SHQIPERIA SI E DUA TV Show analitik krijuar e drejtuar nga Klara Buda dhe prodhuar nga Beratinus
Permes portreteve te spikatur dhe personazheve te suksesshem analizohet kompleksiteti i te qenit Shqiptar, evoluimi i riteve e zakoneve tradicionale ne keto vite tranzicioni brenda e jashte kufijve. Ne kete kontakt te fuqishem me boten, permes diaspores se re e te vjeter Shqiperia dhe Kosova, ose te qenit shqiptar, alias “Shqiptaria e mbartur ne bagazhe” analizohet me dashuri e thjeshtesi, pa tabu dhe pompozitet, pa dramaticitet; duke e vene theksin ne ATE QE NA BASHKON, anet me te mira qe na çojne perpara si individe e komb duke stigmatizuar ato qe na terheqin pas apo na mbajne te lidhur me te shkuaren.
Gjithshka me respekt dhe humor, behet shaka e tallemi me veten per te relativizuar cfare eshte e dale mode dhe cfare eshte e re dhe moderne ne te qenit Shqiptar, ne Tirane, Paris, New York, Rome, Athine apo Alaska.
Si e jetojne ethnicitetin kombe te tjere migrante, a i reziston me forte apo me pak identiteti shqiptar asimilimit ne pergjithesi, si evoluojne pjese te tij?
Cfare eshte e veçante ne kulturen tone qe na dallon nga kultura te tjera europiane?
A eshte rastesi/koincidence qe Nene Tereza eshte Shqiptare apo kultura jone prodhon Nena te mrekullueshme pasi femra shqiptare eshte para se gjithash nene?
Shqiperia Si e Dua pa tabu dhe pompozitet
SHQIPERI E KOSOVE TE DUA me nje dashuri komplekse
SHQIPERI E KOSOVE TE DUA parlament e pazar peshku
SHQIPERI E KOSOVE TE DUA dhjete vete japin opinione
SHQIPERI E KOSOVE TE DUA me te mirat e te keqijat e tua, SHQIPTARI TE DUA!