rrugën të ballafaqohet me përmbytje..!!
Atëherë leht në këtë kontekst mund të ndërlidhet edhe deklarata e “Kalifatit Islam’ që kërcënon Ballkanin se: Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën, së shpejti do ti pushtojmë!
Në këto proklamata të “islamistëve” Maqedonia është e shënuar si një nga vendet që kanë për t’u pushtuar. Këtu janë Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja, Kosova dhe Shqipëria.
Militantët, pas fitores në Serbi planifikojnë për të pushtuar Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën, dhe kështu kalifati islamik të zgjerohet edhe në Ballkan!
Ata thonë, “Gëzohuni Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonë, do ta kthejmë Sheriatin, ne jemi kalifati islam. Gëzohu edhe ti Obama, fitorja na takon neve, ne jemi bijtë e Islamit, ne jemi Kalifati islam”!?
Dhe tani shtrohet pyetja; “Kush i përgadit këta skenare dhe komunikata në opinionin ballkanas… Këtu duhet hedhur sy në disa lojra dhe incidente në praninë tonë të afërt…?!
Sipas Ekspertit boshnjak të sigurisë, Xhevat Galijaseviç i cili është deklaruar për incidentin e Aleksandër Vuçiç në Srebrenicë thotë; “Incidenti është porositur nga shërbimet sekrete të Britanisë së Madhe. Ky shtet ndjek një politikë të sajën dhe nuk e dëshiron Vuçiçin. Britanikët e zhdukën Zoran Gjingjiçin dhe ata duan ta zhdukin edhe kryeministrin aktual”.
Në të njëjtën kohë, planet e Britanisë së Madhe për të provokuar luftë në Ballkan nuk janë realizuar. Sipas ekspertit, “tifozët” në Srebrenicë kanë marrë sinjal nga Londra dhe nga Sarajeva!
Ku artikull është marrë nga perqasje.com burimi fillestar Zhurnal
Shenim: Sipas opinionit te klarabudapost : ky artikull është i pafaktuar dhe tejet emocional, konsiderojeni me rezervë!